Njoftime

KLSH merr pjesë në Seminarin EUROSAI/WGEA mbi Menaxhimin e Ujit

03.05.2013

Në datat 23 - 24 Prill 2013 u zhvillua në Oslo, Norvegji Seminari me Temë “Menaxhimi i Ujit” i organizuar nga EUROSAI/WGEA. Nga KLSH në këtë seminar morën, Kryetari. Z. Bujar Leskaj, Zj. Marjola Lleshi, Kryeaudituese dhe Zj. Xhuljeta Çelaj, specialiste.

eurosai wpea 23apr13

Në këtë seminar ishin të pranishëm gjithashtu përfaqësuesit e SAI-ve të Estonisë, Francës, Lituanisë, Polonisë, Sllovenisë, Republikës Çeke, Hungarisë, Latvias dhe Bullgarisë.
Gjatë ditës së parë të seminarit SAI-t e Estonisë, Sllovenisë dhe Republikës Çeke, Francës dhe Polonisë prezantuan rezultatet e auditimeve të kryera në fushën e menaxhimit të ujit. Ata gjithashtu evidentuan zonat me risqe më të mëdha dhe sollën eksperiencat e tyre në lidhje me aspekte metodologjike të auditimit të menaxhimit të ujit. Ishin të pranishëm gjithashtu edhe dy moderatorë, zj. Martina Mlinaric, nga European Environmental Bureau, dhe z. Sebastian Treyer, nga Institute for Sustainable Development and International Relations, të cilët folën mbi temën e menaxhimit të ujit në Europë nga një prospektivë shkencore duke evidentuar aspektet më kritike të legjislacionit BE në këtë fushë (si për shembull zbatimi i direktivave Water Framework Directive 2000, Waste Water Treatment Directive dhe River Basin Management Planning).
Në ditën e dytë të seminarit u diskutua mbi Udhëzuesin e INTOSAI-t mbi Çështjet e Auditimit të Ujit i cili do të aprovohet gjatë Seminarit INTOSAI/WGEA që do të mbahet në Tallin, Estoni më 3 - 5 qershor 2013. Ky udhëzues konsideron dhe analizon konkretisht rreth 105 auditimet më domethënëse mbi menaxhimin e ujit që janë kryer gjatë këtyre dhjetë viteve të fundit nga SAI-t në botë. U theksua veçanërisht rëndësia e këtij Udhëzuesi në parandalimin e risqeve tipike që ndeshen gjatë auditimeve të menaxhimit të ujit, si për shembull mungesa e të dhënave të besueshme, mungesa e metodologjive dhe mjeteve inovative dhe multi disiplinore për auditimet e ujit. Seminari vazhdoi më tej me diskutime në grup në lidhje me eksperiencat individuale  dhe konkrete të SAI-ve për sa i përket menaxhimit të ujit.
Në mbyllje organizatorët falënderuan përfaqësuesit e SAI-ve që kontribuuan me prezantimet e tyre dhe SAI-t e tjerë që morën pjesë në diskutimet në grup.