Njoftime

Presidenti i Zyrës Supreme të Auditimit të Polonisë zhvilloi një vizitë zyrtare në Shqipëri

14.07.2018

Nga datat 10-12 korrik 2018, Presidenti i Zyrës Supreme të Auditimit të Polonisë zhvilloi një vizitë zyrtare në Kontrollin e Lartë të Shtetit. Vizita u zhvillua në kuadër të organizimit të Konferencës përmbyllëse të Projektit IPA 2013, financuar nga BE, “Forcimi i kapaciteteve të auditimit të jashtëm në Shqipëri”.
Më 10 korrik 2018 KLSH dhe Kryetari i saj përuruan Sallën qendrore të ndërtesës se Kontrollit të Lartë të Shtetit me emrin Lech Kaczyński, në bazë të Vendimit të Kryetarit te KLSH “ nr. 41, datë 11.05.2018, me motivacionin:

”Ne kujtim të Lech Kaczyński, një prej personaliteteve me te mëdha të kombit dhe Shtetit Polak, President i Zyrës së Auditimit Suprem të Polonisë (NIK) në vitet 1992-1995, reformator i institucionit te auditimit suprem publik te Polonisë dhe President i Republikës se Polonisë ne vitet 2005-2010, ne respekt dhe mirënjohje te thelle ndaj kontributit te jashtëzakonshëm të Presidentit te NIK z. Krzysztof Kwiatkowski, ish-Presidentit te NIK-ut polak, sot Këshilltar i Larte i Presidentit te NIK, z. Jacek Jezierski, dhe Zv/Presidentit te NIK, z. Wojciech Kutila ne zhvillimin e kapaciteteve profesionale te audituesve të Kontrollit të Lartë te Shtetit për periudhën 2012-2018, nëpërmjet shkëmbimit të eksperiencave me kolegët dhe ekspertët polakë te NIK, sipas moto-s së INTOSAI-t “Experentia mutua Omnibus Prodest” dhe Nenit 15 te Deklarates se Limës”.

kiatovski1

Në këtë përurim morën pjesë ambasadori i Polonisë në Shqipëri, SHTZ. Karol Bachura, Presidenti i NIK Polak, z. Krzysztof Kwiatkowski, ish-President i NIK dhe aktualisht Këshilltar i Presidentit të NIK Polak, z. Jacek Jezierski, deputeti i Kuvendit të Polonisë dhe Kryetar i Grupit të miqësisë Poloni-Shqipëri, z. Tomasz Glogowski, deputetja e Kuvendit të Shqipërisë, Kryetare e Grupit të miqësisë Poloni-Shqipëri, Zj. Evis Kushi, si dhe të ftuar të tjerë, drejtues e  auditues të KLSH.
Në fjalën e tij përshëndetëse Kryetari KLSH u bëri të ditur të pranishmëve shkurtimisht historinë e z. Lech Kaczynski që prej vitit 1992, vit ku z. Kaczynski mbante postin e Presidentit të NIK, duke vënë theksin në ndikimin e tij të çmuar në shumë reforma për ndryshimin e qasjes se institucionit në auditim, ne ristrukturimin, si dhe duke përgatitur ligjin e ri mbi auditimin suprem publik në Poloni, i cili është ende në fuqi sot. Zoti Kaczynski i dha drejtimin dhe profilin evropiano-perëndimor që meritonte, NIK-ut polak.

kiatovski2

Kryetari i KLSH theksoi se krahas pllakës përkujtimore te këtij personaliteti te madh te kombit dhe Shtetit polak, rëndësinë e plotësimit të kësaj salle me portretet e drejtuesve te sotëm të NIK, Presidentit Kwiatkowski, ish-Presidentit Jezierski dhe Zv/Presidentit Kutyla, si shenjë falënderimi për bashkëpunimin dhe realizimin me sukses të punës se përbashkët. Bashkëpunimi i nisur nga Presidenti Jezierski ne korrik të vitit 2012, ka vijuar me  intensitet në periudhën mars 2016-korrik 2018, kohë që përkon me zbatimin nga NIK dhe nga SAI i Kroacisë i Projektit te Binjakëzimit IPA 2013 “Forcimi i kapaciteteve te Auditimit të Jashtëm Publik në Shqipëri”.
Z. Kwiatkowski në fjalën e tij përshëndetëse vlerësoi projektin IPA të implementuar në KLSH, si projektin më të mirë të implementuar dhe theksoi vullnetin e Kryetarit të KLSH-së për realizimin me sukses të këtij projekti. 

