Njoftime

Aktivitet mbi Rregullimin e përgjithshëm të mbrojtjes së të dhënave dhe impaktin në proceset audituese

25.11.2019

Ndërthurjen e proceseve audituese me angazhimet e derivuara nga rregullimet ligjore  të përgjithshme të mbrojtjes së të dhënave personale ishin në fokusin e diskutimeve përgjatë workshopit të mbajtur në datën 15 Nëntor në Larnaca, Qipro, në të cilin, Kontrolli i Lartë i Shtetit u përfaqësua me Drejtori i Përgjithshëm, znj. L.Milo dhe specialistja e  Drejtorisë së Komunikimit, Botimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë, znj. A. Patozi.

Zyra e Auditimit të Republikës së Qipros, në bashkëpunim me Gjykatën Europiane të Llogarive (ECA) dhe Komisionin Europian, në kuadrin e aktiviteteve për Objektivin Strategjik nr 1, ”Mbi promovimin e institucioneve supreme të Auditimit (SAI) të pavarura, me njohuri shumë-disiplinore dhe të forta si dhe nxitjen e mirëqeverisjes së tyre”, organizuan një diskutim të detajuar mbi parimet e mbrojtjes së të dhënave personale dhe menaxhimin e tyre gjatë proceseve audituese, duke përfshirë grumbullimin, transferimin, arkivimin, të drejtën e aksesit, anonimatin dhe fshirjen e sigurtë të të dhënave personale të subjekteve  të audituara nga KLSH.
 
Eksperiencat më të mira të paraqitura nga ekspertet e Komisionit Europian, znj. Irini Haller, zyra e Auditimit të Brendshëm, z. Bertil Ramussen, zyra e Mbrojtjes së të Dhënave dhe z. Johan Van Damme, Gjyakata Europiane e Llogarive, evidentuan domosdoshmërinë e përmirësimit të infrastrukturës ligjore dhe organizative, të cilat do të mundësojnë kapërcimin e pengesave që mund të evidentohen përgjatë përdorimit të të dhënave të gjeneruara nga sistemet e integruara të informacionit të qeverisë “Big Data dhe Data Mining”.

Aktiviteti u përshëndet edhe nga Audituesi i Përgjithshëm i Republikës së Qipros,Dr. Odysseas Ph. Michaelides.