Në datat 17-19 tetor, 2022 u zhvillua në Stokholm, një vizitë studimore organizuar nga UN Women, me përfaqësues të SAI-ve të Rajonit të Ballkanit Perëndimor pranë SAI’t Suedez, Ministrisë së Financave, Ministrisë së Jashtme Suedeze, si dhe pranë zyrave të SIDA’s (Swedish International Development Agency).
Vizita kishte në fokus shkëmbimin e eksperiencave mbi
buxhetimin gjinor, si dhe për të ndarë dhe mësuar më tej mbi konceptet dhe
praktikat e integrimit gjinor në auditim ndërmjet SAI-ve të Shqipërisë, Maqedonisë
së Veriut dhe Kosovës. Në këtë vizitë, KLSH u përfaqësua nga znj. Valbona
Gaxha, Sekretare e Përgjithshme, z. Gjovalin Preçi, Drejtor i Departamentit të
Auditimit të Buxhetit të Shtetit, si dhe nga znj. Xhuljeta Çelaj e znj. Elona
Llozana Audituese të Larta. Aktualisht, KLSH me asistencën e UN Women, po kryen një auditim
performance, me temë “Fuqizimi ekonomik i gruas në vendin tonë”.