Njoftime

Kryetari i KLSH-së takoi Drejtorin e TIKA-s në Shqipëri

05.09.2013

Në datë 5 shtator 2013, Kryetari i KLSH Bujar Leskaj takoi në mjediset e TIKA Shqipëri, Prof. Birol Çetin, drejtor i TIKA në Shqipëri. Z. Leskaj vlerësoi kontributin e dhënë nga TIKA në Shqipëri  gjatë me shumë se dy dekadave, si ndihmë e Qeverise Turke për Institucionet e Shtetit Shqiptar. Z. Leskaj u angazhua të ndihmojë TIKA-n në përshpejtimin e procedurave të administrates shtetërore shqiptare, për përfundimin e disa projekteve me mbështetjen e TIKA-s.

Prof. Çetin falenderoi për mbështetjen e KLSH-së dhe u shpreh i gatshëm të ndihmonte auditimin publik në Shqipëri, duke vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm të KLSH me Gjykaten Turke të Llogarive. Me këtë rast, Kryetari i KLSH i paraqiti z. Çetin një projekt të përgatitur nga KLSH për modernizimin e sistemit të teknologjisë së informacionit në institucion, duke kërkuar mbështetjen financare të TIKA-s.