Njoftime

Kryetari i KLSH zhvilloi një takim me z. Joop Vrojlik, Këshilltar i Lartë i SIGMA-s

18.05.2012

Më datë  18 maj 2012, Kryetari i KLSH, z. Bujar Leskaj zhvilloi një takim me z. Joop Vrojlik, Këshilltar i Lartë për Auditimin dhe Kontrollin Financiar pranë SIGMA,  Programi “Mbështetja për Përmirësim në Qeverisje dhe Menaxhim”, një nismë e përbashkët e OECD-së dhe BE-së.

Z. Leskaj u shpreh së “Gjatë viteve të fundit, SIGMA ka dhënë një ndihmese shume të vlefshme për zhvillimin e kapaciteteve të shume institucioneve të rëndësishme publike  në Shqipëri dhe dua të veçoj nismën, rolin dhe mbështetjen Tuaj personale, z. Vrojlik, në asistencën ndaj KLSH”.

Ai tha së shpreson që partneriteti mes KLSH dhe SIGMA do të njohe rritje dhe përmasa të reja.

Nga ana e tij, z. Vrolijk vlerësoi qasjen e re strategjike të KLSH, sipas Projekt-Idesë së Kryetarit Leskaj, të paraqitur në Komisionin e Ekonomisë së Kuvendit të Shqipërisë, si dhe komunikoi së KLSH do të ketë mbështetjen e SIGMA-s në formën e një projekti ure lidhës, deri në nisjen e Projektit të Binjakëzimit IPA të KLSH me Bashkimin Evropian, gjate vitit të ardhshëm.