Njoftime

Një grup audituesish të KLSH-së morën pjesë në takimin e taskforcës për auditimin e bashkive në Lituani

14.04.2017

Nga data 11-12 prill 2017, një grup audituesish të KLSH-së morën pjesë në takimin e zhvilluar nga Zyra Kombëtare e Audtimit të Lituanisë, mbi Task Forcën e EUROSAI për auditimin e bashkive (EUROSAI TFMA) . Motoja e këtij takimi ishte “Bashkimi i forcave – rezultate më të mira. Ne mund të përfitojmë nga puna e njëri tjetrit”.

Ky takim u ndoq nga më shumë se 50 pjesëmarrës, nga 26 vendet anëtare të EUROSAI. Në të u diskutua programi i punës së EUROSAI - TFMA për vitet 2017-2019, u përcaktuan përgjegjësitë e detyrat e veçanta të SAI-ve pjesmarrëse si dhe u miratuan dokumentet strategjike.

EUROSAI TFMA u krijua në qershor të vitit 2016, kur Bordi Drejtues i EUROSAI mbështeti iniciativën e Zyrës Kombëtare të Audtimit të Lituanisë, për të bashkuar ato SAI të EUROSAI, të cilat janë të interesuara për çështjet e auditimit të bashkive, me synim përmirësimin e sistemit të procesit të auditimit në mënyrë që rezultatet e auditimit të sjellin ndryshime pozitive për bashkinë si dhe përfitime për secilin qytetar.

Zyra Kombëtare e Audtimit të Lituanisë, si nismëtare e kësaj ideje, ka marrë  përgjegjësinë për të kryesuar TFMA, koordinimin e aktiviteteve dhe komunikimit të tij, midis anëtarëve të TFMA dhe partnerëve të saj të jashtëm. Kjo Zyrë ka planifikuar të zbatojë masat e programit të punës dhe të bëjë analiza të sistemeve bashkiake në vendet e EUROSAI.

Në ditën e parë të punimeve, audituesve i uroi mirëseardhjen Auditori Gjeneral i kësaj Zyre Dr. Arünas Dulkys, duke vënë theksin në rolin institucioneve supreme të auditimit në Task Forcën e auditimit të bashkivë, në vendet anëtare të EUROSAI.

Në këtë takim u diskutua mbi përmirësimin e websit-it të EUROSAI TFMA, shkëmbimin e praktikave më të mira për të arritur rezultatet e auditimit me ndikim thelbësor në drejtim të përmirësimit të menaxhimit financiar publik, përmirësimit të auditimit të jashtëm bashkiak, si dhe auditimit të sistemit të bashkive në Europe.

Gjithashtu u diskutua nga përfaqësues të SAI-ve tema të vecanta si “Auditimi i qeverisjes lokale nga auditorë privatë”, (SAI i Estonisë) si dhe “Mbi përgatitjen e një auditimin model”, nga SAI Austriak, Maqedonas, Kroat, e ai i Letonisë.  Gjatë diskutimit të temave u kryen edhe diskutime në grupe sipas cështjeve të përcaktuara për cdo grup pune.

Në këtë takim mori pjesë eksperti i jashtëm Andrius Zebrauskas, me një sesion interaktiv i cili u fokusua në ndërtimin e marrëdhënieve efektive të punës, duke inkurajuar komunikimin dhe bashkëpunimin e anëtarëve të grupit, duke identifikuar parimet e veprimit të EUROSAI TFMA.

Në programin e punës për vitet 2017 -2019, u caktuan detyra për disa SAI pjesmarrëse si Austri, Maqedoni, Lituani, Estoni, Greqi, Kroaci, Letoni, Rumani si dhe për sekretariatin e TFMA-së.

KLSH u ftua në këtë takim të marrë pjesë me një model auditimi të kryer në një bashki, për takimin e rradhës i cili do të zhvillohet në Riga të Letonisë, në muajin tetor 2017.
Ky takim u mbyll me një bashkëbisedim ku u shprehen mendimet dhe sugjerimin e palëve ne lidhje me përmirësimin e punës audituese në bashki në vendet anëtare të TFMA/EUROSAI.

Audituesit e KLSH-së që morën pjesë në këtë takim: Lolita Baholli, Selfo Zeneli, Kristaq Gjurgjaj e Xhein Xhindoli.