KLSH merr pjesë në Programin e 5-të të Trajnimit Ndërkombëtar mbi “Hyrje në Auditimin mjedisor”
Në datat 20 Nentor -02 Dhjetor 2017 në Jaipur të Indisë u zhvillua Programii 5-të i Trajnimit Ndërkombëtar mbi “Hyrje në Auditimin mjedisor”. Trajnim u zhvillua nga Qëndra Ndërkombëtare e Trajnimit për Auditimin Mjedisor dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm, themeluar në Maj të vitit 2013.
Në këtë aktivitet mernin pjesë 24 auditues nga 16vendetëbotës: Shqiperia, Bangladesh, India, Botswana, ECA, Fiji, Butan, Filipine, Tajlanda, Arabia Saudite, Sudan, Tanzania, Vietnam e Zambia.Shqipëria. KLSH në këtë aktivitet u përfaqësua nga audituesit Artan Mirashi dhe Besmir Pajaj.
Fokusi i të gjitha programe vetë organizuara nga kjo qëndër është evidentimi i zonave dhe cështjeve problematike mjedisore nderkombetare e locale si dhe mundësia e mbulimit me auditim, duke përfshirë praktikat më të mira ndërkombëtare. Ky trajnim zhvillohet në një mjedis multinacional dhe multikulturor duke nxitur shkëmbimin e ideve dhe eksperiencave.
Programi i trajnimit ishte i hartuar sipas 6 cështjeve në secilën prej cështjeve të programit jepej një panaromë e përgjithshme aktuale ndërkombëtare me shëmbuj konkretë, shoqëruar me modele programi auditimi mjedisor performance sipas hapave që ndiqen për cdo etape auditimi.
Gjatë trajnimit 2 javor u alternuan forma të ndryshme të trajnimit si diskutime interactive ndërmjet audituesve dhe trajnuesve, udhëtime studimore dhe raste studimi mbi auditimin konkretisht:
- Auditimi mjedisor, në të cilin u përfshi; bazat e instrumentave qeveritare mbi mjedisin; vizitë në Tarun Bharat për identifikim cështjeve mjedisore dhe zhvillimin qëndrueshëm; koncepte mbi zhvillimin e qëndrueshëm; bazat e auditimit mjedisor; auditim me bazë SDGs
- Auditimi mbi menaxhimin e ujerave; metodat e përdorura ne botë për auditimin e ndryshimit të ujrave; praktikë mbi aplikimin e një mëtode auditimi;
- Ndryshimi i klimës; metodat e auditimit të përdorura; shqyrtimi i cështjeve të ndryshimit të klimës dhe ajrit; përdorimi I të dhënave në auditim; formimi pyetjeve për një auditim;
- Audtimi mbi ruajtjen e biodiversitetit; hyrje mbi biodiversitetin; për caktimi i temës dhe fushëa për auditim; projektimi një auditmi në bazëtë MEAs;
- Vlerësimi mjedisor; vlerësimi dhe auditimi mjedisor;
- Auditimi mbi menaxhimin e mbetjeve; energjia e rinovueshme dhe auditimi I eficencës; auditimi I cështjeve të mbetjeve; projektimi një auditmi në bazëtë MEAs
Gjatë prezantimeve diskutimet ndërmjet pjesë marrësve ishin interaktive, duke nxjerrë konkluzione mbi bazën e argumenteve profesionallogjik, që nënkupton zhvillimin e njohurive, zotësive dhe qëndrimeve që ne si auditues na nevojiten për të krijuar një bashkëpunim profesional, të nevojshëm për të qenë të suksesshëm dhe përmirësuar performance në kryerjen e funksionit të audituesit të jashtëm. Duke përparuar çdo dit dhe më shumë në çdo drejtim, në rritjen e kapaciteteve profesionale auditues.
Në datën 28 Nëntor me rastin e 105 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, me inisjativën dhe organizimin e auditues vetë KLSH-së Artan Mirashi dhe Besmir Pajaj pjesmarës në këtë trajnim, për nder të kësaj dite të rëndësishme për popullin shqiptar u festua duke kenduar himnin kombëtar nga të gjithë shtetet si dhe për pjesmarësit u afrua nje torte më simbolet e flamurit dhe pije tradicionale Shqiptare.
Në festë morrën pjesë dhe drejtuesit kryesor të Qëndrës Ndërkombëtare të Trajnimit “i CED”, z. Sunil Da dhe Drejtori Përgjithshëm dhe z. Jahangir Inamdar Drejtori Trajnimit dhe Burimit, të cilët së bashku me pjesëmarrësit përcollën urimet e përzemërta për festën e 105 vjetorit të pavarësisë.