Njoftime

KLSH merr pjesë në kursin “Korniza e Matjes së Performancës së SAI-ve”

05.10.2018

Në datat 03-05 Tetor në Madrid, Spanjë u zhvillua trajnimi mbi njohjen dhe aplikimin e SAI-PMF (Sistemi i Matjes së Performancës) nga IDI (Inisitativa për Zhvillim e INTOSAI-t). Qëllimi i këtij trajnimi ishte ndërgjegjësimi SAI-ve për këtë instrument në matjen e performancës individuale të tyre.

foto madrid 1

Vetë SAI-PMF u miratua si dokument i INTOSAI-t në Kongresin e XXII të INCOSAI-t, mbajtur në Abu D’habi në dhjetor të vitit 2016, duke i hapur kështu rrugën implementimit të standartizuar të tij në të gjitha vendet e interesuara.

Trajnimi u fokusua në disa çështje kryesore:

  • Në instrumentin dhe metodologjinë e vlerësimit PMF;

  • qëllimi i një vlerësimi PMF të SAI-ve dhe si raportet mund të përdoren nga SAI-t dhe partnerët e jashtëm;

  • një proces i përshtatshëm për kryerjen e një PMF sipas qëllimit të vlerësimit dhe kontekstit të vendit;

  • pikat e forta dhe kufizimet e PMF;

  • vlerat dhe përfitimet e SAI-ve duke përdorur kornizën PMF.

SAI PMF është një sistem gjithëpërfshirës vlerësimi, i cili mat performancën e një SAI përkundrejt standardeve ndërkombëtare ISSAI, sikurse edhe praktikave të mira në fushën e auditimit. I konceptuar dhe dizenjuar si një vetë-vlerësim (vet-auditim), SAI PMF identifikon, mbi bazën e evidencave, mangësitë dhe përparësitë e aktivitetit të një SAI, duke matur njëkohësisht nevojat për rritje të kapaciteteve, vlerat dhe përfitimet që SAI ofron tek taksapaguesit dhe Kuvendi, sikurse dhe dinamikën e zhvillimit, për të gjurmuar progresin e një SAI në kohë.

Gjithashtu SAI PMF mbështetet në ISSAI-n 12: “Vlerat dhe përfitimet e një SAI – të bësh ndryshimin në jetët e qytetarëve”.

Nga pikëpamja strukturore, SAI PMF mat performancën e një SAI në 7 fusha (brenda dhe jashtë kontrollit menaxherial të institucionit). Secila fushë vlerësimi ka indikatorët e saj, të cilët vetë detajohen në dimensione dhe kritere specifike dhe vlerësimi.

Gjatë ditës së parë dhe të dytë të trajnimit u diskutuan domain A (Pavarësia dhe kuadri ligjor) domain B (Qeverisja e Brendshme dhe Etika) dhe domain C (Cilësia e auditimit dhe raportimi). Të gjitha domainet e diskutuara u shoqëruan me shembuj, punë në grup dhe raste praktike në mënyrë që ato të implementohen në SAI të ndryshme. Në ditën e tretë u diskutua domain D, E, F të shoqëruar me ushtrime për të shpjeguar në detaje të gjithë kornizën PMF për të realizuar procesin e vlerësimit.

foto madrid 3

Pjesëmarrës në këtë seminar ishin auditues të niveleve drejtuese nga vende të ndryshme si: Shqipëria, Armenia, Bosnja Hercegovina, Turqia, Ukraina, Kuwajt, Gjykata e Europiane e Audituesve, Suedia etj.

Nga Kontrolli i Lartë i Shtetit morën pjesë znj.Manjola Naco, Drejtore e Përgjithshme dhe znj. Elisa Metaj specialist në Drejtorinë e Komunikimit dhe Marrëdhënieve më Jashtë, të cilat bashkëpunuan me kolegët nga Mbretëria e Bashkuar, Armenia dhe Senegalit në detyrat dhe rastet studimore që u zhvilluan gjatë 3 ditëve të trajnimit.

 

foto madrid 2