Trajnime nga institucionet nderkombetare

Një grup i KLSH-së merr pjesë në trajnimin me temë "Korniza e Matjes të Performancës (PMF) të Intitucioneve Supreme të Auditimit"

Në datat 12-16 maj 2014, z. Bajram Lamaj, Drejtor i Departamentit të Auditimit të Buxhetit të Pushtetit Vendor, Kontrollit të Territorit dhe Administrimit të Aseteve të Qëndrueshme dhe audituesi z.Idlir Dervishi, morën pjesë në trajnimin e zhvilluar në zyrat e Auditorit të Përgjithshëm të Norvegjisë në Oslo, i cili kishte si objekt dhënien e një pasqyre të detajuar dhe arsyet e përdorimit të "Kornizës të Matjes të Performancës të Intitucioneve Supreme të Auditimit ( Performance Measurement Framework of SAI) " dhe trajnimin e trajnerve për promovimin e SAI PMF në vendet e tyre. Trajnimi u krye nga Martin Aldcroft, auditues në SAI e Norvegjisë, Cecilie Thue Hansen audituese në SAI e Norvegjisë, Louiza Avraamides audituese në SAI-n e Qipros dhe z. Caroline Jorgensen nga Insituti Kanadez i Kërkimit dhe Edukimit (CCAF-FCVI) i cili promovon auditime performance dhe mbikyrjen e qeverisjeve.

norvegji lamaj-dervishi

Në trajnim merrnin pjesë përfaqësues nga SAI i Norvegjisë, Suedisë, Austrisë, Turqisë, Kroacisë, Lituanisë, Rumanisë, Hungarisë,  Ganës, Tanzanisë, Kamerunit dhe përfaqësues të Institucioneve të ndryshme ndërkombëtare si Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bankës Afrikane të Zhvillimit dhe Departamentit për Marrëdhëniet Tregtare dhe Zhvilluese të Qeverisë Kanadeze.
Në trajnim u bë një përmbledhje e pikave kryesore të "Kornizës të Matjes të Performancës (PMF) të Intitucioneve Supreme të Auditimit" dhe u shpjegua mënyra se si mund të aplikohet ajo në shtete të ndryshme.
Qëllimi i pjesës së parë të trajnimit dhe pikat të cilat u  trajtuan ishin:
1. Kuptimi i qëllimit të ndërmarrjes së një SAI PMF dhe si mund të përdoret raporti nga SAI dhe nga aktorë të tjerë të jashtëm.
2. Kuptimi dhe vlerësimi i pikave të forta dhe të dobëta të SAI PMF.
3. Çdo pjesëmarrës i trajnimit të jetë i aftë të aplikoj parimet dhe metodologjinë në planifikim, implementim dhe raportimi gjatë një vlerësimi të kryer me PMF.
4. Çdo pjesëmarrës të jetë i aftë të identifikojë një proces të përshtatshëm për të aplikuar një SAI PMF sipas kontekstit të vendit të tij.
Këto pika u shpjeguan dhe u diskutuan gjerësisht nëpërmjet udhëheqësve të trajnimit dhe pjesëmarrësve në trajnim duke marrë parasysh kontekstin e vendit të tyre. Gjithashtu për çdo pikë të trajtuar u kryen punë në grup dhe ushtrime individuale.
Ndërsa qëllimi i pjesë së dytë të trajnimit dhe pikat e trajtuara ishin:
1. Si mund të jenë të aftë pjesëmarrësit në trajnim për të shpjeguar dhe aplikuar SAI PMF në Institucionin që punojnë.
2. Të jenë të aftë të marrin pjesë si anëtar i një grupi gjatë vlerësimit të një  SAI PMF.
3. Të jenë të aftë për të trajnuar të tjerët mbi SAI PMF.
Gjatë trajnimit nga lektorët u dhanë shembuj praktikë në lidhje me hartimin e Kornizës së Matjes së Performancës (PMF) të një SAI.
Gjithashtu pjesëmarrësit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit kryen dy prezantime në lidhje më temat e trajtuara në trajnim duke marrë vlerësime pozitive për mënyrën e paraqitjes së materialeve dhe bashkëpunimit në mënyrë interaktive nëpërmjet prezantuesve.
Në fund të trajnimit pjesëmarrësit u pajisën me çertifikatat e trajnimit për implementimin e PMF dhe çertifikimin si trajnier auditimi.