Njoftime

Pjesëmarrje e KLSH-së në Takimin Organizativ mbi auditimin e përbashkët për mbetjet plastike në Krakovë, në datat 10-11 Dhjetor 2019

18.12.2019

Në datat 10-11 Dhjetor 2019, në Krakovë, Poloni, u organizua Takimi Organizativ mbi auditimin e përbashkët për mbetjet plastike.

Në këtë auditim kanë shprehur dëshirën të marrin pjesë katërmbëdhjetë SAI, të cilët janë SAI Polak, që është dhe drejtuesi i projektit, Gjykata Europiane e Llogarive, Kontrolli i Lartë i Shtetit i Shqipërisë, SAI i Bullgarisë, SAI i Republikës Çeke, SAI i Estonisë, SAI i Hungarisë, SAI i Maltës, SAI i Moldavisë, SAI i Portugalisë, SAI i Rumanisë, SAI i Serbisë, SAI i Sllovakisë dhe SAI i Holandës.

krakow 1

SAI i Holandës e ka përfunduar auditimin, Gjykata Europiane e Llogarive e ka filluar tashmë, ndërsa SAI i Republikës Çeke do ta fillojë në vitin 2021. Të gjithë SAI-t e tjerë do ta kryejnë auditimin gjatë vitit 2020. Pjesëmarrës në takim ishte dhe SAI i Finlandës si i ftuar, duke qenë se nuk do të marrë pjesë në auditim por do të ndihmojë përgjatë procesit të këtij auditimi.

Gjatë ditës së parë të Takimit, prezantuan SAI i Holandës mbi përfundimet e auditimit në këtë SAI, si dhe përfaqësuesi i Gjykatës Europiane të Llogarive mbi të dhënat e grumbulluara deri në fazën aktuale të auditimit për mbetjet plastike. Këto prezantime kishin për qëllim të ndihmojnë SAI-t e tjera të krijojnë ide paraprake mbi punën në vijim.

Në vijim SAI Polak prezantoi fushën dhe drejtimet e auditimit, të cilat janë si në vijim:
Pyetja kryesore e auditimit: A kanë zhvilluar autoritetet përkatëse publike (administrata shtetërore dhe / ose vetëqeverisja) politikë (plane, strategji) dhe masa të zbatuara që synojnë arritjen e qëllimeve (të miratuara në këtë politikë) në lidhje me menaxhimin e mbetjeve plastike?

Aspekti 1: A ka miratuar vendi rregullore ligjore dhe rregullime organizative në lidhje me trajtimin e mbetjeve plastike?

Aspekti 2: A është aplikuar ndonjë politikë (plane, strategji) për të zbatuar menaxhimin e duhur të mbetjeve plastike dhe për të përmirësuar efiçiencën e përdorimit të burimeve të disponueshme?
Aspekti 3: A janë monitoruar rezultatet e masave të zbatuara në lidhje me trajtimin e mbetjeve plastike dhe cilat efekte janë arritur në kontekstin e qëllimeve të përcaktuara?
Auditimi do të kryhet për periudhën 2017-2019.

Gjatë ditës së dytë të auditimit u ra dakord mbi përmbajtjen Memorandumit të Mirëkuptimit mes SAI-eve pjesëmarrëse. Pasi të jetë hartuar i plotë dhe sipas sugjerimeve që u bënë gjatë takimit Memorandumi do t’i dërgohet çdo SAI me postë për tu firmosur.

Auditimi i përbashkët do të zhvillohet gjatë vitit 2020 me synimin për tu publikuar i gjithi në vitin 2021.

KLSH në këtë takim u përfaqësua nga, Kozma Kondakçiu, Drejtor i Departamentit IT, Mimoza Lloji, Audituese e Lartë dhe Keida Muça, Audituese e Parë.