Njoftime

Startojnë analizat vjetore të Departamenteve dhe Drejtorive të KLSH-së për vitin 2018.

29.01.2019

Më datën 24 Janar 2019, në sallën “Gene Dodaro”, në Kontrollin e Lartë të Shtetit, Departamenti Metodologjisë, Standarteve dhe Sigurimit të Cilësisë zhvilloi Analizën e Veprimtarisë për vitin 2018, duke shënuar hapjen e këtij aktiviteti në nivel Institucional në vitin 2019.

Departamenti Metodologjisë, Standarteve dhe Sigurimit të Cilësisë së Auditimit në KLSH përcjell dhe siguron koordinimin dhe kombinimin më të mirë të funksioneve për zhvillimin institucional  duke vendosur në një lidhje të ndërsjellë të tre elementëve të ndërtimit të kapaciteteve dhe progresit të qëndrueshëm:
- Standardet dhe Metodologjitë si themeli mbi të cilin ngrihet dhe zhvillohet veprimtaria audituese
- Trajnimi dhe Edukimi Profesional- si instrument për transmetimin dhe ndarjen e njohurive mbi Standardet dhe Metodologjitë;
- Sigurimi i Cilësisë –si vlerësues dhe monitorues i performancës , zbatimit të Standardeve dhe impaktit të zhvillimit professional

Drejtoria e Metodologjisë dhe Zhvillimit dhe Drejtoria e Standarteve dhe Sigurimit si struktura funksionale të këtij Departamenti ofrojnë siguri për aplikimin e kërkesave të cilësuara në ISSAI 40 sipas të cilit ..” SAI duhet të ofrojë një shërbim ekselent dhe cilësor. Si pjesë e menaxhimit të cilësisë..SAI duhet të vendosë politika, procedura të hartuara për t’i dhënë siguri të arsyeshme se ka burime të mjaftueshme ( personel..) me kompetencën, aftësitë dhe angazhimin ndaj parimeve të etikës të nevojshme për:

i.Kryerjen e punës në përputhje me standardet përkatëse dhe kërkesat ligjore dhe rregullatore në fuqi;
ii.Të mundësuar SAI-n të përgatisë raporte që janë të përshtatshme për rrethanat

Mbi këtë bazë , veprimtaria e Departamentit për vitin 2018 u zhvillua nën këndvështrimin analitik të elementëve të një Analize SWOT, duke vlerësuar arritjet dhe njohur fuqitë tona, duke identifikuar dobësitë e shfaqura gjatë punës , si dhe duke fokusuar vëmëndjen në mundësitë që ofon zhvillimi por vlerësuar njëkohësisht kërcënimet dhe risqet për tu adresuar si nkusht thelbësor për të siguruar suksesin.
E mbështetur dhe në përdorimin e Kornizës së Matjes se Performances së SAI-ve (shkurt PMF), miratuar në Kongresin INCOSAI XXII, kjo analizë veprimtarie siguroi një kuadër për vlerësim vullnetare të performances ISSAI-ve dhe praktikave më të mira të konsoliduara ndërkombëtare në fushën e auditimit të jashtëm publik. Si një instrument jetik ajo mundësoi ekzaminim të detajuar të nivelit të plotësimit të standardeve, të krahasuar sipas një sistemi të ndërtuar nga INTOSAI.

E kryer në këtë formë, analiza npërmjet PMF do të shërbejë  për të kontribuar në përmirësimin e kapaciteteve të KLSH-së, përmes matjes së performancës dhe identifikimit të mundësive për të forcuar dhe monitoruar performancën e SAI-t, duke forcuar llogaridhënien në përputhje me objektivat e ISSAI 12 “Vlera dhe Dobitë e Institucioneve Supreme të Auditimit – të bësh diferencën në jetën e qytetarëve”.
 
Politika e zhvillimit profesional në KLSH ka vlerësuar nevojën për krijimin e vlerave të qëndrueshme, duke aplikuar një proces sistematik të mësimit profesional dhe etik duke inkurajuar dhe mbështetur një ambient zhvillimi të vazhdueshëm dhe fleksibël, të aftë për tu përballur me situata të ndryshme dhe sfidat dhe rreziqet e kohës. 
Profesionalizimi kërkon jo vetëm një angazhim për të trajnuar personelin në standardet e nevojshme, por edhe krijimin e një ambienti në të cilin qëndrimet profesionale janë inkurajuar, zhvilluar dhe mbështetur përmes një infrastrukture institucionale që shtrihet përtej KLSH. 

