Bashkëpunime me Institucionet të Tjerë

KLSH dhe KKK nënshkruajnë Marrëveshje Bashkëpunimi.

Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) dhe Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit (KKK) nënshkruan një Marrëveshje Bashkëpunimi në prani edhe të përfaqësuesve të organeve mediatike.

klsh_kkk
Prof. Dr. Jorgji Bollano dhe Kryetari i KLSH-së Dr. Bujar Leskaj,
 duke nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit Tiranë, më 28 dhjetor 2012

Palët marrin përsipër të bashkëpunojnë për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta për t’i ofruar njeri-tjetrit shërbime të ekspertizës dhe trajnimit për fushat respektive të bashkëpunimit, në dobi të rritjes së cilësisë së auditimit financiar dhe të zgjerimit të  ekspertizës së dhënë nga KKK.