Kontrolli i Lartë i Shtetit merr pjesë në aktivitetin e organizuar nga Qëndresa Qytetare mbi Akademinë Zgjedhore

Me ftesë të organizatës Qëndresa Qytetare, Kontrolli i Lartë i Shtetit përfaqësuar nga z. Gjovalin Preci, Drejtor i Departamentit të Auditimit të Buxhetit të Shteti mori pjesë në Akademinë Zgjedhore, një iniciativë e cila synon rritjen e kapaciteteve të monitoruesve të rinj në zgjedhjet e 14 majit me qëllim identifikimin dhe parandalimin e krimeve zgjedhore dhe keqpërdorimit të burimeve publike për qëllime elektorale.

Gjatë këtij aktivitet ekspertët më të mirë të fushës ndanë njohuri, përvoja dhe udhëzime për 30 të rinjtë e përzgjedhur, të cilët prej këtij momenti do të jenë syri dhe vëmendja e zhvillimeve zgjedhore në Shqipëri.


                              


Akademinë e përshëndetën në panelin hapës Zv. Ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar, Znj. Mia Marzouk, Ambasadori i OSCE Z. Guido De Sanctis, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Z. Ilirjan Celibashi, Zv. Ambasador i Bashkimit Europian në Shqipëri Z. Alexis Hupin dhe Drejtori i Departamentit të Auditimit të Buxhetit të Shtetit në KLSH Z. Gjovalin Preçi, të cilët inkurajuan monitoruesit e rinj në këtë sfidë të re. Gjatë fjalës së tij zoti Preçi vuri theksin ne veprimtarinë audituese të KLSH-së, në cilësinë e institucionit më të lartë të kontrollit ekonomik dhe financiar në vend, i cili tregon një vëmendje të shtuar në auditimin e periudhave zgjedhore mbi përdorimin  e burimeve ekonomike, financiare, njerëzore dhe pasurisë shtetërore, duke dhëne rekomandimet partive për mirëqeverisjen dhe parandalimin e keqpërdorimit të burimeve publike.