Implementimi i suksesshëm i Programit të Zhvillimit Profesional të Stafit te KLSH për vitin 2018, sipas synimeve të projektuara në kërkesat e Vendimit të Kryetarit të KLSH nr. 230, datë 31.12.2017, mundësoi që çdo auditues në KLSH përgjatë kësaj periudhe të arrijë objektivat dhe realizojë indikatorët themelorë që nxisin forcimin e kapaciteteve profesionale përmes trajnimit.
Gjatë vitit 2018, karakteristikë është se janë alternuar në mënyrë të harmonishme të dy opsionet e mundshme, sipas vendit të kryerjes së seancave të konsolidimit të njohurive:
- Seminare dhe trajnime të zhvilluara në institucionin e KLSH-së me lektorë vendas dhe të huaj;
- Seminare dhe trajnime të zhvilluara në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë pranë SAI-ve dhe Gjykatave të Auditimit.

Në fund të vitit 2018, audituesit e KLSH kishin siguruar një mesatare prej 29 ditë trajnimi /auditues, duke shënjestruar nivelin më të lartë të këtij treguesi përgjatë gjithë zhvillimit të këtij institucioni ndër vite, që nga krijimi i tij. Treguesit e perfomancës së trajnimeve për vitin 2018 konfirmojnë një trend të stabilizuar dhe dëshmojnë se ndër vite struktura e trajnimeve ka ndryshuar në gjithë derivatet e saj, në përputhje me kërkesat e stafit për ndryshim e zhvillim dhe ka ndjekur prioritetet bashkëkohore të avancimit profesional. Kualifikimet janë orientuar drejt njohjes së thelluar dhe zbatimit të Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit dhe Kuadrit të Praktikave Profesionale Ndërkombëtare të Auditimit Publik, duke i konsideruar si avantazh krahasues në rritjen e cilësisë së angazhimeve vijuese.

Nëpërmjet  Programeve të Trajnimit është synuar përditësimi i njohurive dhe plotësimi i dijenive të audituesve me njohuri shtesë mbi qasjen e auditimit, rritja e cilësisë së auditimeve nëpërmjet përmbushjes së misionit të audituesit publik (në nivelin individual dhe institucional), të udhëhequr nga motoja dhe kredoja profesionale: “KLSH - shërbestar i qytetarit shqiptar”.
Në funksion të zhvillimit profesional zhvillimi i kuadrit metodologjik ka qenë në vëmendje të punës Departamentale. Metodologjia konsiderohet pikëprerja ndërmjet aktiviteteve informuese trajnuese të zhvillimit dhe zbatimit të tyre në praktike. Për këtë qëllim një seri matërialesh metodikë janë hartuar dhe miratuar gjatë vitit 2018, duke u cilësuar dhe mjaft të rëndësishëm për aspekte të punës audituese. Metodologjia e Planifikimit Vjetor dhe Strategjik , Udhëzuesi për auditimin e mashtrimit dhe korrupsionit, Manuali i auditimit të prokurimit publik kanë sjellë njohuri mbi qasje të reja në punën audituese, të cilat për vitin e ardhshëm presin të përcillen tek audituesit nëpërmjet trajnimeve e më pas të implementohen.

Rritja e performancës së KLSH përfshin krahas rritjes së auditimeve, sigurimin njëkohësisht të një niveli të kënaqshëm të cilësisë nëpërmjet zbatimit me korrektësi të metodave dhe qasjeve më të përparuara duke i dhënë kështu KLSH-së tiparet e një institucioni modern auditimi, që ecën në krah të Institucioneve Supreme të Auditimit të vendeve anëtare të BE-së.

Një sfidë e madhe me të cilën përballen të gjitha SAI-et është ofrimi i vazhdueshëm i auditimeve me cilësi të lartë, e cila ndikon në reputacionin dhe besueshmërinë e tyre si dhe aftësinë e tyre për të përmbushur me sukses mandatin. Që një sistem i kontrollit të cilësisë të jetë efektiv, ai duhet të jetë pjesë e strategjisë, kulturës, politikave, procedurave të përcaktuara për vperimtarinë audituese. Pikërisht, parimi bazë që përckatohet në ISSAI 40 - Kontrolli i Cilësisë së SAI-ve  është: “Institucioni duhet të hartojë një proces monitorimi që i jep atij siguri të mjaftueshme që politikat dhe procedurat në lidhje me sistemin e kontrollit të cilësisë janë të duhurat, të rëndësishme dhe operojnë në mënyrë efektive.”
Krahas këtyre, kontrolli dhe sigurimi i cilësisë së auditimit i shërben KLSH për të evidentuar mangësitë dhe marrjen e masave efektive për përmirësimin e cilësisë së veprimtarisë audituese, si një nga sfidat  kryesore të aktivitetit në të ardhmen.

