Kryetari

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit

  

Dr. Arben Shehu është Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit i zgjedhur me Vendimin e Kuvendit të Shqipërisë nr.34/2020, datë 2 Korrik 2020.   Prej vitit 2004 deri në zgjedhjen e Dr. Arben Shehu, si Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit, ai ka qenë Lektor i Procedurës Penale dhe Kriminalistikës, pranë Fakultetit të Drejtësisë, në Universitetin e Tiranës.

Zoti Shehu është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës në vitin 2002 dhe mban gradën Doktor i Shkencave në të Drejtën Penale. Dr. Arben Shehu në vazhdim ndjek ciklin për marrjen e gradës 'Profesor i Asocuar'. Ai ka një eksperiencë të gjatë akademike, kualifikime cilësore në fushën e të Drejtës Penale, shumë publikime si autor në disa revista kombëtare dhe ndërkombëtare për tema juridike dhe financiare.

Gjatë karrierës së tij profesionale ka marrë pjesë në konferenca shkencore të rëndësishme, duke bashkëpunuar me institucione akademike prestigjoze. Dr. Arben Shehu është i diplomuar edhe në Ekonomi.