Njoftim për shtyp mbi auditimin e ushtruar në Bashkinë Peqin

Nga auditimi i ushtruar në Bashkinë Peqin me objekt “Mbi auditimin financiar dhe të përputhshmërisë” për periudhën 01.01.2019 deri më datë 31.12.2020, mbi shkallën e zbatueshmërisë nga subjekti të rregullave, ligjeve dhe rregulloreve, u konstatuan të meta dhe mangësi në funksionimin e disa komponentëve të sistemit të kontrollit të brendshëm, Pasqyrat Financiare përgjatë përgatitjes dhe raportimit financiar të transaksioneve për ekzekutimin e buxhetit, shoqërohen me mangësi dhe parregullsi të cilat janë materiale dhe të përhapura, në mospërputhje me ligjin për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare si dhe me ligjet dhe rregullat përkatëse të financave publike,efektet e të cilave justifikojnë dhënien e një opinionifinanciartëkundërt. Përsa i takon shkallës së zbatimit nga subjekti Bashkia Peqin të kuadrit rregullator për fushën e prokurimeve publike, referuar kërkesave të ligjit nr. 9643, datë 20.11.2016 “Për Prokurimin Publik” i ndryshuar, VKM nr. 914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” i ndryshuar, janë konstatuar disa anomali materiale, por jo të përhapura, efektet e të cilave justifikojnë dhënien e një opinionitë kualifikuar për fushën e zhvillimit të procedurave.

Në pesë raste janë konstatuar shkelje të procedurave të prokurimit në lidhje me mangësitë e argumentimit teknik dhe ligjor nga njësia e hartimit të DT lidhur me kriteret e kualifikimit. Vendosja e kritereve preferenciale dhe jo nëraport të drejtë me objektin, volumet dhe vlerën e kontratave, ka sjellë si pasojëshmangien e operatorëve ekonomik nga pjesëmarrja në konkurrim.

Në pesë raste autoriteti kontraktor nuk ka hartuar procesverbal për përllogaritjen dhe argumentimin e fondit limit të kontratës objekt prokurimi.Në këto raste nuk janë ngritur komisione për llogaritjen e tij dhe nuk ka dokumentacion justifikues se çfarë çmimesh janë marrë për bazë për llogaritjen e fondit limit.

Në katër raste janë evidentuar diferenca në volumet dhe çmimet e punimeve të kryera për objektet e prokurimimit dhe për pasojë ka sjell paligjshmëri në përdorimin e fondeve publike. Në tre raste janë konstatuar pagesa për volume punimesh të pasqyruar në situacion, por të pa kryera në fakt, me pasojë dëm ekonomik në vlerën 1,143,812 lekë.Vlera totale e dëmit ekonomik për Bashkinë Peqin është në vlerën 6,925,665 lekë.

Me Vendimin Nr. 110, Datë 14.09.2021të Kryetarit të KLSH-së është miratuar raporti përfundimtar, ku janë rekomanduar  17 masa organizative, 5 masa për eliminimin e efekteve negative të konstatuara në administrimin e fondeve publike (3 E), dhe 6 masa për shpërblim dëmi.

Për më hollësisht, mbi sa më lartë trajtuar, konsultoni materialin në linkun e mëposhtëm:

Raporti përfundimtar i auditimit