Njoftime

Takimi mbi Anti Korrupsionin 2016

16.05.2016

 

Në 12 Maj 2016, në Londër,  nën kujdesin e Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar z. Deivid Kameron, është mbajtur takimi i nivelit të larte “Mbi anti korrupsionin” me qellim që të përshpejtojë përpjekjet nga qeveritë e mbarë botës për të luftuar korrupsionin dhe ndëshkuar  atë në të gjithë nivelet e shoqërisë.
Ky takim, i pari në llojin e vet, sjell bashkë udhëheqës nga shumë vende të botës, shoqërinë civile dhe organizatat e biznesit, të cilët bien dakord për një sërë masash konkrete si:

1. Ekspozimi i korrupsionit – si siguri që nuk  mund ti fshihet përballjes  
•Duke  ndaluar përdorimin e emrave apo kompanive që fshehin procedurat korruptive.
•Duke ekspozuar avokatet, noterët, agjentet e shitjeve të pasurive të paluajtshme të cilët përshpejtojnë atë ose janë pjese e çështjeve korruptive, duke anashkaluar rrugët legalë të zhvillimit të biznesit.
•Duke rritur transparencën e shpenzimeve buxhetore nga qeveritë, informacionin mbi taksat dhe prokurimet për të ekspozuar fshehjen e taksave dhe keqpërdorimin e parave të taksapaguesve.
•Duke krijuar mundësi qytetareve të raportojnë rastet e korrupsionit pa pasur frikë nga ndëshkimi.

2.Ndëshkimin e personave që kryejnë korrupsion dhe ndihmë ndaj atyre të     dëmtuar nga korrupsioni
•Duke forcuar ligjet anti korrupsion dhe koordinim pune të përbashkët për penalizmin e të korruptuarve dhe ndëshkimin ligjor të tyre.
•Duke gjurmuar vlerat apo pasuritë e vjedhura dhe kthimin e tyre tek pronaret legjitimë.
•Duke dërguar një mesazh të qarte tek të korruptuarit: nuk ka përjashtim nga ndëshkimi për ata. Do të pengojmë ata të veprojnë në vendet tona.

3. Krijimin e një kulture pune anti korruptive në gjithë nivelet
•Duke luftuar korrupsionin pa kompromis, realizohet më mire lidhja midis institucioneve dhe profesionisteve në mbarë boten, ndërtohen kapacitete dhe përmirësohet kultura e pastërtisë në punë.
•Duke siguruar qartësi në qeverisje në zonat kyçe të ekonomiste përfshirë dhe sportet, lojërat e ndryshme  dhe sektori i sigurimeve.
•Duke përdorur shpikjet dhe teknologjitë e reja për ti mundësuar  qytetaret të ndihmojnë në luftën kundër korrupsionit.
•Duke inkurajuar dhe ndihmuar organizmat ndërkombëtarë të rrisin përqendrimin e tyre në luftën kundër korrupsionit dhe koordinimin e punës së tyre më me efektivitet.

Për më shumë