Njoftim për shtyp për auditimin e ushtruar në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve

Njoftim për shtyp për auditimin e ushtruar në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve

Departamenti i Auditimit të Institucioneve Qendrore i Kotrollit të Lartë të Shtetit, në zbatim të programit të auditimit nr. 1116/1 prot, datë 06.11.2020, të ndryshuar, auditoi veprimtarinë e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve (DPB), për periudhën 01.01.2019 -31.12.2020.

Gjithashtu sa i takon saktësisë, vërtetësisë dhe besueshmërisë së ndërtimit të pasqyrave financiare, nga auditimi u konstatuan devijime materiale nga kuadri i raportimit financiar në fuqi, duke dhënë opinion të kualifikuar, si vijon:

-Është paraqitur ish-ndërtesa e DPB në llogarinë “212 Ndërtesa e Konstruksione” me vlerë 303,020,916 lekë, ndërtesë e cila nuk është më në pronësi, administrim dhe /ose përdorim të DPB.

-Në 2 raste janë paraqitur aktive në vlerën totale 35,459,323 lekë, për të cilat DBP nuk ka informacion mbi natyrën dhe origjinën e këtyre vlerave.

-Llogaria “218 Inventar Ekonomik” ndryshon me 6,272,140 lekë nga vlera e rezultuar në përfundim të procesit të inventarizimit.

-Janë paraqitur aktive në vlerën 16,819,200 lekë, të cilat nuk i përkasin këtij institucioni.

-Në 27 raste nuk janë paraqitur detyrime për vendime gjyqësore të formës së prerë në vlerën 20,168,337 lekë.

-Në 7 raste nuk janë paraqitur detyrime për marrëdhënie tregtare në vlerën 60,113,270 lekë.

-Në 2 raste, janë paraqitur llogari të arkëtueshme me vlerë 1,848,100 lekë, për të cilat gjykata e ka rrëzuar padinë e DPB.

-Për 45 raste, janë paraqitur llogari të arkëtueshme me vlerë 21,704,165 lekë, për të cilat në kushtet kur veprimi i fundit konstatohet të jetë bërë para 12 vitesh (ose nuk janë bërë veprime për t’i mbledhur ato), këto debitorë mund të jenë objekt i parashkrimit sipas përcaktimeve të nenit 203 të Kodit të Punës ose Kreut IV “Parashkrimi i padisë dhe dekadenca e të drejtave” të Kodit Civil.

Sa i takon përputhshmërisë së veprimtarisë së DPB me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi, u konstatuan devijime/shkelje materiale nga kuadri ligjor dhe rregullator në fuqi, duke dhënë  opinion të kualifikuar, si vijon:

në 22 IEVP-të dhe Qendrën Spitalore të Burgjeve (QSB) gjatë vitit 2020, vlera e medikamenteve të skaduara rezultoi1,863,910 lekë dëm ekonomik,të fondeve publike.

- në procedurat me objekt furnizimin e produkteve ushqimore, u konstatuan: (i) kontrolle të dobëta si pasojë e mosngritjes se strukturave të dedikuara për monitorimin e kontratave; (ii) mosparashikimi si detyrime kontraktore për OE-të, të disa elmentëve si targat e automjeteve, certifikatat e ushqimore, kushtet e transportit me qëllim ruajtjen e sigurise ushqimore; (iii) komisionet e IEVP-ve, duke mos pasur njohuri mbi OE fitues, nuk kanë garantuar kontratë të suksesshme deri në ekzekutimin e plotë të saj, për pasojë vlera prej 2,349,413 lekërezultoi të jetë përdorur dhe shpenzuar pa efektivitet, pa eficiencë dhe pa ekonomicitet.

- edhe pse nuk kanë plotësuar kriteret e veçanta të vendosura në DST, KVO-të  kanë shpallur fitues operatorë ekonomikë (OE), në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik, duke shkaktuar risk për shpenzime, pa ekonomicitet, eficiencë dhe efektivitet:

(i)në 3 procedura tenderuese, nëvlerën prej 75,632,935 lekë pa tvsh si dhe (ii) në 2 procedura vlerën prej 52,041,839 lekë pa tvsh.

Gjatë periudhës objekt auditimi, DPB “ka funksionuarme dy struktura”, respektivisht në bazë të Urdhrave të Kryeministrit: nr.49, datë 16.04.2015  “Për miratimin e Strukturës e të Organikës së Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe sistemit të institucioneve në varësi të saj”, dhe nr.58, datë 24.04.2017“Për miratimin e Strukturës e të Organikës së Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe sistemit të institucioneve në varësi të saj”,pasi Urdhri i KM nr.49 datë 16.04.2015, nuk është shfuqizuar, e për pasojë, kemi konstatuar mbivendosje mes tyre, duke mos krijuar struktura të konsoliduara efektive, për të realizuar me pas me sukses objektivat institucionale dhe për të përmbushur misionin e DPB.

Në zbatim të Vendimit të Kryetarit, për përmirësimin e gjendjes, në përfundim të auditimit janë dhënë: 22 masa organizative, 4 masa për shpenzimet pa efektivitet dhe eficience, 6 masa për shpërblimdëmi, 1 masë disiplinore dhe 1 masë administrative.

Për më hollësisht, mbi sa më lartë trajtuar, konsultoni materialin në linkun e mëposhtëm:

Raport përfundimtar i auditimit