Kryetari i KLSH-së z. Arben Shehu zhvillon një takim me Ambasadoren e Delegacionit të BE-së në Shqipëri znj. Christiane Hohmann

Kryetari i KLSH-së, z. Arben Shehu ka zhvilluar pranë zyrave të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë një takim pune me Ambasadoren znj. Christiane Hohmann.

Z. Shehu e informoi Ambasadoren mbi veprimtarinë e institucionit duke u ndalur tek fushat me interes të veçantë si dhe vlerësoi kontributin që institucionet dhe ekspertët e BEsë japin në fushën e auditimit të jashtëm publik në veçanti dhe në përgjithësi, mbi ecurinë dhe zhvillimin e mëtejshëm të reformave në Shqipëri.

Z. Shehu dhe Ambasadorja Hohmann shprehën angazhimin e tyre të plotë për vijueshmërinë e bashkëpunimit të suksesshëm në fushat me interes të përbashkët me qëllim forcimin e kapaciteteve profesionale.