Detyrë parësore e Drejtorisë së Standardeve dhe Sigurimit të Cilësisë është kryerja e kontrolleve në të nxehtë të dosjeve të auditimit përpara evadimit të tyre. Kështu është bërë mundur shqyrtimi dhe dhënia e mendimeve për rreth 150 dosje të auditimeve, në disa raste edhe nga dy herë për të verifikuar reflektimin e vërejtjeve dhe sugjerimeve për Raportin Përfundimtar të Auditimit dhe Projektvendimin. Duhet theksuar se në vitin 2018, në aspektin e kuadrit rregullativ u kërkua konsolidimi i plotë i zbatimit të Rregullores së Procedurave të Auditimit, i cili duhet konsideruar si një nga fuqitë (Strengths), me ndikim në përmirësimin e cilësisë së auditimit. Por është konstatuar se zbatimi i plotë i kësaj Rregulloreje ka hasur në disa vështirësi, të cilat janë evidentuar gjatë praktikës së punës sonë dhe në mënyrë më të detajuar do të jepen në raportin për kontrollin e cilësisë në të ftohtë të dosjeve të auditimit të vitit 2018.

Është më se e kuptueshme që futja e metodave dhe procedurave të reja në auditim has në rezistencë nga veprimtaria tradicionale audituese, por në asnjë rast nuk duhet të çojë deri në formalizma të panevojshme. Veç kësaj, ndikimi i Rregullores së procedurave në përmirësimin e cilësisë së auditimit është dobësuar (Weakneeses), nga konsiderimi i vazhdueshëm i dokumenteve standarde në proces ndryshimi dhe konsolidimi, duke shtuar këtu dhe mangësitë e shfaqura në zbatimin praktik të manualit të auditimit të përputhshmërisë dhe kryesisht atij financiar.

Rezultatet e veprimtarisë audituese në një shkallë të konsiderueshme varen nga zbatimi në kohë dhe sipas standardeve të procedurave të auditimit, të përcaktuara në Rregulloren përkatëse.
Nën këndvështrimin të zhvillojmë e përmirësojmë mbi cfarë kemi ndertuar pozitivisht mbështetur në pikat tona më të forta dhe duke konsideruar mundësitë që ofron e ardhmja konkluzionet e Analaizës së Veprimtaritë e Departamentit të Metodologjisë, Standarteve dhe Sigurimit të Cilësisë do të përfshinin përgjithësisht, por nuk do të kufizohen në drejtimet sa më poshtë: 

Kompletimi i bazës rregullatore për kontrollin e cilësisë dhe sigurimin e standardeve me miratimin e Udhëzuesit për menaxhimin e cilësisë, konsolidimi sa më shpejt i dokumenteve standarde të procedurave të auditimit nëpërmjet diskutimeve në tryeza pune drejtëpërdrejtë me audituesit, vijimin me trajnimet mbi zbatimin e procedurave dhe standardeve të auditimit, si dhe angazhimi maksimal i audituesve të Drejtorisë së Standardeve dhe Sigurimit të Cilësisë do të jenë garanci të rrugëtimit të KLSH në drejtimin e duhur: atë të përmirësimit të cilësisë së auditimeve.

Hartimi i nje agjende per diskutimin me Departamentet te dokumentit "Rregullorja e Procedurave te Auditimit", me qellim permiresimi dhe harmonizimi me standardet, manualet dhe udhezuesit e auditimit;
Ndërtimi i nje data base ne funksion te Stategjise se Zhvillimit Profesional te KLSH ;

Identifikimi i nevojave per auditim, ku cdo auditues te gjeje portofolin e temave qe ka interes per te shtuar njohurite, pra audituesit te paracaktojne temat qe do te duan te marrin njohuri shtese.
Ndërtimi dhe ndjekja e plotësimit të kërkesave sipas Portofeleve te Trajnimeve per cdo auditues gjate vitit; kjo do të sigurojë harmonizimin e objektivave te trajnimit me objektivat individuale te cdo audituesi (trekendeshi: trajnim- testim-vleresim performances ne aktivitetin auditues).
Skicimi i nje projekti per "Trajnim Trajneresh".

Filtrimi i materialeve te trajnimit te pergatitura nga personat e caktuar / lektoret. Gershetimi i pjeses teorike me raste praktike duke identifikuar metodat më të përshtatshme të trajnimit për individë dhe grup individësh pjesmarrës në trajnim.