Workshop i organizuar nga SIGMA mbi auditimin e Zbatimit të Buxhetit të Shtetit

Në kuadër të bashkëpunimit që SIGMA ka me Kontrollin e Lartë të Shtetit për hartimin e Manualit mbi auditimin e Zbatimit të Buxhetit të Shtetit, u zhvillua më datë 25 korrik në Tiranë, workshopi për auditimin e pasqyrave të buxhetit të konsoliduar dhe atyre financiare të buxhetit të shtetit.

Ky bashkëpunim i cili daton prej vitit 2019 ka kaluar ndërmjet disa hapave kryesore nëpërmjet organizimit të takimeve dhe shkëmbimit të materialeve dhe informacioneve të nevojshme për të kuptuar më mirë kuadrin ligjor dhe rregullativ mbi bazën e të cilit operon ky lloj auditimi dhe fushat që kanë nevojë për përmirësim, me qëllim nxjerrjen e një produkti përfundimtar me karakter mbi të gjitha praktik dhe të thjeshtë për t’u zbatuar edhe nga audituesit më të rinj.

Ekspertët e SIGMA-s paraqitën disa rekomandime për përmirësimin e raportimit të auditimeve për zbatimin e buxhetit dhe aplikimit të ISSAI-t 1600.