Njoftime

Për një menaxhim ekselent të Financave Publike.

28.11.2016

Në datat 24-25 Nëntor 2016 në Luxemburg nga Gjykata Europiane e Audituesve në bashkëpunim me Institutin i Certifikimit të Kontabilistëve Financiarë Publik u organizua Seminari Ndërkombëtar me temë “Për një menaxhim ekselent të financave publike”.

Në këtë event morën pjesë z. Klaus-Heiner Lehne, Presidenti i Gjykatës Europiane të Audituesve, z. Ian Bal, Presidenti i Institutit të Ekspertëve Kontabilistëve Financiare Publike të Certifikuar të Anglisë, z. Leëis Haëke, Kryetari i Sekretiariatit të PEFA-s si dhe përfaqësues nga Komisioni europian, Banka Botërore, Banka Europiane e Investimeve, UNDP, përfaqësues nga Bordi i Standarteve Ndërkombëtare të Kontabilitetit të Sektorit Publik (IPSASB), të Institucioneve Supreme te Auditimit, të Ministrive të Financave ( njësive të auditimit të brendshëm) të vendeve të ndryshme si dhe një përfaqësi mjaft e gjërë nga niveli i lartë dhe i mesëm menaxherial të Gjykatës Europiane të Audituesve si dhe ekspertë të tjerë të njohur të fushës në nivel global. Nga Kontrolli i Lartë i Shtetit mori pjesë Sekretari i Përgjithshëm zj. Luljeta Nano.
Objekt i zhvillimit të këtij seminari ishin prezantimet dhe diskutimet mbi sfidat me të cilat po hasen si vendet e zhvilluara dhe ato ne zhvillim në menaxhimin e financave publike (MFP)  dhe cilat mund të jenë zgjidhjet apo inisiativat për tu ndërrmarë në të ardhmen ne funksion të promovimit efektiv dhe eficent të financave publike. 
Gjatë zhvillimit të seminarit nga ekspertet e CIPFA-s u prezantua Modeli “Mbi Qasjen e sistemit të integruar te MFP-se” i cili përfaqëson një model te menaxhimit të financave publike referuar përcaktimit të masave dhe kontrolleve qe duhet të ndërrmerren në funksion të ligjshmërisë së kryerjes së shpenzimeve, parandalimit të korrupsionit dhe kontribuimit në drejtim të rritjes ekonomike dhe stabilitetit afatgjate.
Kjo qasje perfaqeson një kuadër suportues të zhvillimit efektiv të PFM-së ne nivel vendi, sektori apo entiteti,  vë theksin në përmirësimin e sistemit si dhe suporton involvimin e qytetarëve, llogaridhënjen, mbikqyrjen parlamentare dhe luften kunder korrupsionit.

Me mjaft interes u pritën nga pjesmarrësit Sesionet e paneleve: “Llogaridhënja publike dhe mirëqeverisja në shërbimet publike” apo “Zhvillimet mbi raportimet financiare dhe të performances se entiteteve”.
Gjatë këtij Paneli Kryetari i Bordit të Standarteve Ndërkombëtare të Kontabilitetit në Sektorin Publik  z. Jan Caruthers bëri një prezantim të arritjeve dhe prespektivave të IPSASB.
Gjatë prezantimit z. Carathures, theksoi se puna për zhvillimin e IPSAS (Standartet Ndërkombëtare të Kontabilitetit të Sektorit Publik) ka filluar që në vitin 1997 dhe në vitin 2017 shënohet 20 vjetori i zhvillimit dhe implementimit të IPSAS-ve.

Deri më tani janë zhvilluar:

- 34 IPSAS dhe nje Standart i cili është Cash-based dhe shërben si një baze për të kaluar në IPSAS (Acrual based).
- Udhërrëfyesi praktik  rekomandimeve dhe
- Kuadri conceptual i sektorit publik në vitin 2014. 

Nga ana e Kryetarit Këshillit Konsultativ të IPSASB z. Thomas Muller u trajtua tema “Zhvillimi i Raportimit Financiar” referuar Standarteve Europiane të Kontabilitetit të Sektorit Publik -EPSAS në vendet e Bashkimit Europian . Gjatë prezantimit të tij ai vuri theksin se pika e fillimit të diskutimit për EPSAS ishte reagimi ndaj krizes së borxheve kryesisht borxhi grek dhe mos përputhja e raportimeve.
Referuar planit te veprimit vendet anëtare të BE-së do të vijojnë inplementojnë IPSAS në mënyrë vullnetare por pas një periudhe katërvjecare ato do të fillojnë të implementojnë EPSAS dhe se objektivi kryesor i implementimit të EPSAS-ve është rritja e transparencës fiskale. Në fjalën e tij z. Muller theksoi se  EPSAS janë interpretimi Europian bazuar në IPSAS.

Ne panelin mbi “ Raportimin e integruar“ (IR) z. Philippe Peuch-Lestrade perfaqësues i Këshillit Ndërkombëtare të Raportimit të Integruar, theksoi se IR përfaqëson një evolucion të  raportimit të entitetev/korporatave duke u fokusuar në një raportim konciz, në relevancat strategjike dhe orientimin në të ardhmen duke e shndërruar procesin e raportimit ne një proces produktiv dhe me përfitime konkrete dhe te prekshme.
Në përfundim të takimit u theksua që Menaxhimi i Financave Publike është në qëndër të vemëndjes më shumë se kurrë të qeverisjes së financave publike dhe se një Menaxhim efektiv i tyre apo gjenerimi i shërbimeve dhe mirëqeveja kanë forcën, efektin, e impaktojnë dhe transformojnë jetën e qytetarëve si individë apo dhe si komunitete në mbarë boten.