kiatovski3

Presidenti Kwiatowski e mbylli fjalën  e tij me mbështetjen që ka dhënë Ministri i Jashtëm i Republikës së Polonisë në Samitin e Londrës, të zhvilluar dy ditë më parë, lidhur me mbështetjen maksimale që Polonia do t’u japë vendeve të Ballkanit Perëndimor për integrimin e tyre sa më shpejt në BE.

kiatovski4

Kryetari i Kuvendit Z.Gramoz Ruçi, i rezervoi një pritje të veçantë Presidentit të Zyrës Supreme të Auditimit të Polonisë, Z. Krzysztof Kwiatowski, i shoqëruar nga Ambasadori i Polonisë në Tiranë, Z. Karol Bachura, si edhe Kryetari i KLSH, Z. Bujar Leskaj.

Polonia është për Shqipërinë një vend partner e mik dhe përfaqëson një nga modelet më të suksesshme të progresit drejt demokracisë dhe integrimit europian, nënvizoi Kryetari i Kuvendit. Zoti Ruçi vlerësoi gjithashtu mbështetjen e Polonisë për procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

kiatovski5

Auditimi i veprimtarisë së institucioneve shtetërore është me rëndësi thelbësore për zhvillimin dhe demokracinë. Nisur nga ky vizion, në mënyrë konsensuale në Shqipëri Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit është përfaqësues i opozitës. Kjo i shërben konsolidimit të demokracisë, krijon një ekuilibër në kontrollin e veprimtarisë qeverisëse prej opozitës, duke i dhënë asaj mundësi pjesëmarrjeje në instrumentet veprues të kontrollit dhe auditimit. Por kjo i shërben edhe eficiencës së kontrollit të qeverisjes, duke e bërë atë më funksionale, më të thellë dhe më përfshirëse.

Kryetari i Kuvendit vlerësoi bashkëpunimin shumë të mirë të Kontrollit të Lartë të Shtetit të Shqipërisë me Zyrën Supreme të Auditimit të Polonisë.

Nga ana e tij, Presidenti i Zyrës Supreme të Auditimit të Polonisë, Z. Krzysztof Kwiatowski, falenderoi Z.Ruçi për pritjen, bashkëpunimin e frytshëm të Kuvendit të Shqipërisë me Kontrollin e Lartë të Shtetit si edhe vlerësimet për bashkëpunimin dypalësh të KLSH-së me Zyrën Supreme të Auditimit të Polonisë. Ai e informoi Kryetarin e Kuvendit për përfundimin me sukses të një projektit të përbashkët dhe shprehu vlerësimet e tij më të larta për performancën dhe standartet e larta europiane të punës së Kontrollit të Lartë të Shtetit të Shqipërisë.

Në datën 10 korrik, pasdite, Presidentit Kwiatowski iu akordua titulli “Honoris Causa“, nga Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, mbështetur në aktivitetin e tij të deritanishëm dhe kontributin e veçantë që ka dhënë në drejtim të rritjes së kapaciteteve profesionale të audituesve të Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe të modernizimit të këtij Institucioni, në mënyrë që auditimi i jashtëm në Shqipëri të vijë në nivel me standardet e INTOSAI-it (Organizata Ndërkombëtare e Institucioneve Supreme të Auditimit ).
Recencën për dhënien e titulli e bëri Zv/Dekania, Dr.Ela Golemi, e cila theksoi aktivitetin e gjerë të Presidentit Kwiatowskit dhe kontributin e tij në krye të NIK-ut Polak si edhe bashkëpunimin e tij me KLSH.

