KLSH

Bashkëpunime me Institucionet Homologe

Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet KLSH-së dhe Gjykatës së Llogarive të Turqisë.

Në vijim të bashkëpunimit të zhvilluar gjatë vitit 2012, më datë 16 nëntor 2012 në Ankara të Turqisë, z. Bujar Leskaj, Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit, nënshkroi një Marrëveshje Bashkëpunimi me homologun e tij, Presidentin e Gjykatës së Llogarive të Turqisë, z. Recai Akyel.

Marrëveshja u përgatit  në bazë të parimeve të respektit, besimit dhe bashkëpunimit dypalësh të  Organizatës Ndërkombëtare të Institucioneve të Auditimit Suprem (INTOSAI) si edhe të Organizatës Europiane të Institucioneve të Auditimit Suprem (EUROSAI), nën moton e INTOSAI “Eksperienca e përbashkët ju shërben të gjithëve. Në Deklaratën e Limës(Dokumenti themelor i Institucioneve Supreme te Auditimit) theksohet se shkëmbimi ndërkombëtar i eksperiencës dhe i informacionit shërben si një mjet i mirë ndihmues për institucionet më të larta të auditimit, për të përmbushur detyrat e tyre kushtetuese.

Dokumenti i nënshkruar është shumë i rëndësishëm për KLSH-në, sepse. Gjykata Turke e Llogarive është një ndër institucionet më të mëdha dhe të zhvilluara të auditimit në Evropë.

Nëpërmjet mbështetjes së parashikuar në marrëveshje, KLSH dhe Gjykata e Llogarive e Turqisë do të shkëmbejnë eksperiencë në auditimin financiar, atë të përputhshmërisë dhe të performancës, si dhe në çertifikimin e deklaratave financiare.

Në dhjetor 2012, një grup prej 15 audituesish nga KLSH do të trajnohen në Ankara pranë Gjykatës turke për auditimin e performancës dhe gjatë vitit 2013 do të zhvillohen një sërë trajnimesh në Turqi .