Bashkëpunime me Institucionet të Tjerë

KLSH dhe UN Women Albania, memorandum bashkëpunimi me fokus rritja e kapaciteteve në auditimet për indikatorët e barazisë gjinore dhe buxhetimin.

Në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm midis KLSH dhe shoqërisë civile Kontrolli i Lartë i Shtetit në bashkëpunim me UN Women Albania në datën 8 mars 2021 zhvilluan në ambientet e KLSH-së sesionin e informimit për barazinë gjinore.

shehu ruci

Në fjalën e hyrjes Drejtorja e Kabinetit, znj. Borjana Shaka theksoi se barazia gjinore dhe promovimi në poste drejtues të femrave të mirë shkolluara dhe me eksperiencë profesionale, ka qenë dhe mbetet një nga objektivat kryesore të drejtimit të institucionit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.  

Për një informim sa më të paanshëm dhe profesional të publikut lidhur me implementimin e politikave qendrore dhe lokale për barazinë gjinore dhe integrimin e gruas në shoqëri, nga KLSH kanë qenë edhe në fokusin e aktivitetit auditues. Kështu në vitin 2019 është kryer auditimi me temë “Efektiviteti i Politikave për nxitjen e barazisë gjinore dhe forcimin e rolit të gruas”. Objektivi i këtij auditimi ishte të ofronte një panoramë të qartë mbi situatën dhe aktualitetin, lidhur me barazinë gjinore në vendin tonë, nëpërmjet shqyrtimit dhe analizimit të masave të marra nga institucionet që kanë nën juridiksion menaxhimin e kësaj çështjeje.

Menaxhere e Programit UN Women, znj. Erisa Çela duke falënderuar institucionin e KLSH për bashkëpunimin e vazhdueshëm, theksoi se UN Women Albania ka në fokus ndërgjegjësimin dhe nxitjen e aktorëve kryesorë qeverisës për avancimin e buxhetimit gjinor. Shqipëria ka hedhur hapa të rëndësishëm për krijimin e një legjislacioni i cili jep garanci për barazinë gjinore, por implementimi konkret i tij ende nuk ka arritur pritshmëritë, kjo edhe për shkak të mungesës së fondeve.

Iniciativa e përbashkët kulmoi me nënshkrimin e një memorandumi bashkëpunimi mes KLSH dhe UN Women, e cila u firmos nga kryetari i KLSH, z. Arben Shehu dhe drejtori i Un Women Albania, Michele Ribotta me fokus mbështetjen në zhvillimin e kapaciteteve të KLSH-së për të zbatuar perspektivën gjinore në monitorim dhe audit, me qëllim rritjen e llogaridhënies së institucioneve publike.

 

shehu ruci