kiatovski6

Rektorja e Universitetit të Durrësit, Prof.Dr. Kseanela Sotirofski i dorëzoi Presidentit Kwiatowski titullin “Honoris Causa”, duke e cilësuar si stafi më i Ri Akademik i Universitetit të Durrësit.
Presidenti Kwiatowski u shpreh “.. jam i lumtur që jam sot me ju dhe ndihem shumë krenar për nderin që po më bëni, duke më bërë pjesë të Universitetit Tuaj, i cili është Universiteti i dytë publik më i madh në vend”.

kiatovski7

Në fjalën e tij, Presidenti Kwiatowski u përqendrua në lidhjen që ka mes Universitetit dhe SAI-ve dhe më e rëndësishmja që i bashkon është e vërteta. Në shkencë e vërtetë është diçka që është e sigurtë dhe jo e supozuar si e tillë. Njëkohësisht SAI-t në punën e tyre punojnë për të mbërritur tek e vërteta, për të bërë transparencën e përdorimit të fondeve publike.

Në datën 11 korrik, në sallën “Shtëpia e Europës” në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, Zyra Kombëtare e Auditimit Shtetëror të Polonisë(NIK), Zyra Shtetërore e Auditimit e Kroacisë dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit zhvilluan Konferencën “Institucionet Supreme të Auditimit, duke parë përpara drejt së ardhmes”, një aktivitet përmbyllës i Projektit të Binjakezimit IPA 2013 “ Forcimi i kapaciteteve të Auditimit të Jashtëm Publik në Shqipëri”.

