Njoftime

Mbahet në Bernë të Zvicrës takimin e grupit të punës së EUROSAI-t për projektin e vetëvlerësimit

24.03.2017

Në datat 21- 22 mars 2017 u mbajt në Bern të Zvicrës takimi i Grupit të Punës së EUROSAI-t për Vetëvlerësimin e Teknologjisë së Informacionit dhe Vetëvlerësimit të Auditimit të Teknologjisë së Informacionit, organizuar nga Zyra Federale e Auditimit të Zvicrës.

Takimi kishte për qëllim shkëmbimin e eksperiencave të vendeve pjesëmarrëse si dhe përcaktimin e planeve për të ardhmen.
Në takim morën pjesë përfaqësues nga SAI-et e Bullgarisë, Çekisë, Danimarkës, Finlandës, Polonisë, Zvicrës, Serbisë, Lituanisë, Hungarisë, Gjykatës Europiane të Audituesve, si dhe të Gjykatave të Llogarive të Francës, Turqisë, Moldavisë dhe Federatës Ruse.

KLSH në këtë takim u përfaqësua nga Drejtori i Drejtorisë së Auditimit të Teknologjisë së Informacionit, z. Kozma Kondakçiu dhe auditituesit, z. Meald Abazaj dhe z.Benard Haka.

Në ditën e parë, pas fjalës së mirëseardhjes nga znj. Brigitte Christ, zv/kryetare e SAI-t të Zvicrës, u bë një përmbledhje e ndjekjes së veprimeve të miratuara në takimin e Pragës të vitit 2016.

Takimi vazhdoi me prezantimit e eksperiencave të ITSA (vetëvlerësimin e Teknologjisë së Informacionit) të zhvilluara gjatë vitit 2016.

Nga z. Bernhard Hamberger dhe z. Alberto Parisi, në rolin e moderatorëve nga SAI i Zvicrës,  u prezantuan rezultatet e ITSA të zhvilluar në SAI-in e Holandës. Prezantimi u realizua nëpërmjet një video-konference ku u pasqyrua eksperienca e SAI-t të Holandës në procesin e planifikimit të auditimit.

Z. Miroslav Ivanov, në rolin e koordinatorit lokal, prezantoi rezultatet e ITSA në SAI-n e Bullgarisë.
Takimi vazhdoi me një prezantim nga Znj. Marina Mazykina dhe Z. Alexey Sklyar mbi sistemin e Menaxhimit të Auditimit në Gjykatën e Llogarive të Federatës Ruse. 
Në përfundim të ditës së parë, z. Ferenc Borsos i SAI-t të Hungarisë prezantoi zhvillimin e mjeteve në Excel për përpunimin e informacionit të procesit në ITSA dhe ITASA si dhe integrimin e ISSAP  në to.

Në ditën e dytë, z. Bernhard Hamberger i SAI të Zvicrës pas përmbledhjes së ndjekjes së veprimeve të miratuara në takimin e Pragës të vitit 2016, në lidhje me Vetëvlerësimin e Auditimit IT (ITASA), bëri një prezantim të aktiviteteve të zhvilluara për vlerësimin e Auditimit të Teknologjisë së Informacionit gjatë vitit 2016.

Nga ana z. Simon Camilleri, në rolin e koordinatorit lokal, u prezantuan rezultatet e ITASA së zhvilluar në Zyrën Kombëtare të Auditimit të Maltës.

Takimi vazhdoi me prezantimin e KLSH-së mbi rezultatet e Vetëvlerësimin e Auditimit të Teknologjisë së Informacionit (ITASA) të zhvilluar në datën 11 deri me 13 maj 2016 në qytetin e Vlorës me Moderatorë z. Ivo Koppelmaa nga Gjykata Evropiane e Audituesve dhe z. Miroslav Ivanov nga Zyra Kombëtare Bullgare e Auditimit.
Të pranishmit vlerësuan si risi:
-shkallën e zhvillimit të Auditimit të TI si dhe gjetjet e ITASA në KLSH.
-mënyrën e organizimit të workshop-it larg vendit të punës dhe zgjedhjen e një Universiteti si vendi i zhvillimit të workshop-it
-pjesëmarrjen e studenteve e pedagogëve të Teknologjisë së Informacionit të këtij Universiteti në këtë workshop.
-Përcjelljen dhe publikimin në web e media të eventit.
-Zhvillimin e rekomandimeve të ITASA nga Projekti i Binjakëzimit IPA 2013 për forcimin e kapaciteteve të auditimit IT dhe shtrirjen e këtij lloji auditimi në auditimet e tjera.

Përgjatë diskutimeve, të pranishmit theksuan se konkluzionet e ITASA-s kanë ndihmuar Auditimin IT në KLSH duke treguar se ai po zhvillohet në rrugën e duhur me një teknologji bashkëkohore.

Nga  z. Piotr Prokopczyk i NIK të Polonisë në emër të grupit të punës së IT të EUROSAI-t u bë një prezantim i shkurtër mbi:
-Përdorimin e rezultateve të ITASA në Shqipëri nga projekti i binjakëzimit
-probleme administrative dhe informative mbi kongresin e Stambollit dhe çështje që do të trajtohen në takimin tjetër të Grupit të Punës të Auditimit IT të EUROSAI-t.
Në përfundim, z. Piotr Prokopczyk theksoi se në Kongresin e Stambollit do të paraqitet një prezantim më i zgjeruar mbi rezultatet e bashkëpunimit në kuadër të Projekti i Binjakëzimit IPA 2013 me KLSH për zhvillimin e Auditimit IT dhe shtrirjen e elementeve te tij në formatet e tjera të auditimit.

Në ditën e fundit, të ndarë në grupe, pjesëmarrësit diskutuan e propozuan ide të reja për projekte në kuadër të Grupit të Punës të Auditimit IT dhe një përditësim të projekteve ekzistuese, veçanërisht ato të Auditimeve Paralele si dhe u krye planifikimi i zhvillimit të misioneve të reja për ITSA dhe ITASA.