Njoftime

Asistenca e Ambasadës së SHBA në ndihmë të punës së KLSH

21.09.2020

Ditën e sotme në ambientet e Kontrollit të Lartë të Shtetit u zhvillua takimi i përbashkët midis kryetarit të KLSH, Z. Arben Shehu dhe përfaqësuesit të OPDAT, Z. Constantine V. Soupios.

Në fokus të takimit ishte rëndësia e bashkëpunimit me strukturën anti-korrupsion dhe asistenca ndërkombëtare në punën e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Lufta kundër korrupsionit është betejë e gjithsecilit, prandaj iu dha rëndësi komunikimit të vazhdueshëm midis institucioneve si KLSH, Prokurori e Posaçme, Byroja Kombëtare e Hetimit në kuadër të bashkëveprimit  kundër korrupsioni.

Nga ana e përfaqësuesit të OPDAT u shpreh vullneti për të asistuar KLSH në kuadrin e rritjes së profesionalizimit përmes trajnimeve të përbashkëta.

Kryetari i Kontrolli i Lartë të Shtetit, Z. Arben Shehu shprehu mirënjohjen për asistencën e vazhdueshme të SHBA në procesin e reformimit të sistemit të drejtësisë dhe ndihmesën në luftën kundër korrupsionit.

Po kështu, zoti Shehu shprehu vullnetin për të bashkëpunuar me zyrën e OPDAT duke krijuar ura komunikimi mes gjithë institucioneve që janë në frontin kryesor në luftën kundër korrupsionit.