Trajnime

Zhvillimi dhe menaxhimi eficent i burimeve njerëzore është faktori kryesor në efektivitetin e KLSH dhe në ekselencën marzhinale të tij. Krijimi i modeleve moderne te Institucioneve Supreme të Auditimit, i japin nxitje menaxhimit të rishikojnë sistematikisht qëndrimet, pritshmëritë dhe politikat e burimeve njerëzore si kontribuesit më të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e Institucionit. Objektivi Strategjik Nr. 2 që KLSH ka vendosur për periudhën 4-vjecare lidhet me: Rritjen e kapaciteteve audituese dhe e cilësisë së auditimit, e cila synon që “KLSH të përmirësoje kapacitetet, cilësinë dhe produktivitetin e auditimeve të tij në kushtet e një veprimtarie me burime të kufizuara dhe të angazhimit për t’ju përmbajtur Standardeve Profesionale Ndërkombëtare për Institucionet Supreme te Auditimit, bazuar në standardet IFAC. ” Për këtë qëllim veprimtaritë e trajnimit dhe zhvillimit janë projektuar për tú ofruar audituesve aftësi, dhe mjeshtëri specifike si dhe njohuri të përditësuara të domosdoshme për kryerjen misionit dhe ushtrimin me sukses të detyrës së audituesit publik. Qasja e re dhe moderne që KLSH ka adoptuar në Startegjinë e saj, sjell në vëmendje rishikimin dhe zhvillimin e politikave të reja në drejtim të formimit dhe aftësimit profesional të audituesve. Me fokus në të ardhmen vizioni për trajnimet tashmë synon :
“Të mësuarit gjatë gjithë jetës të bëhet kulturë e çdo punonjësi të KLSH” Aplikimi i Sistemit të Trajnimit ka si qëllim:

- Zhvillimin e aftësive, njohurive dhe profesionalizmit të stafit;
- Të prezantojë të punësuarit e rinj me institucionin
- Të fokusohet në përmirësimin e pikave të dobëta të sistemit
- Të përgatisë stafin për promovim dhe rritje profesionale në përshtatje me aftësitë e fituara.


Objektivi kryesor i trajnimit të audituesve synon të krijojë auditues kompetentë profesionalë, të aftë të japin kontributin e tyre pozitiv në jetën e tyre profesionale dhe ambientin ku ata ushtrojnë detyrat e tyre. Ruajtja e kompetencës profesionale, kur audituesve i duhet të përballen me sfida të mëdha, nxjerr si kërkesë të domosdoshme që vetë audituesit të krijojnë dhe mbajnë një qasje të “krijimit të kulturës së të mësuarit”. Trajnimi dhe zhvillimi i audituesve duhet të sigurojnë një bazë të njohurive, aftësive dhe vlerave profesionale, e cila u mundëson atyre të zhvillohen në vijimësi dhe t’u përshtaten ndryshimeve gjatë gjithë jetës se tyre profesionale. Burimet njerëzore janë burimi më dinamik dhe më i rëndësishëm në KLSH të cilat janë në vëmendjen e menaxhimit për zhvillimet e mëtejshme. Për këtë arsye trajnimi dhe zhvillimi i stafit në fusha të ndryshme lidhur me auditimin luan një rol mjaft të rëndësishëm në arritjen e objektivave strategjikë të KLSH.