Njoftim për shtyp mbi auditimin e ushtruar në Bashkinë Lushnjë

Njoftim për shtyp mbi auditimin e ushtruar në Bashkinë Lushnjë

Departamenti i Auditimit të Vetëqeverisjes Vendore në Kontrollin e Lartë të Shtetit, në zbatim të programit të auditimit nr. 360/1,datë 06.04.2021, të miratuar nga Kryetari i KLSH, ushtroi auditimin “Financiar dhe të Përputhshmërisë” në subjektin Bashkia Lushnje, për veprimtarinë nga data 01.01.2018 deri më 31.12.2020.

Nga auditimi, u dha “Opinion i Kualifikuar” për Pasqyrat Financiare dhe “Opinion të Kualifikuar” për Përputhshmërinë, si dhe u lanë rekomandimet dhe masat përkatëse, konkretisht 10 masa organizative, 3 masa për shpërblim dëmi dhe 4 masa për eleminimin e efekteve negative të konstatuara në administrimin e fondeve publike dhe për menaxhimin me ekonomicitet, efiçencë dhe efektivitet të fondeve publike.:

-Nga auditimi i komponentëve dhe implementimit të parimeve të MFK-së, u konstatua se:

Nuk ka ngritur një sistem efektiv të menaxhimit financiar dhe kontrollit të brendshëm, duke mos hartuar një kuadër të plotë rregullash të shkruara për këtë qëllim, Nuk janë hartuar rregulla për ruajtjen e aktivevenuk ka politika dhe praktika që të garantojnë ruajtjen dhe zhvillimin e kompetencave profesionale të stafit,nuk rezulton të janë çelur dhe administruar regjistrat e risqeve për nejësin vendore, por edhe për çdo sektorë të vartësisë.

-Nga auditimi i zbatimit të punimeve civile të kontratës me objekt “Rikonstruksion i shkollës së mesme të bashkuar “10 Korriku” dhe ambienteve sportive, Dushk”, me vlerë të kontratës (me tvsh)97,413,213.6 lekërezultuan diferenca në volume pune të pakryera në fakt në vlerën 718,350 lekë, objekti “Sistemim asfaltim i rrugëve në fshatin Toshkëz”,me vlerë të kontratës (me tvsh)44,466,431 lekë, rezultuan diferenca në volume pune të pakryera në vlerën 214,425 lekë, objekti“Sistemim asfaltim i rrugës në fshatin Konjat”,me vlerë të kontratës (me tvsh)24,000,420 lekë, rezultuan diferenca në volume pune të pakryera në fakt në vlerën 86,218 lekë.

-Nga verifikimi i taksave vendore për subjektet që tregtojnë hidrokarbure dhe derivatet e tyre, u konstatua se janëdebitorë në lidhje me pagesën për licencimin (autorizimin) e tregtimit të hidrokarbureve, në vlerën 39,100,000 lekë.

-Nga auditimi është konstatuar mos arkëtim i gjobave nga strukturat e Policisë Bashkiake dhe Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Lushnje për vlerën prej 5,300,000 lekë.

-Nga auditimi i pagesave të taksës së ndikimit në infrastrukturë për objektet e legalizuara, u konstatua se nuk e kanë paguar këtë taksë për 816 objekte, në vlerën prej 24,854,265 lekë.

-Nga auditimi u konstatua se më datën 31.12.2020, janë debitorë në vlerën gjithsej 1,408,191,656 lekë.Kjo gjendje debitore është krijuar nga subjekte të biznesit të vogël dhe biznesit të madh për vlerën 319,672,208 lekë dhe detyrimet nga familjarët, për taksë toke, taksë ndërtese, taksë trualli dhe tarifa vendore, në vlerën prej 1,088,519,448 lekë.

Për përmirësimin e gjendjes, Kontrolli i Lartë i Shtetit doli me Opinion të Kualifikuar për Pasqyrat Financiare dhe për Përputhshmërinë, dhe rekomandoi 10 masa organizative, 3 masa për shpërblim dëmi dhe 4 masa për eleminimin e efekteve negative të konstatuara në administrimin e fondeve publike dhe për menaxhimin me ekonomicitet, efiçencë dhe efektivitet të fondeve publike, me Vendimin nr. 113, datë 15.09.2021, të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Për sa trajtuar më lart, në mënyrë të detajuar, konsultoni materialin në linkun e mëposhtëm:

Raporti përfundimtar i auditimit