Njoftim për shtyp, auditim për pasqyrat financiare Bashkia Konispol

Njoftim për shtyp, auditim për pasqyrat financiare Bashkia Konispol

Departamenti i Auditimit të Vetëqeverisjes Vendore në Kontrollin e Lartë të Shtetit, në zbatim të programit të auditimit tematik nr. 678, date 14.6.2021 dhe autorizimit nr. 678/8, datë 14.06.2021, auditoi veprimtarinë e subjektit Bashkia Konispol, për pasqyrat financiare të vitit 2020.

Në përfundim të auditimit, grupi i auditimit konkludon në një opinion të kualifikuar për llogaritë vjetore të subjektit Bashkia Konispol duke arritur në përfundimin se anomalitë apo rastet e mospërputhshmërisë, individualisht ose së bashku, janë materiale por jo të përhapura, në llogaritë vjetore të vitit 2020, ku  rezultoi, se:

Sipas inventarit kontabël përfshihen vlera të paanalizuar për të cilat mungon inventari fizik e regjistri i aktiveve, si: llog. 210 “Toka, Troje, Terrene” për vlerën 24,011,454 lekë, llog. 32 “Inventari i imët” për vlerën 2,822,680 lekë, llog 212 “Ndërtesa Konstruksione” për vlerën 159,177,745 lekë, llog. 213 “Rrugë, rrjete, vepra ujore” për vlerën 271,359,836 lekë dhe llog. 218 “Inventar Ekonomik”  për vlerën 568,572 lekë, aktiveve që i përkasin ish-Komunës Markat, të pa analizuar si në kontabilitet ashtu dhe në gjendje fizike, veprime në kundërshtim me dispozitat e akteve ligjore të ligjit nr. 25/2018, datë 10.05.2018 “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, të Udhëzimit nr. 08, datë 09.03.2018 “Për procedurën e përgatitjes, paraqitjes dhe raportimit e të pasqyrave financiare vjetore të njësive të Qeverisjes së Përgjithshme”të Ministrisë së Financave dhe Udhëzimin nr. 30, datë 27.12.2011 “Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik”, tëMinistrisë së Financave.

Me Vendimin nr.99, datë 05.08.2021 të Kryetarit të KLSH-së është miratuar raporti përfundimtar, ku janë rekomanduar 5 masa organizative.

Për më hollësisht, mbi sa më lartë trajtuar, konsultoni materialin në linkun e mëposhtëm:

Raporti përfundimtar i auditimit