Njoftime

akim i Përfaqësuesve të KLSH me Drejtorin e GIZ për Shqipërinë

10.03.2017

Në datën 9 mars 2017 përfaqësues të KLSH-së zhvilluan në ambientet e GIZ një takim me Drejtorin e GIZ për Shqipërinë z. Hans-Jurgen Cassens.

GIZ punon në Shqipëri në emër të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) me qëllim rritjen e bashkëpunimit ndërmjet Republikës Federale të Gjermanisë dhe Republikës së Shqipërisë. Një nga objektivat kryesore të GIZ-it është të mbështesë Shqipërinë në tejkalimin e sfidave me të cilat përballet vendi në kuadër të integrimit  në BE.
Takimi u zhvilluan në këtë frymë dhe me qëllim informimin e GIZ për mënyrën e funksionit të KLSH-së dhe rolin e këtij institucioni të rëndësishëm kushtetues në përmirësimin e qeverisjes.

Gjate zhvillimit të takimit u parashtrua kërkesa dhe njëherazi vullneti për bashkëpunim i institucionalizuar nëpërmjet një Memorandumi bashkëpunimi midis dy institucioneve, duke marrë në konsiderate se Institucioni i KLSH-se është një institucion kontributor në drejtim të forcimit të mirëqeverisjes dhe luftës kundër korrupsionit dhe në këtë kuadër KLSH, ka nisur tashmë rrugën e pakthyeshme drejt reformimit institucional në një linjë me Standartet e INTOSAI-t.

Ne takim theksuam kontributin e GIZ ne zhvillimin ekonomik dhe të infrastrukturës së vendit, vecanërisht po mbështet Ministrinë Shqiptare të Bujqësisë, modernizimin e shërbimeve për qytetarët, si dhe efikasitetin e energjisë, energjinë e rinovueshme e të tjera.

Njëherazi gjate prezantimit z. Hans u interesua për zhvillimin institucional dhe mandatin, imunitetin dhe pavarësinë e pozicionit të KLSH-së, për të cilat iu bënë shpjegimet përkatëse.
Në përgjigje të interesimit të tij, z. Hans iu vu ne dispozicion si material informues Raporti i performancës vjetore 2015 (botimi, versioni anglisht) që KLSH ka paraqitur në Kuvend si dhe  do ti dërgohen nëpërmjet postës elektronike raporti Peer-review i realizuar nga ekspertët austriakë.

Zoti Hans informoi lidhur me mekanizmin e funksionimit të GIZ duke theksuar faktin se GIZ është një trupë ekzekutive që zbaton marrëveshjet midis dy qeverive në përputhje me prioritetet e përcaktuara nga qeveria shqiptare dhe shtoi faktin se në projektin ekzistues 2016-2017 janë parashikuar asistenca për këto tre drejtime : Ujësjellësa, Energji dhe Zhvillimi Ekonomik. 
Nga ana e z. Yzeiraj argumentuar dhe juridikisht u theksua që KLSH është institucion i pavarur dhe nuk mund të jemi pjese e marrëveshjeve me qeverinë.

Ne përfundim të takimit, Zoti Hans premtoi që do të diskutonte me drejtuesit e tij në Gjermani mbi gjetjet e hapësirave dhe mundësive nëpërmjet programeve sektoriale duke konsideruar faktin qe KLSH është një institucion i rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit.

Nga ana e KLSH-së u shpreh angazhimi maksimal institucional për të vënë në dispozion çdo lloj informacioni të nevojshëm për të mundësuar bashkëpunimin e mëtejshëm.
Në takim nga KLSH morën pjesë z.Luljeta Nano, Sekretare e Përgjithshme, zj.Lindita Milo, Drejtore e Përgjithshme, z.Ermal Yzeiraj, Drejtor i Departamentit Juridik dhe zj.Irena Islami, Drejtore e Drejtorisë së Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë.