Njoftime

Performanca 2013 e KLSH-së, në përputhje me Standardet e INTOSAIT-t

16.06.2014

Të nderuar deputetë,

Mbështetur në drejtimet e zhvillimit të Planeve Strategjike 2011-2017 të organizatave profesionale të fushës INTOSAI dhe EUROSAI, Kontrolli i Lartë i Shtetit, në fillim të vitit 2013, finalizoi, në bashkëpunim me ekspertë të SIGMA (Programi i BE dhe OECD “Mbështetje për Përmirësim në Qeverisje dhe Menaxhim”), Strategjinë e tij të Zhvillimit 2013-2017 dhe Planin e Veprimit, me vizionintë jetë një trupë profesionale që i kontribuon shtimit dhe kursimit të vlerës së parave publike, duke dhënë siguri mbi llogaritë financiare të përdoruesve të tyre dhe duke ndihmuar në përmirësimin e menaxhimit të Qeverisë e të enteve të tjera publike nëpërmjet auditimit, duke fituar në këtë mënyrë besim të plotë tek qytetarët shqiptarë dhe institucionet e audituara.

Në përputhje me katër boshtet strategjike të zhvillimit të INTOSAI dhe EUROSAI Për zbatimin e standardeve profesionale ISSAI; Ndërtimin e kapaciteteve institucionale; Shkëmbimin e njohurive audituese dhe Mirëqeverisjen e Komunikimin, duke reflektuar moton e INTOSAI-t “Experentia mutua Omnibus prodest” (Nga eksperienca e përbashkët fitojnë të gjithë), si dhe në zbatim të rekomandimit të Raportit të Progresit të Shqipërisë të Komisonit Europian të Tetorit 2012, që: “ Auditimi i jashtëm duhet të vijë në nivel me standardet e INTOSAI-t”[1], KLSH ka punuar në drejtimet e mëposhtme, duke qenë viti 2013 viti i parë i zbatimit të Strategjinë së tij të Zhvillimit 2013-2017, strategji e cila synon sjelljen e veprimtarisë audituese të institucionit në parametrat e institucioneve të zhvilluara simotra të Bashkimit Evropian, në përputhje të plotë me mandatin kushtetues të KLSH dhe me pritshmëritë e Kuvendit dhe të qytetarëve.

1. Përmirësimi i rezultateve në auditim

Në zbatim të motos së Kongresit të XXI-të INTOSAI-t, të zhvilluar në Pekin vitin e kaluar, që“ auditimi kombëtar të vihet në shërbim të qeverisjes kombëtare, për përmirësimin e menaxhimit financiar publik të vendit , duke përditësuar manualet ekzistuese të auditimit, të bazuar në analizën e riskut, kemi përfunduar 164 auditime, nga 147 t ë planifikuara ose 11 përqind më shumë,duke zbuluar parregullsi dhe shkelje financiare në nivelin e 12,5 miliardëve lekëve në të ardhurat e Buxhetit të Shtetit, si dhe 2,6 miliardë lekë në shpenzimet e kryera, me dëm efektiv të përgjithshëm, të konstatuar në vlerën 15,1 miliard ë l ekë, ose rreth 108 milionë euro . Kemi rekomanduar shpërblimin e këtij dëmi në masën 99,9%. Vërejmë se d ë mi ekonomik i zbuluar nga KLSH n ë t ë dy vitet 2012 dhe 2013, është rreth dy herë më i madh se vlera e dëmit të zbuluar prej tij në tre vitet 2009, 2010 dhe 2011, t ë marra s ë bashku.

Krahas zbulimeve me dëm ekonomik, gjatë vitit 2013, si KLSH kemi konstatuar shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në performancën e institucioneve të audituara, në nivelin e 4, 4 miliard ë lekëve (mbi 31 milionë euro), ose 2.5 miliardë leke më shumë nga shkeljet e konstatuara gjatë vitit 2012.

KLSH ka kryer 63 auditime në ministri dhe institucione të tjera të pushtetit qëndror, 57 auditime në institucione të pushtetit vendor, 27 auditime në institucione financiare, shoqëri me kapital të përbashkët, njësi dhe projekte me financime të huaja, si dhe 6 auditime në institucione të mbrojtjes së mjedisit.

Treguesi i dobisë së rezultateve të auditimit(raporti i shpenzimeve të një SAI me fondet e kërkuara për zhdëmtim nga dëmi i konstatuar në Buxhetin e Shtetit), i përdorur gjërësisht nga institucionet moderne të auditimit, flet qartë për punën tonë. Për vitin e kaluar, ai rezultoi 52.3 lekë të kërkuar për t’u zhdëmtuar, për çdo 1 lek të shpenzuar për KLSH-në . Gjatë viteve 2009-2011, për 1 lek të shpenzuar nga buxheti i shtetit, KLSH ka kërkuar për zhdëmtim 21 lekë, ndërsa për vitin 2013, ashtu si dhe ne vitin 2012, për çdo 1 lek të shpenzuar, institucioni ka kërkuar për zhdëmtim 52 lekë, ose rreth 31 lekë më shumë.

Si institucion suprem i auditimit publik (SAI), kemi propozuar disa ndryshime të rëndësishme kushtetuese dhe ligjore, të cilat kanë impakt të drejtpërdrejtë në mirëqeverisjen e financave publike.

Së pari, kemi kërkuar vendosjen e kufirit të Borxhit Publik në Kushtetutë (propozim i paraqitur në dy vite rradhazi nga auditimi i zbatimit të Buxhetit faktik të Shtetit për vitin 2011 dhe 2012), duke rekomanduar që Ministria e Financave të ngrejë një grup pune me ekspertët më të mirë të fushës, për përgatitjen dhe paraqitjen e një nisme ligjore për fiksimin në Kushtetutë të treguesit të nivelit të borxhit publik ndaj Produktit të Brendshëm Bruto të Vendit.

Së dyti, për dy vite rradhazi 2012 dhe 2013, institucioni ka rekomanduar saktësimin dhe shqyrtimin me realizëm të gjendjes së borxheve qe Buxheti i Shtetit ka ndaj sipërmarrësve private, si dhe përcaktimin e masave për të lehtësuar sa të jetë e mundur sipërmarrjen private nga gjendja e vështirë ku ndodhet.

Së treti, nga auditimi i performancës për ndarjen administrative të vendit, i kryer në muajt shkurt-tetor 2013, kemi rekomanduar një ndarje të re Administrative Territoriale, për të realizuar reduktimin e ndjeshëm të numrit të bashkive dhe komunave, duke synuar një shërbim më cilësor ndaj komunitetit, në respekt maksimal të konsensusit politik mes partive, si dhe të atij social, kulturor dhe historik të zonave të ndryshme të vendit, sipas Kërkesave të Kushtetutës, Neni 108. Pika 2, dhe të Kartës Europiane të Autonomisë Vendore.

Sikurse e ka theksuar ne Pekin ne tetor 2013 Presidenti i INTOSAI-t, Audituesi i Pergjithshem i Kines Liu Jayi, “ Ne SAI-t duhet të fokusohemi në faktorët e përgjithshëm apo ata sistemikë që ndikojnë fuqishëm në zbatimin e politikave dhe në qëndrueshmërinë financiare afat-gjatë të vendeve tona, duke kontribuar në krijimin e politikave publike të shëndosha financiare dhe monetare”.

Ne kete kendveshtrim, jemi të ndërgjegjshëm që mund të arrijmë një progres real dhe modernizim të institucionit, vetëm duke zbatuar Strategjinë tonë të Zhvillimit 2013-2017, dhe, natyrisht, ligjin e ri organik të institucionit, që do të miratohet dhe do të na shërbejë jo vetëm për të vendosur veprimtarinë tonë audituese të bazuar në standardet ndërkombëtare të auditimit, por edhe për të shtuar kontributin në përmirësimin e qeverisjes dhe të menaxhimit të fondeve publike.

Në drejtim të luftës kundër korrupsionit dhe përmirësimit të qeverisjes, për vitin 2013, KLSH ka bërë 38 kallëzime penale ndaj 94 punonjë sve publikë, kryesisht në punë s të lartë dhe të mesë m të administrat ë s . Numri i kallzimeve penale të viteve 2012 dhe 2013 është rreth katër herë më i lartë se kallzimet penale të kryera në tre vitet e marra së bashku, 2009, 2010 dhe 2011. Kallzimet penale vetëm për vitin 2013 janë dy herë më shumë se të tre viteve 2009, 2010 dhe 2011, të marra së bashku.

Gjetjet tona mund te ishin edhe më të larta, nese do të auditonim strukturat tatimore. Gjatë vitit 2013, sikurse edhe gjatë viteve fund i 2009-ës, 2010, 2011 dhe 2012, auditimet tona në organet tatimore kanë dështuar, për mosdhënien e informacionit të kërkuar nga ne. Në rast se deri në tetor 2013, administrata tatimore e justifikonte mosdhënien e informacionit me Vendimin Nr. 98, datë 20.10.2009 të Gjykatës së Apelit Tiranë, pas Vendimit Nr. 83, datë 20.10.2013 të Gjykatës së Apelit Tiranë, që i jep të drejtë KLSH-së të kërkojë informacionin që i nevojitet, çdo pengesë e mëtejshme është në kundërshtim flagrant me ligjin.

Zhvillimi i kapaciteteve audituese

Në Deklaratën e Pekinit te Kongresit XXI te INTOSAI-t, theksohet se: “ INTOSAI njeh se është e rëndësishme që metodat e auditimit të SAI-ve të bazohen në njohuritë teknike dhe shkencore aktuale dhe që audituesit të kenë kualifikime të përshtatshme, si dhe integritet moral”. Në zbatim të parimeve te përmbajtura ne ISSAI 12 “Vlerat dhe Dobite e Institucioneve Supreme te Auditimit”, te tilla si (1) Forcimi i pergjegjshmerise, transparences dhe integritetit te qeverise dhe enteve te sektorit publik, (2) Demonstrimi i vashdueshem i rendesise qe ka SAI per qytetaret, Parlamentin dhe aktoret e tjere, si dhe (3) Te Qenit nje institucion model qe drejton permes shembullit, kemi punuar të zhvillojmë aftësitë tona audituese, duke kthyer vëmendjen drejt auditimit të performancës, krahas konsolidimit të auditimit financiar dhe thellimit të luftës kundër korrupsionit, në sinergji me institucionet e tjera publike.

Jemi përpjekur të menaxhojmë me efiçiencë dhe efektivitet burimet tona njerëzore. Kemi konsoliduar dy departamentet e krijuara gjatë vitit 2012, atë të Auditimit të Performancës dhe Departamentin e Kërkimit Shkencor dhe Zhvillimit, departamente të cilët nga pikëpamja strukturore përbëjnë shtyllat e modernizimit të institucionit . Ndryshimet strukturore sollën zhvendosjen e një pjesë të punonjësve që kryenin funksione administrative mbështetëse në detyra audituese, duke realizuar shtimin e “trupës audituese” dhe të “trupës së kontrollit të cilësisë”, në dobi të veprimtarisë sonë kryesore, që është kryerja e auditimeve.

Nëpërmjet një procesi të vazhdueshëm kualifikimi, kryerjes së trajnimeve të thelluara dhe gërshetimit të ngritjes arsimore me veprimtarinë praktike audituese, struktura e punonjësve në KLSH për vitin e kaluar ka vijuar të përmirësohet, jo vetëm thjesht në favor të stafit auditues me arsim të lartë, por dhe të stafit me kualifikime profesionale, akademike dhe grada shkencore, si dhe me kualifikim në fusha të dyta ekspertize. Në fund të vitit 2013, rreth 9% e stafit, ose 14 punonjës kishin më shumë se një diplomë universitare në ekonomi, jurisprudence si dhe në fusha auditimi, 5 punonjës ishin me grada shkencore doktor dhe profesor, 3 punonjës zotëronin çertifikim ndërkombëtar nga Instituti i Ekspertëve të Çërtifikuar të Auditimit Publik (CITFA) të Britanisë së Madhe, ndërsa 5 auditues të lartë u çertifikuan dhe diplomuan nga Nisma për Zhvillim IDI e INTOSAI-t për auditimin e borxhit publik, të teknologjisë së informacionit dhe për analizën e riskut, dhe 4 të tjerë ishin në proces çertifikimi. Nderkohe ne vitin 2013, 21 auditues te KLSH rezultuan te çertifikuar si Auditues te Brendshem. I gjithë ky staf është angazhuar në nivelet e mesme dhe të larta drejtuese të institucionit.

Në zbatim të standardit ndërkombëtar ISSAI 40 “Për Kontrollin e Cilësisë”, të standardit ISSAI 1220 “Kontrolli i Cilësisë për Auditimin Financiar” dhe të rekomandimeve të SIGMA-s, procesi i sigurimit të cilësisë ose “Shqyrtimet e Ftohta”, janë realizuar nga një strukturë e përkohshme e krijuar brenda KLSH-së, pas evadimit e arkivimit të dosjeve të auditimeve. Grupi i shqyrtimit, i përbërë nga 10 auditues dhe nga dy drejtues grupi, përzgjodhi në mënyrë rastësore 24 dosje auditimi ose 15% te auditimeve të kryera dhe të evaduara brenda muajit dhjetor 2013, në krahasim me 13 % te dosjeve të shqyrtuara në vitin 2012.

Në vitin 2013, KLSH ka denoncuar në Prokurori për abuzim me detyrën dy ish-auditues të tij, bazuar në kontrollet e cilësisë sipas standardit ISSAI 40. Auditimi i brendshëm në institucion është fuqizuar dhe ka marrë rëndësinë e duhur, duke synuar administrimin sa më efiçient të fondeve dhe të burimeve tona njerëzore.

Ne përputhje me fjalet e ish-Presidentit te INTOSAI-t, z. Terence Nombembe, Audituesit te Pergjithshem te Afrikes se Jugut, ne Kongresin e XXI te INTOSAI-t ne Pekin, tetor 2013, se “ SAI-t duhet të vazhdojnë me trajnimet për të ruajtur superioritetin e tyre në mjedisin e auditimit të sektorit publik. Këto trajnime do të pajisin stafin e SAI-ve me pushtetin e mendimit dhe të analizës së pavarur”, duke e konsideruar zhvillimin e burimeve njerëzore si investimin më parësor në KLSH, çdo pjesëtar i stafit u trajnua vitin e kaluar për më shumë se 22 ditë. Ky tregues,i ngjashëm me atë të SAI-ve të zhvilluara, po të krahasohet me tre vitet 2009, 2010 dhe 2011, kur janë kryer respektivisht 2, 3.1 dhe 2.1 ditë trajnimi/punonjës në vit, rezulton 10 herë më i lartë se mesatarja e viteve 2009, 2010 dhe 2011 ose sa 5 fishi i dy viteve të fundit të marra së bashku.

Duke realizuar afërsisht një muaj pune si ditë trajnimi për auditues në secilin prej viteve 2012,2013, si dhe duke kryer njëkohësisht të njëjtin numër auditimësh apo edhe pak më tepër, në raport me vitet 2009,2010,2011, të marra veçmas, institucioni ka rritur efiçiencën dhe efektivitetin e punës audituese, duke patur parasysh se audituesit ishin “të zënë” me vetëm dy ose tre ditë trajnimi në vit, në vitet e kaluara.

Si KLSH, per vitin 2013 realizuam 3,090 ditë trajnimi, nga 227 ditë në vitin 2011. Kemi trajnuar 120 punonjës jashtë vendit, me një mesatare 5,3 ditë trajnimi jashtë vendit për punonjës .

Në funksion të objektivit strategjik të rritjes se kapaciteteve audituese, KLSH aplikoi pranë Delegacionit të BE-së në Tiranë dhe fitoi Projektin e Binjakëzimit, ne kuadër te fondeve IPA 2013, për “Forcimin e kapaciteteve të Auditimit të Jashtëm”, në vlerën prej 2.11 milion Euro. Ky projekt nis në fund të këtij viti dhe do të forcojë kapacitetet audituese të KLSH, përmes zhvillimit dhe zbatimit të metodologjive moderne të auditimit, kualifikimit të mëtejshëm të burimeve njerëzore dhe përmirësimit të raporteve të auditimit dhe të skemave për ndjekjen e rekomandimeve të institucionit.

2. Marrëdhëniet me Kuvendin

Strategjia e zhvillimit të KLSH-së 2013-2017 nuk mund të realizohet pa një bashkëpunim efektiv dhe konstruktiv me Kuvendin e Shqipërisë. Me mandat kushtetues dhe si SAI, ne baze te Nenit 8 te standardit ISSAI 1, KLSH vepron si një agjent i Kuvendit dhe i publikut, për sigurimin e mirëqeverisjes së fondeve publike .

Rezoluta e Asamblesë të Përgjithshme te Kombeve te Bashkuara A66/209 e 22 dhjetorit të vitit 2011, njeh rolin e rëndësishëm te institucioneve te auditimit te jashtem publik(SAI-t) në promovimin e efikasitetit, përgjegjshmërisë, efektivitetit dhe transparences se administratës publike, rol i cili kontribuon në arritjen e objektivave te zhvillimit kombëtar. Asambleja e OKB-se i inkurajon vendet anetare dhe parlamentet e tyre qe te zbatojne, në përputhje me strukturat e tyre institucionale kombetare, parimet e përcaktuara në

Deklaratat e Limes dhe Meksikos”.

Ne kete kendveshtrim , falenderojmë Kuvendin dhe të gjithë Ju deputetët, për interesimin e treguar ndaj veprimtarisë sonë gjatë vitit të kaluar, dhe për mirëkuptimin ndaj nesh. Ne, nga ana jone, ju kemi ftuar ne çdo analize dhe aktivitet tjeter te rendesishem tonin edhe gjate vitit 2013, te vetedijshem se duke Ju informuar totalisht dhe duke shkëmbyer mendime dhe eksperienca me Ju, i sherbejme me efektivitet misionit tone.

Vlerësojmë mbështetjen financiare të dhënë nga Kuvendi, e cila, dhe pse modeste, garanton funksionimin normal të aktivitetit tonë auditues. Vlerësojmë përkrahjen e Kryetarit të Kuvendit, të deputetëve anëtarë të Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, si dhe vullnetin dhe gatishmërinë e Kuvendit, që me Vendimin Nr. 64 “ Për fillimin e procedurave parlamentare për auditimin e veprimtarisë ekonomike të KLSH-së”, i ka siguruar institucionit auditimin e jashtëm të fondeve të tij, duke mbështetur prirjen tone per nje SAI te hapur dhe transparent ndaj Kuvendit, institucioneve te audituara dhe qytetareve. Jemi në pritje të audituesit të jashtëm të pavarur, që do të përzgjidhet nga Kuvendi, si dhe të miratimit të Ligjit Organik të institucionit.

3. Partneriteti me partnerët e brendshëm dhe të jashtëm

a. Partnerët e brendshëm

Institucioni konsolidoi zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara gjatë vitit 2012 më shumë institucione shtetërore dhe organizata të shoqërisë civile, si dhe nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Fakultetin Gjeologji-Miniera të Universitetit Politeknik të Tiranës, me Shoqatën e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës, me Institutin për Studime Publike dhe Ligjore, me gazetën “Ekonomia” dhe me shoqatën e Bashkive të Shqipërisë.

Në zbatim të standardit ndërkombëtar ISSAI 9150 “Koordinimi dhe Bashkëpunimi mes SAI-ve dhe audituesve të brendshëm” dhe të marrëveshjes së majit 2012, bashkëpunimi i KLSH me strukturat e auditimit të brendshëm të Ministrisë së Financave ka qenë konkret deri në shtator 2013. Shpresojmë që ky bashkëpunim të vijojë gjatë këtij viti dhe të intensifikohet.

Ne bashkepunimin me Qeverine, ne permbushje te misionit te SAI-ve te percaktuar ne Deklaraten e Pekinit te Kongresit te XXI-te te INTOSAI-t qe auditimi kombetar te vihet ne sherbim te qeverisjes kombetare, si dhe ne baze te nenit 9 te standardit ISSAI 1 (Deklarata e Limes), ne si SAI nuk zhvillojme dhe hartojme politika, por auditojme zbatimin e politikave te hartuara nga Qeveria.

b. Partnerët e Jashtëm

Gjatë vitit 2013, në zbatim të Nenit 15 “Per Shkembimin nderkombetar te Eksperiencave” te standardit ISSAI 1 dhe te standardit ISSAI 30 “Kodi i Etikës i SAI-ve”, KLSH aplikoi dhe u pranua anëtar i Task Forcës së Organizatës Evropiane të Institucioneve Supreme të Auditimit (EUROSAI) “Mbi auditimin e etikës”. Nëpërmjet anëtarësimit dhe pjesëmarrjes aktive në këtë organizëm, si dhe aplikimit të Instrumentit të vetëvlerësimit të integritetit INTOSAINT, jemi përpjekur të forcojmë infrastrukturën etike si brenda institucionit, ashtu dhe të promovojmë integritetin dhe etikën në institucionet e sektorit publik që auditojmë, duke “udhëhequr nëpërmjet shembullit”, kerkese kjo e përmbajtur ne Parimin 8 “Sigurimi i Transparences dhe i llogaridhënies se duhur nga SAI-t”, të standardit ISSAI 12 “Vlerat dhe Dobite e Institucioneve Supreme te Auditimit”.

Viti 2013 është viti i konsolidimit të marrëdhënieve të KLSH-së me institucionet ndërkombëtare të auditimit si organizatat ndërkombëtare të profesionit, INTOSAI dhe EUROSAI, ku KLSH është anëtar aktiv. Kemi marre pjese në P rogramin “3i(Nisma e Zbatimit te ISSAI-ve”) të INTOSAI-t, duke nënshkruar në mars 2013 Marrëveshjen e Angazhimit me përfaqësues të Nismës së INTOSAI-t për Zhvillim(IDI) dhe me EUROSAI. Ne zbatim te nje nga drejtimet themelore te Strategjise se Zhvillimit te KLSH 2013-2017 per zbatimin me efektivitet te standardeve ISSAI, ngritëm grupin e punës me mbështetjen e SIGMA, duke plotësuar të gjitha detyrimet që rrjedhin nga kjo marrëveshje.

Në vitin 2013, krahas përfundimit të marrëveshjeve të bashkëpunimit me Gjykatën Austriake të Auditimit, me Institucionin Shtetëror të Auditimit të Malit të Zi, me Zyrën e Auditimit të Institucioneve të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe me SAI-n e Maqedonisë, KLSH nisi negociata për përfundimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit dhe me SAI-t e Greqisë, Bullgarisë dhe Serbisë, duke synuar fuqizimin e një rrjeti të vendeve të Evropës Juglindore të institucioneve më të larta të auditimit, nën shembullin dhe eksperiencën e rrjeteve të ngjashme të krijuara në Evropë.

Marreveshjet e nënshkruara gjate vitit 2012 me SAI-t e zhvilluara të Polonise dhe Turqise, gjate vitit 2013 jane zbatuar me se miri, duke mundësuar per çdo auditues te KLSH qe te trajnohet per nje periudhe kohore 7-14 dite prane ketyre SAI-ve me eksperience, nderkohe qe dhe me SAI-t e Kroacise, Sllovenise dhe te Kosoves ka vazhduar bashkepunimi.

Kemi vijuar në një marrëdhënie intensive me SIGMA, ekspertët e të cilës e kanë mbështetur institucionin me programe trajnimi, në fusha me interes të lartë, si auditimi financiar, auditimi i përputhshmërisë, auditimi i performancës, auditimi i sistemeve të teknologjisë së informacionit, etj.

Ne zbatim te standardit ISSAI 5600 per “Marrjen e Eksperiences dhe Rishikimin e Punes mes Kolegeve (Peer review)”, kemi përkthyer standardin, i kemi njohur te gjithe audituesit me te dhe kemi përgatitur platformen per nisjen e procesit “Per Review” per kete vit, duke ftuar nje SAI te zhvilluar dhe partner me KLSH. Kete nisme do ta ndërmarrim pas përfundimit te auditimit te jashtem te llogarive tona, nga eksperte te caktuar nga Kuvendi.

Gjate vitit 2013, duam të theksojmë partneritetin e konsoliduar mes KLSH dhe DG-Budget të Komisionit Evropian, sidomos në drejtim të bashkëpunimit për sigurimin e një draft-ligji organik për institucionin, në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare ISSAI.

Viti 2013 shënoi dhe fillimin e një praktike të re për KLSH-në, si SAI organizator i konferencave apo seminareve të ndryshme rajonale dhe ndërkombëtare për zhvillimin e auditimit të jashtëm publik. Përmendim dy aktivitete kryesore te zhvilluara:

a-Konferenca e II-të shkencore e KLSH-së ne Tirane, dhjetor 2013, me temë “ Roli i Institucioneve Supreme të Auditimit në Menaxhimin e Përgjegjshëm Publik përballë sfidave aktuale”, Konferenca e dytë Shkencore u organizua me mbështetjen modeste dhe të Programit SIGMA. Ne te morën pjese rreth 120 pjesëmarrës nga SAI-t e zhvilluara partnere te KLSH, si nga Gjykata Evropiane e Audituesve, nga SAI polak, turk, nga SAI-t e rajonit, nga DG-Budget, përfaqësues të institucioneve te tjera shtetërore, të botës akademike, të shoqatave të profesionistëve të fushës, të shoqërisë civile dhe mediave ne Shqipëri, etj. Konferenca trajtoi 26 tema, nder te cilat spikaten temat për Krizën financiare dhe rritjen e rolit mbikëqyrës te auditimit publik mbi financat e Shtetit, Shtimi i transparencës dhe cilësisë se informacionit për publikun, Përmirësimi i ndjeshëm i ndërveprimit te auditimit te jashtëm me auditimin e brendshëm publik, etj.

b-Seminari “Mbi Vijimësinë e Bashkëpunimit rajonal për Auditimin e Performancës”, i zhvilluar në shtator 2013, në Tiranë, i organizuar bashke me TAIEX dhe Grupin e Punës të EUROSAI për Aktivitetet e Përbashkëta në Auditim.

Në aktivitetin e organizuar nga Gjykata Evropiane e Llogarive në bashkëpunim me SIGMA-n në Nëntor të vitit 2013 në Mal të Zi , KLSH ndërmori nismën që për vitin 2014 të organizojë Konferencën rajonale mbi “Auditimin bazuar në limitin e materialitetit dhe modelimin” si dhe për dy konferenca të tjera të jete bashke-organizator me SAI-t e Malit të Zi dhe të Serbisë.

4. Rritja e transparencës dhe e komunikimit me qytetarin

Bazuar ne standardin ISSAI 12, Parimi 4 “Raportimi mbi rezultatet e auditimit” dhe Parimi 6 “Komunikimi ne mënyrë efektive me palët e interesuara”, si dhe ne ISSAI 20, Parimi 8, jemi përpjekur te zbatojmë një strategji komunikimi, në funksion të rritjes së nivelit të llogaridhënies publike dhe transparencës, duke intensifikuar marrëdhëniet me publikun dhe vete qytetarin.

Kemi trajtuar 401 letra dhe ankesa nga qytetarët, për probleme të ndryshme, në krahasim me një numër të papërfillshëm të letrave dhe ankesave të trajtuara në vitin 2011.

Krahas shtimit të vrullshëm të pranisë se rezultateve dhe gjetjeve të auditimeve të institucionit në median e shkruar dhe elektronike, të vërejtur edhe gjatë vitit 2012, risi e vitit 2013 ishte angazhimi i 42 punonjësve të KLSH, kryesisht kryeauditues dhe auditues të lartë, në përgatitjen dhe botimin e mbi 140 shkrimeve, analizave dhe opinioneve, në të gjitha gazetat e vendit. Ndërkohë, pasqyrimi ne media i rezultateve te auditimeve te KLSH, te përcjella nëpërmjet njoftimeve për shtyp te institucionit, sikurse dhe gjate vitit 2012, ka një rritje rreth mbi dy here, ne krahasim me pasqyrimin e vitit 2011.

Ky vit është i treti radhazi, ku, në zbatim te Parimit 8 “Sigurimi i transparencës dhe i llogaridhënies se duhur nga SAI-t”, analizat vjetore në nivel departamenti auditimi zhvillohen krejtësisht të hapura, në prani të përfaqësuesve të medias, përgjatë disa ditëve, dhe finalizohen me analizën e përgjithshme te KLSH.

Në zbatim të parimit 8-të të ISSAI 20 për komunikimin aktiv e profesional të një SAI nëpërmjet publikimeve, gjatë vitit 2013, institucioni ka vijuar punën e nisur në vitin 2012 dhe 10 botimeve të realizuara gjatë vitit 2012, i janë shtuar edhe 12 botimet e vitit 2013. Kolana e botimeve të KLSH-se ka arritur në 22 tituj në dy vitet e fundit.

Personalitete të shquara të financave dhe auditimit publik, përfaqësues të botës akademike kanë dhënë një kontribut cilësor për revistën shkencore “Auditimi Publik” te KLSH. Për te dytin vit radhazi, ne 2013-en, KLSH botoi tre numrat e rradhes te Revistës, e cila është njohur nderkombetarisht me numrin ISSN, si dhe ne vend me Vendim te Ministrit te Arsimit “ Për akordimin e statusit Reviste Shkencore revistës se KLSH “Auditimi Publik”.

Botimet kanë ndihmuar në rritjen e kapaciteteve audituese, sidomos botimet e vitit 2013, si “Udhëzuesi i Auditimit Financiar (ISSAI 1000-2999)”, “Udhëzuesi i Auditimit të Përputhshmërisë (ISSAI 4000-4200)” dhe “Standardet e Auditimit të Borxhit Publik (ISSAI 5410-5440)”. Njëkohësisht, ato duke e bërë më transparente të gjithë veprimtarinë e institucionit.

Në këtë frymë transparence dhe mision komunikimi, do te përpiqemi te japim në vijimësi kontributin tone si KLSH, në punën në sistem për përmirësimin e qeverisjes dhe rritjen e pergjegjesise dhe llogaridhënies se institucioneve publike, ku përfshihen 1) Qeveria, 2)Opozita, 3) Kuvendi dhe Institucionet e Pavarura dhe 4) Shoqëria Civile dhe Mediat.

Ne zbatim te parimeve 8 (Sigurimi i transparencës dhe i llogaridhënies se duhur nga SAI-t), 9(Sigurimi i qeverisjes se mire nga SAI-t) dhe 10 (Pajtueshmëria me Kodin e Etikes se SAI-ve) te standardit ISSAI 12, ne si KLSH synojmë te jemi një institucion qe “drejton përmes shembullit”.

