Njoftime

KLSH merr pjesë në Konferencën finale të IPA ADRIATIC

12.12.2016

Në datë 12 dhjetor 2016 në L”Aquila Itali u organizua konferenca“Parandalimi dhe luftimi i parregullsive financiare dhe mashtrimi në programet e Bashkëpunimit Territorial Europian” në kuadër të projektit IPA ADRIATIC.
Në këtë konferencë morën pjesë përfaqësues të nivelit të lartë të institucioneve Italiane dhe Parlamentit Europian dhe vendeve të rajonit si:  Z.Giorgio Toschi, Gjeneral-Komandanti i Guardia di Finanza; Michela Giuffrida Komisionere për zhvillimin rajonal në Parlamentin Europian; Angelo Buscema, Presidenti i koordinimit të seksioneve në Gjykatën e Llogarive; Luciano D”Alfonso, Presidenti i Rajonit të Abruzzos; Paola Di Salvatore, përfaqësuese e autoritetit të menaxhimit të

Programit IPA Adriatic; Francesco Attardi Komandant Njësisë së Guarda Di Finanza për parandalimin e  mashtrimit ne vendet Europiane.
Po kështu në këtë event morën pjesë dhe  përfaqësues të vendeve përfituese të implementimit të projekteve IPA Adriatik  si z. Aldrin Dalipi Kryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Greta Bardeli Kryetare e Këshillit të Qarkut të Shkodrës;  z. Ljubo Beslic, Kryetar i Bashkisë së Mostarit, Bosnje Hercegovinë.

Kontrolli i Lartë i Shtetit u përfaqësua ne kete konference nga znj.Luljeta Nano (Sekretare  e Përgjithshme), znj.Valentina Sulo (Audituese), znj. Prishila Rama (Juriste), znj.Miranda Berdo (Audituese) dhe  z.Rezart Golemaj (Auditues).
Ky takim u organizua nga Autoriteti i Menaxhimit te Projekteve IPA ADRIATIC projektet e të cilëve shërbejnë si Instrumente për Asistencë të Para-Anëtarësimit në BE për si: Turqia, Shqipëria, Kroacia dhe ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, Shqipëria, Bosnje Hercegovina, Kosova, Malit i Zi dhe Serbia. IPA është dizenjuar që t’i plotësojë në mënyrë precize këto nevoja me një instrument të vetëm por fleksibël, me qëllim që qytetarët të përfitojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë. Projektet janë  përgatitur me synimin që, vendet kandidate dhe ato potencialisht kandidate, t’i afrojë në linjë me standardet e BE-së.

Fjala e hapjes në këtë konferencë u mbajt nga Gjeneral Komandant i Guarda di Finanza Gen.C.A.Giorgio Toschi, duke theksuar rëndësinë dhe angazhimin që ka ky institucion për parandalimin e mashtrimeve financiare. Sipas Z.Toschi zbatimi i legjislacionit është një komponent mjaft i rëndësishëm qe duhet të shoqërohet me përfshirjen e Policisë Financiare në çdo iniciativë tjetër për të përmirësuar modelin e shpenzimeve publike dhe menaxhimin e suksesshëm financiar të programeve IPA Adriatic.

Znj. Michela Giuffrida, Komisioneria për Zhvillimin Rajonal në Parlamentin Europian, përgëzoj pjesëmarrësit në këto programe, njëkohësisht duke pranuar se realizimi i suksesshëm i këtyre iniciativave financiare nuk ka qenë i lehtë për BE, kjo për shkak të një shtrirjeje makro territoriale të vendeve përfituese, disa prej të cilave nuk janë ende pjesë e BE si rasti i Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Bosnja dhe Hercegovina.
Në hapat e para të hartimit të programeve për mbështetje financiare, vetë anëtarët e BE nuk e besonin se këto fonde do të sillnin zhvillim, theksoi Komisioneria e PE por sot jemi të sigurt kur pranojmë se kemi ngritur kapacitete të fuqishme për një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm me një shpërndarje territoriale kaq të gjerë.
Përfshirja si partner dhe implementimi me sukses i Programeve IPA Adriatic në vendet strategjike të zhvillimit u vlerësua edhe nga Angelo Buscema, President i Koordinimit në Gjykatën e Llogarive, megjithatë theksoi ai rastet tregojnë se këto vende duhet të bashkëpunojnë midis tyre për të siguruar transparencë dhe kooperim financiar.

Avv.Paola di Salvatore, përfaqësuese e autoritetit të menaxhimit të Programit IPA Adriatic, u shpreh se kjo konferencë e sponsorizuar nga programi IPA Adriatic finalizoi udhëtimin e gjatë te kryer nga pjesëmarrësit, kontribuesit dhe nivelet e larta të institucioneve politike dhe teknike, italiane dhe europiane, me qëllim të përhapjes në të tetë vendet pjesëmarrëse të një metodologjie të përbashkët në përputhje me parimet dhe burimet e të dhënave të Bashkimit Europian, në lidhje me rëndësinë e zhvillimeve financiare të Programeve të Bashkëpunimit Territorial. Analizat e përbashkëta të shteteve në metodologjinë e parandalimit të parregullsive dhe mashtrimeve financiare, kanë evidentuar qasje të ndryshme, normativa dhe procedura që kërkojnë mbrojtje të balancuar nga unioni europian për një aksion të përbashkët në forcimin dhe plotësimin e funksioneve të menaxhimit dhe kontrollit të Autoritetit Menaxhues.

Në përfundim pjesëmarrësit theksuan që konferenca ishte një kontribut më shumë në shkëmbimin e eksperiencave të përfaqësuesve të institucioneve më të rëndësishme që janë të interesuar dhe që operojnë në fushën e zbulimit investigimit dhe auditimit të parregullsive financiar e më gjere.