kiatovski8

Ky projekt u financua nga Bashkimi Evropian për 2.1 milion euro dhe u zhvillua gjatë periudhës mars 2016-korrik 2018.
Në fjalën e saj të përshëndetjes, Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, zj. Romana Vlahutin theksoi se "Të gjithë qytetarët shqiptarë janë pagues të taksave, të cilët kanë të drejtë të dinë si dhe saktësisht për çfarë janë përdorur paratë e tyre”. Në këtë drejtim, përfaqësuesja e Evropës së bashkuar nënvizoi se “forcimi i institucionit kontrollues të parasë publike është parësor. BE do të vijojë të mbështesë institucionin më të lartë auditues në vend, në mënyrë që raportet e tij të jenë sa më të lexueshme dhe të kuptueshme nga qytetarët dhe që ndjekja e zbatimit të rekomandimeve të tij sa më efektive”.
Në përshëndetjen e tij, Presidenti i NIK-ut polak, z. Krzysztof Këiatkovski u shpreh se 11 korriku është një ditë e veçantë, dita e Shën Benediktit, patronit të Evropës. “Kontrolli i Lartë i Shtetit po modernizohet, në përputhje me standardet ndërkombëtare të auditimit dhe me standardet e BE-së dhe në këtë prizëm, ai është një institucion tashmë i integruar tërësisht në familjen e madhe evropiane”, nënvizoi Këiatkovski. “Dua të falenderoj KLSH-në, në veçanti Kryetarin e saj z. Bujar Leskaj, si dhe stafin e drejtuar nga ai, për bashkëpunimin e pashembullt që na ofruan dhe për krijimin e kushteve optimale që ekspertët e NIK të jipnin eksperiencen e tyre në auditim”, përfundoi Presidenti i SAI-t polak.
Në vlerësimin e Audituesit të Përgjithshëm të Kroacisë, z. Ivan Klešić “Ky Projekt Binjakëzimi ishte një punë e vështirë, por edhe një sukses i përbashkët i të gjithë veprimtarëve në të. U realizua një partneritet efektiv, i bazuar në interesin e përbashkët, mirëkuptimin dhe respektin për njeri-tjetrin”.
Drejtuesi i Projektit dhe Zv-President i Parë i Zyrës Kombëtare të Auditimit Shtetëror të Polonisë, z. Wojciech Kutyla, u shpreh se “Historia e bashkëpunimit efektiv dhe intensiv të NIK me KLSH nis me urimin dhe ftesën formale për takim, që në fillim të vitit 2012 i dërguam Kryetarit të porsazgjedhur të KLSH, z. Bujar Leskaj u përgjigj pozitivisht.
“Zoti  Leskaj është një njeri i fjalës dhe çfarë thotë e bën. KLSH-në e ka reformuar në një institucion modern auditimi, i cili përfaqësohet me dinjitet në auditimet e përbashkëta dhe paralele që ne SAI-t organizojmë në nivel evropian”, përfundoi z.Kutyla
Në fjalën e tij, Kryetari i KLSH theksoi se “Rritja e dijeve në auditim është investimi më madhor që një institucion suprem auditimi, një SAI mund të bëjë, për të qëndruar i pavarur dhe për të garantuar përmbushjen e misionit të tij Kushtetues në shërbim të qytetarit.
Ka shumë arësye, përse për ne si KLSH, si SAI, Projekti i Binjakëzimit IPA 2013, i financuar nga Bashkimi Evropian ishte i domosdoshëm dhe erdhi në kohën e duhur. Së pari, ai pasoi një periudhe katërvjeçare 2012-2015, ku institucioni, në zbatim të motos së INTOSAI-t “Experentia mutua Omnibus prodest(Nga eksperienca e përbashkët fitojnë të gjithë)”, i bëri të gjitha përpjekjet për të modernizuar veprimtarinë e tij audituese, përmes partneritetit me SAI-t e vendeve europiane të zhvilluara, trajnimeve brenda dhe jashtë vendit dhe zbatimit me rigorozitet të standardeve te INTOSAI-t,  ISSAI-ve, në bazë të objektivave të Strategjisë së tij të Zhvillimit 2013-2017, të përgatitur me ndihmën e ekspertëve të Programit SIGMA të BE dhe OECD”.
Më tej, ai vazhdoi “Nëpërmjet këtij Projekti Binjakëzimi, transferimi i njohurive dhe aftësive tek audituesit e KLSH ka përmirësuar dhe do të vijojë të përmirësojë standardet dhe transparencën e metodave të punës. Për periudhën mars 2016-korrik 2018, Projekti i Binjakëzimit IPA 2013 realizoi tetë auditime pilot të performancës, auditime financiare dhe të teknologjisë së informacionit. Ekspertët polakë, kroatë, portugeze, estonezë dhe hollandezë ndihmuan audituesit tanë të thelloheshin në qasjet e tyre në auditim, në gjetjet dhe rekomandimet, si dhe në mesazhet qëndrore të auditimit. 97 misione ekspertësh dhe 6 vizita pune e shkëmbimi eksperiencash sollën manual të ri të auditimit të TI, si dhe rregullore, procedura të brendshme dhe manuale të përmirësuara. Institucioni po mbështetet tek një personel me kualifikime të larta dhe sisteme e procese moderne menaxhimi. Dobia më e madhe dhe vlera e shtuar e këtij Projekti të financuar nga BE, qëndron në faktin se ai vendos piketa të qëndrueshme për zhvillimin e auditimit të jashtëm publik të vendit për vitet 2020-2025, kohë kur sigurisht Shqipëria do të jetë bërë vend anëtar me të drejta të plota në Bashkimin Evropian”.
Në diskutimet e tyre, Këshilltari i Lartë i NIK dhe ish-President, z. Jacek Jezierski, zj. Luljeta Nano, Sekretare e Përgjithshme e KLSH dhe z. Paweł Banaś, Drejtor i Auditimit të TI në NIK, parashtruan rëndësinë e Projektit të Binjakëzimit dhe renditën një sërë produktesh dhe vlerash të realizuara nëpërmjet tij, duke veçuar programin e rregjistrimit elektronik të një dosje të plotë auditimi, një risi për të gjithë komunitetin e INTOSAI-t, realizuar në kuadër të programit për KLSH-në.

