Njoftime

Ftesë për pjesëmarrje në analizat vjetore të departamenteve të auditimit të KLSH-së

28.01.2020

Kontrolli i Lartë i Shtetit do të organizojë  analizat vjetore të departamenteve të tij të auditimit,  mbështetur në ISSAI 1, Deklarata e Limës,  Neni 16 i saj ”Raportimi në Parlament dhe ndaj publikut të gjerë”, të ISSAI 12 “Vlerat dhe dobitë e SAI-ve: të bësh ndryshimin në jetën e qytetarëve”, Parimi 4 “Raportimi mbi rezultatet e auditimit, duke mundësuar publikun për të mbajtur qeverinë dhe subjektet e sektorit publik të përgjegjshëm”, të ISSAI 20 “Parimet e transparencës dhe të përgjegjshmërisë”.

Institucioni do të përcjellë në këto analiza, krahas gjetjeve kryesore të auditimeve në fushat përkatëse për këtë vit, arritjeve dhe mangësive në punën audituese të secilit departament, edhe qasjen e tij ndaj problematikave të konstatuara, duke dhënë ide e sugjerime konkrete për përmirësimin e auditimeve.
Analizat sipas departamenteve të auditimit do të zhvillohen në datat 28 janar -31 janar 2020 sipas kalendarit të mëposhtëm :

• Departamenti i Metodologjisë, Standardeve dhe Sigurimit të Cilësisë së Auditimit do të zhvillojë analizën  në datën  28 janar 2020,  ora 10:00, salla ” Gene Dodaro”;
• Departamenti i Auditimit të Institucioneve Qendrore do të zhvillojë analizën në datën  28 janar 2020,  ora 13:00,  salla “Lech Kaczynski”;
• Departamenti i Auditimit të Aseteve dhe Mjedisit do të zhvillojë analizën në datën
29 janar 2020, ora 10:00, salla“Gene Dodaro”;
• Departamenti i Auditimit të Performancës do të zhvillojë analizën në datën 29 janar 2020, ora 10:00, salla “Lech Kaczynski”;
• Departamenti i Auditimit të Shoqërive Publike dhe Investimeve të Huaja do të zhvillojë analizën në datën  29 janar  2019, ora 12:00, salla “Lech Kaczynski”;
• Departamenti Juridik do të zhvillojë analizën në datën, 30 janar 2020, ora 12:00,
salla “Gene Dodaro”;
• Departamenti i Auditimit të Buxhetit të Shtetit do të zhvillojë analizën në  datën 30  janar  2020, ora 10:00, salla “Lech Kaczynski”;
• Departamenti i Auditimit të IT do të zhvillojë analizën në datën  30 janar 2020,  ora 10:00, salla “Gene Dodaro”;

Analizat e punës sipas departamenteve të auditimit do të zhvillohen në Sallat e mbledhjeve të KLSH-së të cituara më sipër.

Analiza Vjetore e KLSH-së do të zhvillohet në datën 15 shkurt.
Ftohen të gjithë gazetarët e interesuar të mediave, si edhe përfaqësues të OJF-ve të ndryshme, të marrin pjesë në këto analiza.