Njoftime

KLSH merr pjesë në Konferencën e Integritetit, organizuar nga SAI i Hungarisë

28.09.2016

 

Në datat 14-15 shtator 2016, me iniciativën eTask- Forcës së EUROSAI-t për Auditimin e Etikës nga SAI i Hungarisë  u zhvillua në Budapest, Hungari Konferenca  mbi Integritetin.
Në këtë konferencë morën pjesë përfaqësues të 18 SAI-eve dhe 2 organizatave ndërkombëtare.
Konferenca u çel nga Presidenti i SAI të Hungarisë, i cili theksoi se përtej auditimit të integritetit në subjektet e audituara, qëllimi i SAI-ve duhet të jetë përmirësimi i instrumenteve të integritetit brenda SAI-t duke synuar udhëheqjen nëpërmjet shembullit.

Një nga zhvillimet kryesore në fushën e auditimit të integritetit është miratimi nga grupi i punës së INTOSAI-t i draftit përfundimtar të ISSAI 30- Kodi i Etikës, dokument i cili prit të miratohet në Kongresin e XXII të INTOSAI-t që do të zhvillohet në AbuDabi. Drejtuesi i grupit të punës, Këshilltari i Presidenti të SAI-t të Polonisë, z. Jacek Jezierski bëri prezent disa nga ndryshimet kryesore që ka pësuar ISSAI 30.
Ndër ndryshimet kryesore që ka pësuar ISSAI 30 mund të theksojmë është formulimi i ri i vlerave kryesore që përforcojnë sjelljen etike.
Ndryshimi tjetër thelbësor është synimi që ky dokument të aplikohet nga  SAI-et dhe stafi  e tyre. I gjithë stafi i SAI-t dhe ata që angazhohen të punojnë për të duhet të udhëhiqen nga vlerat kryesore si në aktivitetin e tyre auditues ashtu edhe në jetën e tyre private. Dokumenti i ri ka një strukturë të re e cila përfshin Preambulën, një kapitull në të cilin theksohet qasja ndaj sjelljeve etike, përgjegjësitë kryesore të SAI-t dhe kapitullin në të cilin trajtohet çdo vlerë themelore.
Përfaqësues të SAI të Indonezisë dhe  Holandës bënë prezent instrumentet ekzistues për auditimin e etikës të cilat janë: korniza për matjen e performancës, e përdorur gjerësisht nga anëtarët e INTOSAI-t dhe INTOSAINT, instrumenti inovativ i zhvilluar nga SAI i Holandës.
Gjatë zhvillimit të konferencës u diskutuan dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me një nga sfidat e rradhës së Institucioneve Supreme të Auditimit sikurse është kryerja e Auditimit të Etikës dhe integritetit në Entitetet e Sektorit Publik, nëse ky lloj auditimi mund të kryhet si auditim perputhshmërie apo i performancës etj. Objekt diskutimi ishin trajtimi i problematikave të tjera që kanë të bëjnë me etikën e cila në vetvete është e lidhur me kulturën dhe moralin e punonjësve dhe vështirësitë që ka ky lloj auditimi në praktikë. 

konferenca_buda_2856_0

Ky instrument i rëndësishëm i ndihmon SAI-t të vetëvlerësojnë integritetin brenda organizatës së tyre, të analizojnë dhe vlerësojnë risqet dhe të miratojnë  sisteme dhe struktura për çështjet e integritetit.
Ky instrument fokusohet në parandalimin e korrupsionit dhe ndihmon në hartimin e rekomandimeve që mbështesin menaxhimin e integritetit në institucion.
Në prezantimet e tjera u vu theksi tek:
- rëndësia e investimit në çështjet e integritetit;
- rëndësia e çështjeve të integritetit në Institucionet Supreme të Auditimit;
- përfitimet afatshkurtra dhe afatgjata të përdorimit të instrumentit IntoSAINT;
- progresi në përdorimin e instrumentit të IntoSAINT.
Në këtë aktivitet Kontrolli i Lartë i Shtetit u përfaqësua nga Sekretari i Përgjithshëm, znj. Luljeta Nano, Drejtori i Departamentit Juridik, Kontrollit të Zbatimit të Standardeve dhe Etikës, z. Ermal Yzeiraj dhe specialistja e Drejtorisë së Komunikimit, Botimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë, znj. Alma Shehu.