Zhvillohet Takimi Rajonal i Institucioneve Supreme të Auditimit të Shqipërise, Maqedonisë së Veriut, Serbisë, si dhe Bosnje dhe Hercegovinës, organizuar nga UN Women në Banja Luka, 12 korrik 2022

Në datën 12 korrik 2022, u zhvillua në Banja Luka të Bosnje dhe Hercegovinës, nën drejtimin e organizatës UN Women, Takimi Rajonal i SAI-ve të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Bosnje dhe Hercegovinës.

Objektivi kryesor i këtij takimi ishte diskutimi i mundësive dhe qasjeve për përgatitjen e një auditimi paralel ndërmjet SAI-ve të vendeve të rajonit, në kuadër të projektit “Financimi transformues për Barazinë Gjinore drejt një qeverisjeje më Transparente, Gjithëpërfshirëse dhe të Përgjegjshme në Ballkanin Perëndimor”.

Në vijim edhe të marrëveshjeve respektive që institucionet kanë me organizatën e UN Women, auditimit paralel do të ketë në fokus objektivin e zhvillimit të qëndrueshëm SDG 5 – Barazia Gjinore.