Bashkëpunime me Shoqërinë Civile

KLSH dhe QSHRT nënshkruajnë Marrëveshje e Bashkëpunimi.

Me datë 20.04.2015, KLSH në bashkëpunim me Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan zhvilloi në mjediset e bibliotekës së këtij Universiteti workshop-in me temë “Performanca e Auditimeve të Performancës”

Gjatë punimeve të këtij workshop-i, në kuadër të partneritetit me shoqërinë civile, Kryetari i KLSH z. Bujar Leskaj ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me OJF “Qendra Shqiptare e Rehabilitimit të Traumës dhe Torturës” të përfaqësuar nga Drejtori Ekzekutiv z. Ardian Kati, duke theksuar se sfidat audituese të KLSH-së, mund të përmbushen në bashkëpunim me shoqërinë civile dhe organizata e specialistë të fushës.

Në fjalën e tij përmbyllëse, Kryetari i KLSH zoti Bujar Leskaj, pasi përcolli falënderimet për referuesit, rektoratin dhe pedagogët e Universitetit të Elbasanit, vuri theksin në nevojën dhe domosdoshmërinë e thellimit të bashkëpunimit me ekspertë të jashtëm në fushat e auditimit të performancës, në funksion të përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë së auditimeve për të përcjell tek publiku një mesazh të qartë dhe me gjuhen e duhur, duke ndikuar në këtë mënyrë në transparencën dhe llogaridhënien e administratës publike.