Njoftim për shtyp, auditim për pasqyrat financiare Bashkia Dibër

Njoftim për shtyp, auditim për pasqyrat financiare Bashkia Dibër

Departamenti i Auditimit të Vetëqeverisjes Vendore në Kontrollin e Lartë të Shtetit, në zbatim të programit të auditimit tematik nr. 678, datë 14.6.2021 dhe autorizimit nr. 678/1, datë 14.06.2021, auditoi veprimtarinë e subjektit Bashkia Dibër, për pasqyrat financiare të vitit 2020.

Në përfundim të auditimit, grupi i auditimit konkludon në një opinion të kualifikuar për pasqyrat financiare viti 2020, pasi anomalitë apo rastet e mospërputhshmërisë, individualisht ose së bashku, janë materiale por jo të përhapura, ku  rezultoi, se:

-Në llog. (468) “Debitorë të ndryshëm”,nuk janë të pasqyruara të gjitha detyrimet debitorë të subjekteve privat dhe abonentët familjarë me vlerë 8,619,354 lekë, me diferencë më pak vlera 31,52,783 lekë.

-Në llog. (210) “Toka, Troje, Terrene”, nuk janë të pasqyruara:

Vlera e truallit nën objekt dhe të truallit funksional, të objekteve si ndërtesat e shkollave, të kopshteve, të konvikteve, godina e Bashkisë, ndërtesat që ndodhen në Njësitë Administrative, etj., sipas inventarit të aktiveve afatgjata materiale.

Vlerat e trojeve të cilat kanë kaluar në pronësi të Bashkisë Dibër, përkatësisht me VKM nr. 1533, datë 19.11.2008 “Për miratimin e listës përfundimtare të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen në pronësi ose në përdorim të Bashkisë Peshkopi, qarku Dibër”; VKM nr.1179, datë 20.08.2008 “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme, shtetërore, në Komunën Melan, të qarkut të Dibrës”; VKM nr.1001 datë 10.12.2010 “Për miratimin e listës përfundimtare të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen në pronësi ose në përdorim të Komunës Arras, të qarkut të Dibrës”.

Nuk është kryer inventarizimi fizik dhe vlerësimi i trojeve, me komision të ngritur nga titullari i njësisë vendore.

-Në llog. (211) “Pyje, kullota, plantacione”, nuk janë të pasqyruara;

Vlera e pyjeve e kullotave të transferuara në pronësi të Bashkisë Dibër me VKM nr. 433, datë 08.06.2016 “Për transferimin në pronësi të Bashkive të Pyjeve dhe të Kullotave Publike, sipas listave të inventarit dhe aktualisht në administrim të Ministrisë së Mjedisit e të ish Komunave/Bashkive”, pika 8, shtojca nr.6 me listën e inventarit të pyjeve dhe kullotave që transferohen në pronësi të Bashkisë Dibër, me nr nga 1(një) deri 2327 (dymijë e treqind e njëzet e shtatë). Sipas këtij vendimi Bashkia Dibër ka në pronësi gjithsej 36,662 ha nga të cilët 25,351 ha pyje; 5,412 ha kullota, 534 ha sipërfaqe me bimësi pyjore, 3,417 ha sipërfaqe inproduktive, 1,889 ha sipërfaqe djerr dhe 57 ha sipërfaqe ujore.

Mos kryerja e inventarizimit dhe vlerësimi Pyjeve e Kullotave me komision të ngritur nga Titullari i Institucionit. Nuk paraqet vlerën e saktë të pasurisë së njësisë vendore.

-Në llog.(212) “Ndërtime e konstruksione”, nuk janë të pasqyruara;

Vlera e saktë për çdo aktiv afat gjatë, që ka pësuar ndryshime gjatë periudhës së mëpasshme nëpërmjet kryerjes së investimeve shtesë, si vlera e rikonstruksionit të objekteve, vlera mbikëqyrjes e kolaudimit të objekteve, pasi përmirësimet, riparimet dhe mirëmbajtjet e aktiveve që kanë kosto të mëpasshme duhet ti shtohen kostos fillestare të AAGJM-së. Investimet në total shtesë deri në 31.12.2020, janë në vlerën 422,160,312 lekë për 22 objekte të evidentuar sipas aneksit nr.1, pika 3.

Mos kryerja e inventarizimit dhe vlerësimi AAGJM me komision të ngritur nga Titullari Institucionit.

