Njoftime

KLSH zhvillon Analizën Vjetore 2013

29.01.2014

Më datën 28 janar 2014, Kontrolli i Lartë i Shtetit zhvilloi analizën vjetore për aktivitetin e vitit 2013, me pjesëmarrjen e SH.T.Z. Bujar Nishani, President i Republikës, z. Ettore Sequi, Ambasador i Bashkimit Evropian në Shqipëri, z. Robert Wilton, zvAmbasador i Pranisë së OSBE-së në Shqipëri, z. Adriatik Llalla, Prokuror i Përgjithshëm, zj. Majlinda Bregu, Kryetare e Komisionit të Integrimit të Kuvendit, Dr. Prof. Anastas Angjeli, Sekretar i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave të Kuvendit, të Ndihmës Auditorit të Përgjithshëm të ZAP Kosovë, z. Ibrahim Gjylderen, si dhe disa personalitete të botës akademike, shoqërisë civile dhe mediave.

analiza 2013 ap 013

Në fjalën e tij hyrëse, z. Bujar Leskaj theksoi se gjatë vitit të kaluar, KLSH e ka parë realizimin e misionit të tij auditues, mbështetur në dy kolona kryesore, në Strategjinë e Zhvillimit të KLSH 2013-2017, (2013-a ishte viti i parë i zbatimit të saj), si dhe në moton e Kongresit INCOSAI XXI të INTOSAI, të zhvilluar në Pekin në tetor 2013, që auditimi kombëtar të vihet në shërbim të qeverisjes kombëtare, për përmirësimin e menaxhimit publik financiar të vendit.

Për vitin 2013, nga 147 auditime të planifikuara, KLSH ka kryer 164 auditime, ose 11 përqind më shumë, nga të cilat 153 auditime janë përfunduar dhe evaduar plotësisht, ndërsa 11 janë në fazën e evadimit.

KLSH ka propozuar disa ndryshime të rëndësishme kushtetuese dhe ligjore. Së pari, ka kërkuar vendosjen e kufirit të Borxhit Publik në Kushtetutë(propozim i paraqitur në dy vite rrjesht nga auditimi i zbatimit të Buxhetit faktik të Shtetit për vitin 2011 dhe 2012), duke rekomanduar që Ministria e Financave të ngrejë një grup pune me ekspertët më të mirë të fushës, për përgatitjen dhe paraqitjen e një nisme ligjore për fiksimin në Kushtetutë të treguesit të borxhit publik ndaj PBB-së.

Së dyti, nga auditimi i performancës për ndarjen administrative, të kryer në muajt shkurt-tetor 2013, ka rekomanduar ndërhyrjen në ligjin për Pushtetin Vendor, për reduktimin e ndjeshëm të numrit të bashkive dhe komunave, për një shërbim më cilësor ndaj komunitetit, por në respekt maksimal jo vetëm të konsensusit politik mes partive, por edhe të atij social, kulturor dhe historik të zonave te ndryshmë të vendit, sipas kërkesave të Kushtetutës, Neni 108.2.e fenomeneve të përfshira në të, si dhe të tregoni kurajo për të mos e ndalur punën që keni nisur ”. Presidenti vlerësoi se KLSH ka një eksperiencë të pallogaritshme në njohjen e legjislacionit dhe të mënyrave të abuzimit me pronën dhe fondet shtetërore. Ai la porosi që arritjet e institucionit, të cilat janë të dukshme, duhet të përçohen më mirë në opinionin publik.

Fjala e Kryetarit në analizën vjetore të KLSH-së.

Nga ana e tij, z. Ettore Sequi, Ambasador i Bashkimit Evropian, nënvizoi se BE është një ndihmues dhe mbështetës i sinqertë i KLSH dhe këtë e dëshmon projekti me vlerën 2.1 milion euro që akordoi nga fondet IPA 2013 për institucionin. Ai u shpreh i kënaqur që sheh një bashkëpunim të hapur mes KLSH, Kuvendit dhe Prokurorisë dhe theksoi që integriteti i institucioneve është shumë i rëndësishëm. Lufta kundër korrupsionit, theksoi ai, ka nevojë për përpjekje të koncertuara në nivel kombëtar.

Nga auditimet e vitit 2013, KLSH ka zbuluar parregullsi dhe shkelje financiare(në të ardhurat publike dhe shpenzimet e kryera) në nivelin 15. 1 miliardë lekë(ose rreth 108 milionë euro), duke kërkuar shpërblimin e dëmit, pra arkëtimin në 99.9 përqind të tyre. Dëmi ekonomik i zbuluar në të dy vitet 2012 dhe 2013, është rreth dy herë më i madh se vlera e dëmit të zbuluar në tre vitet 2009, 2010 dhe 2011, të marra së bashku. Kallzimet penale vetëm për vitin 2013 janë dy herë më shumë se të tre vitet 2009, 2010 dhe 2011, të marra së bashku.

Pjesa më e madhe e dëmit të zbuluar është nga shitja e pasurisë dhe dhënia e objekteve me qira dhe e pasurive publike me koncesion. Krahas  zbulimeve  me  dëm  ekonomik,  gjatë  vitit  2013, KLSH ka  konstatuar shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në performancën e subjekteve të audituara,  në nivelin e 4, 4 miliardë lekëve(mbi 31 milionë euro), ose 2.5 miliardë lekë më shumë nga shkeljet e konstatuara gjatë vitit 2012.
Në përshëndetjen e tij, Presidenti i Republikës u shpreh se KLSH është një ndër institucionet që ka të bëjë me kredibilitetin e Shtetit. Ai theksoi se dinamika e dy viteve të fundit në institucion është lehtësisht e vërejtshme dhe bën diferencën. Z. Nishani ju drejtua audituesve të KLSH, duke cilësuar se “Ju në punën tuaj duhet të jeni kuriozë dhe kurajozë. Të jeni kuriozë, do të thotë që t’i shkoni në thellësi auditimit, të kuptoni arësyet

Në fjalën e tij, Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, u shpreh se bashkëpunimi mes Prokurorisë së Përgjithshme dhe KLSH është në nivelet më të larta. Ai vlerësoi cilësinë e dosjeve të sjella nga kallzimet e KLSH, si dhe theksoi se Prokuroria ka kërkuar masën e pezullimit nga detyra për cilindo punonjës të kallzuar nga KLSH dhe rihetim të rasteve të shfuqizuara nga prokuroritë e rretheve, përpara vitit 2013.  

Përfaqësuesit e Kuvendit të ftuar në analizë, Prof. Dr. Anastas Angjeli dhe zj. Majlinda Bregu, dhanë mbështetjen e tyre për veprimtarinë e institucionit dhe shprehën besim se amendimet e ligjit organik të KLSH do të miratohen se shpejti.

Kryetari i KLSH, z. Bujar Leskaj pastaj mbajti raportin analitik, ku paraqiti arritjet dhe risitë e aktivitetit të KLSH gjatë vitit 2013, si dhe sfidat për këtë vit. Më tej diskutuan për arritjet dhe problematikat e ndryshme drejtuesit e tjerë të institucionit, si dhe shumë kryeauditues dhe auditues të dalluar për rezultatet e tyre gjatë vitit të kaluar.

Sfidat e KLSH për vitin në vijim janë konsolidimi i mëtejshëm i arritjeve të dy viteve 2012 dhe 2013, realizimi i objektivave të Planit Strategjik 2013-2017 të institucionit dhe përmirësimi legjislativ, për të rritur gamën e auditimeve dhe forcën e zbatimit të rekomandimeve të tij.