Njoftime

Kryetari i KLSH-së priti ne një takim përfaqësues te SAI-it Suedez.

26.06.2012

Në 26 qershor 2012, Kryetar i KLSH,  z. Bujar Leskaj priti ne një takim  Misionin e Vlerësimit te kapaciteteve  te Zyrës Kombëtare te Auditimit (Riksrevisionen) te Suedisë, i cili përbehej nga Drejtori i Auditimit dhe Drejtues Projektesh pranë SAI-t suedez, z. Kameran Khudur, nga Drejtuesja e Larte e Projekteve Ndërkombëtare të Riksrevisionen, zj. Johanna Gårdmark, si dhe nga Drejtori i Auditimit Financiar, z. Jan-Åke Nilsson. 

Zoti Leskaj, pasi dha një panoramë të hapave reformues të KLSH dhe të ideve te tij për modernizimin e institucionit, e cilësoi Riksrevisionen si një nga SAI-t me të zhvilluara jo vetëm në Evrope, por në gjithë komunitetin e INTOSAI-t. Duke patur parasysh bashkëpunimet dhe partneritetet e arritura nga SAI suedez në rajon, si dhe punën reformuese të deritanishme të KLSH-së, Kryetari Leskaj shprehu bindjen për një bashkëpunim me intensiv e konkret mes KLSH dhe Riksrevisionen, mbi bazën e Nenit 15 të Deklaratës së Limës dhe objektivave të qarta të partneritetit të INTOSAI-t dhe EUROSAI-t.

Misioni vlerësoi pozicionimin e KLSH për një reformim tërësor të punës së tij audituese, në përputhje me standardet ndërkombëtare të INTOSAI-t dhe bashkëpunimin e nisur nga institucioni me SIGMA-n, nëpërmjet një programi ambicioz trajnimesh. Prezantimet e bëra dhe diskutimet me nivelin më të lartë të menaxhimit të KLSH u pritën me mjaft interes nga Misioni i Vlerësimit të Kapaciteteve.