- Në llog.(213) “Rrugë, rrjete vepra ujore”, nuk janë të pasqyruara;

Vlera e saktë për çdo aktiv afat gjatë që ka pësuar ndryshime gjatë periudhës së mëpasshme nëpërmjet kryerjes së investimeve shtesë, si vlera e rikonstruksioneve të objekteve, vlera mbikëqyrjes dhe kolaudimit të objekteve, pasi përmirësimet, riparimet dhe mirëmbajtjet e aktiveve që kanë një kosto të mëpasshme, duhet ti shtohen kostos fillestare të AAGJM-së. Investimeve shtesë deri në 31.12.2020 janë në vlerën 1,338,990,402 lekë, për 218 raste sipas aneksit nr.2, pika 3.

Mos kryerja e inventarizimit dhe vlerësimi AAGJM-ve me komision të ngritur nga Titullari Institucionit.

-Në llog.(215) “Mjete transporti”, të pasqyrave të pozicionit financiar të vitit 2020 e cila paraqitet në vlerën 34,745,273 lekë është pasqyruar gabim edhe vlera prej 10,061,498 lekë për 8 (tetë) mjete transporti në gjendje të dëmtuara, pra është kryer kontabilizimi i gabuar në llog.(215) “Mjete Transporti”, ndërsa në fakt duhej të ishin të regjistruara dhe kontabilizuar në llog.(24) “Aktive afatgjata të dëmtuara” për 8 (tetë) mjete transporti të cilat nuk janë në gjendje pune, por të dëmtuara.

-Në llog.(218) “Inventar ekonomik”. Në pasqyrat e pozicionit financiar gjendja në datë 31.12.2019 paraqitet në vlerën 133,553,869 lekë, ndërsa nga përllogaritjet e pasqyrës së formati 7/b, gjendja dhe ndryshimi i aktiveve afat gjata me vlerën neto, rezulton vlera neto prej 133,463,193 lekë, me diferencë më tepër për vlerën 90,676 lekë të pasqyruar në pasqyrat e pozicionit financiar. Pra vlera neto e llogarisë 218 “Inventar ekonomik”, është pasqyruar gabim në vlerën 133,553,869 lekë, pasi duhet në vlerën133,463,193 lekë.

-Në llog.(466) “Kreditorë për mjete në ruajtje”, paraqitet në vlerë 49,734,802 lekë e cila rakordon me gjendjen e pasqyruar, ndërsa nuk është e analizuar në mënyrë analitike për çdo objekt ndërtimi dhe operator ekonomik, si pasojë e mos pasqyrimit në Aktrakordimin dhe në evidencat analitike për të gjithë operatorët ekonomik që Bashkia ka detyrim në lidhje me vlerën e garancisë për punimet e përfunduara, apo ato në proces.

Për 33 objekte të përfunduara e të marra në dorëzim nga Bashkia që pasqyrohet në vlerën 13,013,172 lekë, sipas aneksit përkatës nuk është bërë zhbllokimi i vlerës, pasi fondet gjenden të ngurtësuara në degën e Thesarit, megjithëse është përmbushur afati garancisë së punimeve sipas kushteve të kontratës. Nga Drejtoria e Urbanistikës dhe e Financës, nuk janë marrë masa për zhbllokimin e këtyre fondeve, nuk janë  njoftuar subjektet për paraqitjen e dokumentacionit të duhur për likuidimin e vlerës së mësipërme, ose përdorimin për interes publik të këtyre fondeve.

Veprimet e mësipërme janë në kundërshtim me dispozitat e akteve ligjore të ligjit nr. 25/2018, datë 10.05.2018 “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, të Udhëzimit nr. 08, datë 09.03.2018 të Ministrisë së Financave “Për procedurën e përgatitjes, paraqitjes dhe raportimit e të pasqyrave financiare vjetore të njësive të Qeverisjes së Përgjithshme” dhe Udhëzimin nr. 30, datë 27.12.2011 të Ministrisë së Financave “Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik”.

Me Vendimin nr.92, datë 05.08.2021 të Kryetarit të KLSH-së është miratuar raporti përfundimtar, ku janë rekomanduar 9 masa organizative.

Për më hollësisht, mbi sa më lartë trajtuar, konsultoni materialin në linkun e mëposhtëm:

Raporti përfundimtar i auditimit