Udhëzuesi mbi “Rritjen e Bashkëpunimit ndërmjet Institucioneve Supreme të Kontrollit dhe Organeve anti-korrupsion në parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit”

Udhëzuesi, i cili u prezantua dhe miratua zyrtarisht gjatë punimeve të Kongresit të XXIV të INCOSAI’t, përmbledh ekspertizën dhe bashkëpunimin ndërmjet një sërë institucionesh supreme të auditimit dhe është një kontribut i përbashkët i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC) dhe financimit të SAI-t të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ky Udhëzues u materializua nën Programin e Deklaratës së Abu Dhabit, si pjesë integrale e Programit Global të UNODC për të parandaluar dhe luftuar korrupsionin.

Ai reflekton një pasqyrim të kuadrit të ndryshëm juridiksional dhe institucional të sjellë bashkë nga një sërë ekspertësh nga SAI të ndryshme të komunitetit INTOSAI, si dhe të organeve ligjzbatuese dhe rregullatore.

Si pjesë thelbësore e kontributeve të shprehura, është edhe kontributi i dhënë dhe pasqyruar në këtë Udhëzues nga Kontrolli i Lartë i Shtetit nëpërmjet ekspertëve të tij, duke e vënë theksin tek puna e vazhdueshme që KLSH po bën në parandalimin dhe evidentimin e rasteve të korrupsionit.

Gjithashtu, në Udhëzues është pasqyruar dhe kontributi i KLSH-së në formulimin e strategjisë kombëtare anti-korrupsion, e cila ndër të tjera, thekson rolin që KLSH do të vazhdojë të ketë në promovimin e qeverisjes së mirë, zbatimit të standardeve të etikës dhe ndërgjegjësimit mbi risqet e mashtrimit dhe korrupsionit.

The Practical Guide for Enhancing collaboration between SAIs and ACBs in in preventing and fighting corruption