Njoftime

Presidenti i Republikës z.Bujar Nishani dekoroi me “Medaljen e Mirënjohjes” z.Joop Vrolijk, Këshilltar i Lartë i SIGMA-s

16.12.2013

Në datën 13 dhjetor 2013,  Presidenti i Republikës, z.Bujar Nishani dekoroi me “Medaljen e Mirënjohjes”, z.Joop Vrolijk, Këshilltar i Lartë i SIGMA, “Për kontributin dhe ndihmesën e çmuar në përparimin e Institucionit të Kontrollit të Lartë të Shtetit”.Z.Vrolijk ka merita te veçanta për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë KLSH gjatë dy viteve të fundit, sidomos për rritjen e kapaciteteve të audituesve të tij. 

joop 1

Në ceremoninë e dekorimit mori pjesë Kryetari i KLSH-së z.Bujar Leskaj, Ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Republikën e Shqipërisë, z. Martin de la Beij, përfaqësues të SAI-ve partnere, personalitete të botes akademike, profesionistë të fushës së auditimit, etj.

joop2

Drejtor i  Marrëdhënieve me Jashtë i  SAI të Rumanisë, z. Dragos  Budulac,  Zv/Auditues i Përgjithshëm i  SAI të Maqedonisë, z. Naser Ademi, Kryetar i KLSH, z. Bujar Leskaj, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, SH.T. Z. Bujar Nishani, Ekspert i SIGMA, z. Joop Vrolijk, Ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Shqipëri, z. Martin de la Beij, Këshilltar i Presidentit të Zyrës Supreme të Auditimit të Polonisë (NIK), z. Jacek Jezierski, Zëvendës President i Zyrës Supreme të Auditimit të Polonisë (NIK), z. Wojciech Kutyła

Konferenca e dytë Shkencore organizuar nga KLSH, pati edhe mbështetjen e Programit SIGMA nëpërmjet një ndihmë modeste financiare. Një rol të veçantë ne këtë drejtim, si edhe për mbarëvajtjen e Konferencës ka Këshilltari i Lartë i SIGMA, z. Joop Vrolijk.