Njoftime

KLSH merr pjesë në workshopit me temë: Forcimi i Institucioneve Supreme të Auditimit

01.02.2014

Nga Center Exellence in Finance (CEF) Slloveni, në Ljubljane në datat 29-31 Janar 2014, u organizua workshop-i me temë ”Forcimi i i Institucioneve Supreme te Auditimit”.

Gjatë zhvillimit të këtij aktiviteti morën pjesë përfaqësues nga Institucionet Supreme të Auditimit dhe Institucioneve Qendrore Buxhetore të Bosnje Hercegovines,  Maqedonisë, Moldavisë, Sllovakisë, Turqisë, Slovenisë dhe Shqipërisë. Nga Kontrolli i Larte i Shtetit moren pjese zj. Luljeta Nano Sekretare e Pergjitshme dhe zj.Manjola Naço Drejtore e Departementit te Auditimit te Buxhetit Qendror, Administrates se Larte Publike, Menaxhimit Financiar dhe Auditimit te Brendshem.
Çështjet që u  trajtuan gjatë këtij aktiviteti u fokusuan kryesisht në rolin dhe përgjegjësitë e Institucioneve Supreme të Auditimit në mirëmenaxhimin e financave publike dhe se si këto institucione mund dhe duhet të kontribuojnë në mirëqeverisje.

Gjatë zhvillimit të workshopit pjesmarrësit u njohën me eksperiencën e përfaqesueseve (njëherazi dhe lektore)  të Organizatës së Zhvillimit Internacional të Gjermanisë (GIZ) në lidhje me prezantimin e Kuadrit të GDC-së (German Development Cooperation) me temë: “Rëndësia e Financave Publike për  Bashkëpunimin për Zhvillimin Gjerman”.
Në këtë prezantim u trajtuan konceptet si më poshtë: 
Mireqeverisja Financiare  -Kuadri i Zhvillimit dhe Bashkepunimit Gjerman platforme për vendet e zhvilluara ne fushën e financave publike.
Qasja e Mireqeverisjes Financiare (GFG)  është duke u ridisenjuar në përgjigje të nevojave specifike dhe sfidave që po hasin vendet e zhvilluara.
Gjatë këtij prezantimi u trajtuan çështjet e kalimit nga Menaxhimi i Financave Publike drejt Mireqeverisjes Financiare.
Kjo e fundit i adresohet tre dimensioneve :
- Dimensioni Normativ –qe ka të bëjë me Parimet e Mirëqeverisjes
- Dimensioni i Politikave Ekonomike –ka te beje me ligjet kompetencat burimet etj. 
- Dimensioni Teknik qe ka të bëje me Menaxhimin Financiar Publik

Nje vend të rëndësishëm në këtë workshop zuri prezantimi i Standartit te ri ISSAI 12- Vlerat dhe Dobia e Institucioneve Supreme Auditimit.

Ky standart ishte rrjedhoje e vendimit të marre në INCOSAI 2007- Johanesburg nga Grupi i punës për vlerat dhe dobitë i cili kishte të bënte me :
-Zhvillimin e një kuadri bazik për përcaktimin e vlerave dhe dobive.
-Rënia dakort për procedimin më tutje për zhvillimin e principeve baze.
Ky standart u miratua vitin e kaluar.
Qëllimi i emetimit të një standarti të ri ishte :
- Rritja e interesit të palëve të interesuara dhe zgjerimi i fushave të shërbimeve të gjeneruara nga Institucionet Supreme të Auditimit
- Njohja dhe pranimi  nga INTOSAI i nevojës në rritje për të demostruar vlerat, përfitimet dobitë nga veprimtaria e SAI-ve
- Adaptimi dhe përfshirja brenda kuadrit te ISSAI-ve
ISSAI 12 përcakton që:  Të sigurojë që zyrtarët e zgjedhur veprojnë në mënyrën më të mirë dhe në përputhje me interesat e qytetarëve që ata përfaqësojnë. Qeveritë dhe njësitë e sektorit publik duhet të jenë të përgjegjshëm në administrimin e dhe përdorimin e fondeve publike.
Institucionet Supreme të Auditimit forcojnë përgjegjshmërinë transparencën e integritetin duke audituar në mënyrë të pavarur sektorin publik dhe duke raportuar mbi gjetjet e tyre.
Kjo i krijon mundesi punonjësve të sektorit publik në funksion të përgjegjësive të tyre që në referencë të gjetjeve të auditimit e rekomandimeve, të ndërrmarrin veprime korrekte të përshtatshme dhe në këtë mënyrë plotësohet cikli i përgjegjshmërisë.

Në fokus të prezantimit të ISSAI 12 ishin trajtimi i tre objektivave që janë:

Objektivi nr.  1: Forcimi i transparencës, përgjegjshmërisë dhe integritetit.
Objektivi nr. 2: Demostrimi i rëndësisë së SAI-t tek qytetaret, parlamenti dhe aktorët e tjerë të interesit.
Objektivi nr. 3: SAI duhet të jetë një organizate që udhëheq nëpërmjet shembullit.

Krahas sa më sipër objekt prezantimi dhe diskutimi ishte dhe tema “Institucionet Supreme të Auditimit si një nga aktoret kryesore të llogaridhënies publike”. Diskutimet për këtë çështje u bazuan referuar trajtimeve të bëra në ISSAI 1, ISSAI 200 dhe ISSAI 10.
Në këtë këndvështrim theksi u vu në rolin që luajnë SAI-t në ciklin e buxhetor ( Hartimi  buxhetit dhe zbatimi i tij), sinergjizimi i Auditimit të jashtëm me politikat e buxhetimit të orientuara drejt rezultatit (outputet) etj.
Një vend të rëndësishëm gjatë këtij aktivitetit zune prezantimet e pjesmarrësve mbi gjëndjen dhe reformat e ndërrmara nga SAI-t e vendeve të tyre.
Prezantimi i bërë nga përfaqësuesit e KLSH-së u përqëndrua në kuadrin tonë rregullator ekzistues si dhe amendimet e paraqitura së fundmi në Parlament (amendime këto të cilat reflektojnë më së miri kërkesat e Standarteve Ndërkombëtare)
Gjatë prezantimit u theksua veprimtaria e KLSH-së dy vitet e fundit në lidhje me ngritjen dhe zhvillimin e kapaciteteve, trajnimet, marreveshjet e bashkëpunimit, publikimet, intensifikimi i marrëdhënjeve me SAI-t partnere, kryerja e auditimeve të performancës, perspektivat për auditimet e sistemeve të IT-së në 2014 si dhe u prezantuan gjashtë objektivat e Strategjisë 2013-2017.
Në fund të takimit nga ana e koordinatores se workshopit u kërkua materiali në lidhje me masat konkrete të ndërrmara nga KLSH për reformimin e modernizimin e institucionit pasi do ta vendosnin në botimin periodik informativ “CEF newsletter”.