Njoftim për shtyp për auditimin e ushtruar në Aparatin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë

Njoftim për shtyp për auditimin e ushtruar në Aparatin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të programit të auditimit nr. 94/1, datë 28.01.2021, i ndryshuar, ka kryer auditim financiar dhe përputhshmërie në Aparatin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, për periudhën e veprimtarisë nga data 01.01.2018 deri në 31.12.2020. Në përfundim të këtij auditimi, u konstatuan devijime materiale dhe të përhapura nga kuadri ligjor dhe rregullator në fuqi, të cilat u evidentuan në Raportin Përfundimtar të Auditimit, miratuar me Vendimin e Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 133, datë 30.09.2021.

Ndër çështjet më të rëndësishme që trajtohen në Raportin Përfundimtar të Auditimit janë: parregullsi të konstatuara në procedura prokurimi të kryera në vitin 2018-2019; ndërmarrjen e angazhimeve për investime publike pa pasur në dispozicion fonde buxhetore dhe në kundërshtim me afatet e përcaktuara në Ligjin nr. 9936, datë 26.06.2018 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar; janë kryer likuidime për vendime gjyqësore të formës së prerë për ish-punonjës të larguar nga puna, me efekt negativ në buxhetin e shtetit.

Gjithashtu, nga auditimi i pasqyrave financiare, u evidentuan keqklasifikime të shpenzimeve sipas natyrës,gabime materiale të cilat individualisht ose ne grup nuk japin një pamje të drejtë të pozicionit financiar të subjektit.


Në përfundim të auditimit janë dhënë: 28 masa organizative dhe 4 masa për eleminimin e efekteve negative në administrimin e fondeve publike. 

 

Për më hollësisht, mbi sa më lartë trajtuar, konsultoni materialin në linkun e mëposhtëm:

Raport përfundimtar i auditimit