Njoftim për shtyp mbi auditimin e ushtruar në Bashkinë Gramsh

Njoftim për shtyp mbi auditimin e ushtruar në Bashkinë Gramsh

Kontrolli i Lartë i Shtetit, Departamenti i Auditimit të Njësive të Vetëqeverisjes Vendore në zbatim të programit auditimit financiar nr.867/1 prot., datë 03.09.2021, ka kryer auditimin “Mbi auditimin financiar dhe përputhshmërinë” në Bashkinë Gramsh, për periudhën nga data 01.01.2019 deri në 31.12.2020.

Në përfundim të auditimit, grupi i auditimit arriti në përfundimin e në një “opinioni të kualifikuar”, si për aspektin financiar ashtu edhe aspektin e përputhshmërisë, ku rezultoi, ndër të tjera, se:

- Në gjendjen e llogarisë 468 “Debitorë të ndryshëm” nuk janë përfshirë gjendja e debitorëve për taksa dhe tarifa vendore në vlerën 43,453,558 lekë si dhe gjendja e debitorëve për “dhënien me qira” e lidhur për objekt për banim dhe objekt biznesi në vlerën 6,488,455 lekë e akumuluar në fund të vitit ushtrimor 2020, pasi këto vlera nuk janë kontabilizuar.

Për vitin 2019, buxheti është realizuar në masën 90 % ose nga 1,041,130 mijë lekë të planifikuara, janë realizuar 940,311 mijë lekë, me mosrealizim për vlerën 100,819 mijë lekë; ndërsa për vitin 2020 buxheti është realizuar në masën 93 % ose nga 1,154,093 mijë lekë të planifikuara, janë realizuar 1,076,656 mijë lekë, me mosrealizim për vlerën 77,437 mijë lekë.

Në zërin investime, buxheti për vitin 2019 është realizuar në masën 75% ose nga 298,970 mijë lekë të planifikuara, janë realizuar 223,508 mijë lekë, nga të cilat financim me grant dhe të ardhurat e veta në vlerën 13,395 mijë lekë ose 0.5% të vlerës së investimit, për vitin 2020 është realizuar në masën 84% ose nga 313,956 mijë lekë të planifikuara, janë realizuar 263,073 mijë lekë, nga të cilat financim me grant dhe të ardhurat e veta në vlerën 6,413 mijë lekë ose 0.2%.

Në një rast nuk është kryer oponenca teknike për vepra me vlerë mbi 100 milionë lekë. Nga auditimi i procedurave të prokurimit të zhvilluara dhe të audituara në Bashkinë Gramsh, rezulton se nuk janë dhënë leje ndërtimi/infrastrukture për 2 objekte për punë publike në vitin 2019 dhe 2020.

Në 10 procedura prokurimi të zhvilluara në vitet 2019-2020, kriteret e vendosura nuk janë të argumentuara dhe pasqyruara me procesverbalin përkatës. Në 9 raste, ofertat ekonomike të operatorëve ekonomikë të shpallur fitues, nuk plotësojnë plotësisht kriteret e kërkesave kualifikuese të DST, për vlerën e prokuruar prej 119,431 mijë lekë pa TVSH. U konstatua dëm ekonomik në shumën 1,544,806 lekë, e përbërë nga zbatimi i punimeve të ndërtimit.

- Vlera e borxhit është në vlerën 43,453 mijë lekë, nga të cilat 57 subjekte biznes i madh dhe i vogël në vlerën 4,422 mijë lekë, 3937 familje për taksën e tokës bujqësore në vlerën 18,203 mijë lekë, 5700 familje për tarifat vendore në vlerën 14,433 lekë, dhe debitor qira objekti në vlerën 6,393 mijë lekë.

- Në 1 rast, kemi debitor për taksën e lëshimit të autorizimeve/licencave për subjektet që tregtojnë karburante në vlerën 1,000 mijë lekë.

- Në 2 raste, kemi mos vijim procedurash ligjore për gjobat IMTV në vlerën 641 mijë lekë.

- Në 9 raste, kemi debitorë për subjekte që kanë përfituar tendera në Bashkinë Gramsh, të cilat nuk kanë hapur nipt-e sekondare si dhe nuk kanë likuiduar tarifat e pastrimit, ndriçimit dhe gjelbërimit në vlerën 275 mijë lekë.

Me Vendimin nr.2, datë 05.01.2022, të Kryetarit të KLSH-së, është miratuar Raporti Përfundimtar i Auditimit, ku janë rekomanduar17 masa organizative, 2 masa shpërblim dëmi, 1 masa për eliminimin e efekteve negative të konstatuara në administrimin e fondeve publike dhe për menaxhimin me ekonomicitet, eficence dhe efektivitet të tyre, dhe 5 masa për uljen e borxhit tatimor.

Për më hollësisht, mbi sa trajtuar më sipër, konsultoni materialin në linkun e mëposhtëm:

Raport përfundimtar i auditimit