Njoftim për shtyp, auditim për pasqyrat financiare Bashkia Pogradec

Njoftim për shtyp, auditim për pasqyrat financiare Bashkia Pogradec

Departamenti i Auditimit të Vetëqeverisjes Vendore në Kontrollin e Lartë të Shtetit, në zbatim të programit të auditimit tematik nr. 678, datë14.6.2021 dhe autorizimit nr. 678/6, datë 14.06.2021, auditoi veprimtarinë e subjektit Bashkia Pogradec, për pasqyrat financiare të vitit 2020.

Në përfundim të auditimit, grupi i auditimit konkludon në një opinion pamodifikuar me theksim çështjeje, pasi pasqyrat financiare jo në të gjitha postet paraqesin drejtë, në të gjitha aspektet materiale, pozicionin financiar të subjektit Bashkia Pogradec në datën 31.12.2020, ku  rezultoi, se:

Mos pasqyrimi në llogarinë 26 “Pjesëmarrje në kapitalin e vet” i Aktiveve Afatgjata Financiare, të vlerës së aksioneve të cilat janë investime në pjesëmarrje me vlerë kontabël 676,359,000 lekë “Ujsjellës Kanalizimi.” Sha në vlerën 672,859,000 lekë dhe “Pogradeci F.K.” Sha në vlerën 3,500,000.00 lekë, përbën deformim të informacionit financiar.

Në llogarinë 212 “Ndërtesa e konstruksione”, nuk paraqet gjendja reale sepse, nuk disponohet asnjë lloj dokument pronësie për objektet e trashëguara nga njësitë vendore që u shkrinë me reformën territoriale, të mbartura nga periudhat raportuese para vitit 2015. Këto ndërtesa e konstruksione nuk janë të shoqëruara me kartela, nuk evidentohet viti i ndërtimit dhe vlera e tyre. Në disa objekte vlera historike pasqyrohet me 0 (zero), njëkohësisht ndërmjet të dhënave të kontabilitetit të administruar nga Drejtoria e Financës, me të dhënat që evidenton DPZHT ka mospërputhje, ku disa objekte ndërtesa nuk pasqyrohen në kontabilitet, për të cilën kërkohet sistemimi i menjëhershëm dhe kalimi në administrim në llogarinë përkatëse, veprime në kundërshtim me dispozitat e akteve ligjore të ligjit nr. 25/2018, datë 10.05.2018 “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, të Udhëzimit nr. 08, datë 09.03.2018 “Për procedurën e përgatitjes, paraqitjes dhe raportimit e të pasqyrave financiare vjetore të njësive të Qeverisjes së Përgjithshme” të Ministrisë së Financave.

Me Vendimin nr.97, datë 05.08.2021 të Kryetarit të KLSH-së është miratuar raporti përfundimtar, ku janë rekomanduar 2 masa organizative.

Për më hollësisht, mbi sa më lartë trajtuar, konsultoni materialin në linkun e mëposhtëm:

Raporti përfundimtar i auditimit