Njoftim për shtyp për auditimin e ushtruar në Agjencinë e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural

Njoftim për shtyp për auditimin e ushtruar në Agjencinë e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural

Departamenti i Auditimit të Institucioneve Qendrore i Kontrollit të Lartë të Shtetit, në zbatim të programit të auditimit nr.526/1 prot., datë 17.05.2021i ndryshuar, auditoi veprimtarinë e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Ruralpër periudhën nga 01.01.2019 deri në 30.03.2021.

Lidhur me saktësinë, vërtetësinë dhe besueshmërinë e hartimit të pasqyrave financiare të konsoliduara Kontrolli i Lartë i Shtetit dha opinion të kualifikuar, pasi veprimet përgjatë raportimit financiar dhe transaksionet e kryera për ekzekutimin e buxhetit janë në përputhje me kuadrin e raportimit financiar në fuqi (ligjin për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare, si dhe me ligjet dhe rregullat përkatëse të financave publike (kriteret)), por konstatohen  edhe raste keq të klasifikimit të llogarive apo rastet të mospërputhshmërisë, të cilat janë materiale, por jo të përhapura në llogaritë vjetore të institucioni.

Sa i takon përputhshmërisë së veprimtarisë së AZHBR Kontrolli i Lartë i Shtetit dha opinion të pakualifikuar pasi, aktiviteti i AZHBR, në përgjithësi është kryer në përputhje me kuadrin rregullator. Megjithatë, u konstatuan edhe disa të meta e parregullsi, të konsideruara jo materiale dhe jo të përhapura.

 

Nga auditimi i ushtruar ndër të tjera rezultoi se:

- Për të dy vitet objekt auditimi nga Titullari institucionit nuk është ngritur “Ekipi i Menaxhimit Strategjik” për përgatitjen e PBA-së.

- U konstatua se mungojnë e raportet e monitorimit 4-8-12 mujore të buxhetit të AZHBR-së, të cilat dërgohen në ministrinë e linjës.

-Nga auditimi i Pasqyrat financiare të vitit 2019 dhe vitit 2020 konstatohet keq klasifikim të llogarive nga ana e institucionit, duke denatyruar rezultatin e veprimtarisë ushtrimore të institucionit, të cilat kanë sjellë efekt material në pasqyrat financiare të institucionit, duke ndikuar dhe në pasqyrat financiare të konsoliduar të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Si rezultat i keq klasifikimeve ka bërë që Totali i Aktivit/Pasivit i paraqitur nga AZHBR në “Pozicionin financiar” në vitin 2019 është paraqitur me një diferencë më pak në vlerën prej 225,432,828 lekë.

-Nga auditimi i investimeve të kryera në terren u konstatua se subjekti “O.O.E”, Gjirokastër, Nivicëkishte kryer vetëm investimin sipas zërave të aneksit 3 “Lista e shpenzimeve të pranueshme” të kontratës me nr. 2814/10 prot., datë 29.10.2018, por objekti ishte i papërfunduar dhe nuk zhvillonte aktivitet, në kundërshtim me planin e biznesit që kishte paraqitur.

- Nga auditimi u konstatua se, strukturat e monitorimit të AZHBR-së, janë të pamjaftueshme pasi kjo strukturë përbëhet vetëm nga një përgjegjës sektori dhe 4 inspektorë, ndërkohë që numri i përfituesve është shumë i lartë dhe në këto kushte është e pamundur të monitorohen në kohë subvencionet.

 

Në zbatim të Vendimit të Kryetarit, në përfundim të auditimit janë dhënë: 19 masa organizative, 1 masë eliminimin e efekteve negative të konstatuara në administrimin dhe menaxhimin me ekonomicitet, eficence dhe efektivitet të fondeve publike.

Për më hollësisht, mbi sa më lartë trajtuar, konsultoni materialin në linkun e mëposhtëm:

Raport përfundimtar i auditimit