5. Vlerësime për performancen e KLSH 2013

Performanca e KLSH është vlerësuar nga Presidenti i Republikës, z. Bujar Nishani, me rastin e analizës vjetore te institucionit, ne janar 2014, nga Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta ne përshëndetjen e tij ne Konferencën e Dyte Shkencore te KLSH, si dhe nga Përfaqësuesi i Delegacionit te Bashkimit Evropian ne Tirane, z. Ettore Sequi dhe Përfaqësuesi i OSBE-se ne Shqipëri, z. Robert Wilton, nga deputete te Kuvendit te Shqipërisë, te cilët gjej rastin t’i falenderoj.

Ecuria e performancës së KLSH u pasqyrua edhe në vlerësimet e Raportit të Progresit të Shqipërisë të Komisionit Europian në Tetor 2013, ku, ndër të tjera, theksohet se:

" Aktivitetet e trajnimit dhe të marrëdhënieve me publikun janë rritur dhe bashkëpunimi dypalësh me SAI-t e vendeve te tjera është zgjeruar. Auditimi i performancës ka rifilluar...Kontrolli i Lartë i Shtetit e ka përmirësuar performancën e tij, duke adoptuar një manual të ri për auditimin dhe duke kryer më shumë auditive”.

Vlerësime për punën e tij gjate vitit 2013, KLSH ka marrë dhe nga z. Robert Gielisse, Këshilltar Kryesor i Drejtorit të Përgjithshëm të DG-Budget, nga z. Joop Vrolijk, këshilltar i lartë i SIGMA, si dhe nga Presidentet e SAI-ve partnere, si SAI austriak, polak, turk dhe nga Audituesi i Përgjithshëm i Kosovës.

Nën këndvështrimin e Deklaratës së Pekinit të Kongresit INCOSAI XXI, ku theksohet se SAI-t do të vazhdojnë të shërbejnë për shoqërinë dhe publikun, duke promovuar zhvillimin e qëndrueshëm dhe përmirësimin e qeverisjes kombëtare, forcimin e demokracisë, përmirësimin e shtetit ligjor, duke luftuar korrupsionin, ruajtur sigurinë kombëtare dhe duke nxitur reforma”, vlerësimi më i rëndësishëm për ne është vëmendja dhe reagimet e qytetareve dhe të opinionit publik ndaj Njoftimeve për Shtyp të KLSH dhe shkrimeve të audituesve të lartë për rezultatet e auditimeve, vëmendje dhe reagime të cilat janë rritur dukshëm gjatë vitit 2013.

Në përfundim

Krahas arritjeve në performancën e institucionit gjatë vitit 2013, në këndvështrimin e një analizë SWOT të arritjeve, dobësive, mundësive dhe kërcënimeve, do të theksonim se mangësitë dhe dobësitë tona kryesore janë vërejtur në drejtim të zbatueshmerise së rekomandimeve të KLSH-së.

Megjithëse niveli i zbatimit të masave disiplinore dhe administrative të propozuara nga institucioni, në total për vitin 2013, rezulton rreth 74.5 %, nivel ky i kënaqshëm dhe i pranueshëm referuar standarteve ndërkombëtare, shifrat e ulta të zbatimit të masave disiplinore të tipit “largim nga shërbimi civil”, “largim nga detyra” dhe “largim nga puna” në nivele 38 deri në 63 % sipas masës, kërkojnë një punë shumë më të përqendruar tek efektiviteti i zbatimit të rekomandimeve tona për këtë vit dhe me tej.

Ky vit paraqet shumë sfida dhe mundësi për KLSH. Jemi të bindur se duke punuar së bashku me Ju, të nderuar deputetë të Komisionit te Ekonomisë dhe me të gjitha komisionet e tjera të Kuvendit, në zbatim të Rezolutës A66 të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara të datës 22 dhjetor 2011 “ Promovimi i efiçiencës, llogaridhënies, efektivitetit dhe transparencës së administratës publike, duke fuqizuar institucionet supreme të auditimit”, e cila u bën thirrje Parlamenteve të vendeve anëtare të OKB të përkrahin fuqimisht SAI-t e vendeve te tyre, do te realizojmë objektivat e punës sonë për vitin e dytë te zbatimit të Strategjisë 2013-2017 të Zhvillimit të KLSH.

Për këtë vit, krahas zbatimit të rekomandimeve Tuaja konstruktive për punën e KLSH, detyra jonë parësore dhe strategjike është të vendosim aktivitetin tonë auditues tërësisht në shinat e standardeve të INTOSAI-t, duke kontribuar në përmirësimin e qeverisjes dhe në formimin e forcimin e kulturës së ndëshkueshmërisë në administratën tonë publike.

Ju faleminderit!

[1] Progres Raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë 2012, faqe 66-67