kiatovski9

Në fjalën përmbyllëse të Konferencës, Kryetari Leskaj theksoi se “Përmbyllja me sukses e këtij projekti për ne nuk përbën fundin e progresit të KLSH në auditim. Mbyllet një sipar dhe hapet një tjetër. Përfundimi i Projektit të Binjakëzimit shpreh një vijimësi në realizimin  e treguesve të auditimit, të matur sipas Kornizës së Matjes së Performancës së SAI-t, miratuar si standard ne Kongresin INCOSAI XXII të INTOSAI-t në dhjetor 2016. Mbi bazën e Strategjisë së re të institucionit 2018-2022, të përgatitur dhe në reflektim të rekomandimeve të përmbajtura në raportet e misioneve të Projektit, ne e shohim me besim të plotë të ardhmen”.    

Në vijim të aktiviteteve, Presidenti i NIK-ut Polak dhe Delegacioni Kroat udhëtuan drejt Qytetit të Shkodrës, në të cilin Presidenti Kwiatowski u dekorua nga Këshilli i Qarkut Shkodër me titullin “Nderi i Qarkut Shkodër”.
Dekorata iu dorëzua Presidentit Kwiatowski nga Kryetraja e Këshillit të Qarkut Shkodër , zj.Greta Bardeli me motivacionin : “ Presidentit të Zyres Supreme të Auditimit të Polonisë, njëri prej bashkëpunëtorëve të huaj më me kontribute për Kontrollin e Lartë të Shtetit në drejtim të rritjes së kapaciteteve profesionale të audituesve të tij dhe të modernizimit të Institucionit, në mënyrë që auditimi i jashtëm në Shqipëri të vijë në nivel me standardet e INTOSAI-t”.
 Zonja Bardeli evidentoi vlerat historike , kulturore dhe sportive të qytetit të Shkodrës, duke vlerësuar kontributet e historianëve, arkitektëve, sportistëve dhe artistëve në përgjithësi që i kanë dhënë emër qytetit të Shkodrës.
Zoti Kwiatowski, mes emocioneve, vlerësoi maksimalisht nderin që i bëri Këshilli i Qarkut Shkodër, një qytet me shumë tradita dhe histori.

kiatovski10

kiatovski11

Me pas Delegacioni Polak dhe Kroat, të shoqëruar nga përfaqësuesit e KLSH-së dhe të Qarkut Shkodër vizituan Qytetin e vjetër, Kalanë e Shkodrës dhe Fototekën  “Marubi”.
Në datën 12 korrik, Presidenti i NIK-ut Polak, z.Kwiatowski u dekorua nga Bashkia Vlorë me titullit “Qytetar Nderi”, i Vlorës.
Kryetari i Bashkisë Vlorë, z.Dritan Leli i dorëzoi titullin z.Kwiatowski, duke theksuar rolin e tij si President i NIK-ut Polak për trajnimin e dhjetëra audituesve të KLSH-së në Poloni, të cilët nën përkujdesjen e tij dhe të stafit që ai drejton kanë kryer trajnime në shumë fusha si në auditimin Financiar, të përputhshmërisë, të prokurimeve publike, etj, duke përmirësuar dhe përforcuar ndjeshëm dijet e tyre në këto fusha dhe për rrjedhojë rritjen e cilësisë së punës audituese të KLSH-së.

kiatovski12

Presidenti Kwiatowski falenderoi Kryetarin e Bashkisë dhe Këshillin Bashkiak të qytetit të Vlorës, duke theksuar se do të punojë për të qenë qytetar i denjë i këtij qyteti.
Ceremonia kaloi në një atmosferë të përzemërt dhe miqësore.

kiatovski113

img-20180716-wa0005

Letër falenderimi e deputetit të Parlamentit të Republikës Polake z.Jaroslav Kaczynski me rastin e vendosjes së emrit të ish Presidentit të SAI-t Polak , z.Lech Kaczynski, sallës së Konferencave të KLSH-së.

Letra e deputetit polak Jaroslaw Kaczynski (në Shqip)

Letra e deputetit polak Jaroslaw Kaczynski (në Polonisht)