Njoftim për shtyp mbi auditimin e ushtruar në Bashkinë Bulqizë

Njoftim për shtyp mbi auditimin e ushtruar në Bashkinë Bulqizë

Departamenti i Auditimit të Vetëqeverisjes Vendore në Kontrollin e Lartë të Shtetit, në zbatim të programit të auditimit nr.1113/1 prot., datë 01.11.2021, të miratuar nga Kryetari i KLSH, ushtroi auditimin “financiar” në subjektin Bashkia Bulqizë, për veprimtarinë nga data 01.01.2020 deri në datën 31.12.2020, ku konkludoi me dhënien e “Opinion i pamodifikuar me theksim çështjeje” për pasqyrat financiare, pasi u lanë rekomandimet dhe masat përkatëse.  Konkretisht: 11 masa organizative, 6 masa për uljen e borxhit tatimor dhe rritjen e performancës në arkëtimin e detyrimeve për taksat e tarifat vendore, përfshirë detyrimet nga qiradhënia (të ardhura të munguara), si dhe masa disiplinore ndaj 28 punonjësve.

-Nga auditimi mbi vlerësimin e realizimin e të ardhurave vendore për periudhën raportuese viti 2020 u konstatua se: nga mos zbatimi i nivelit të tarifës vendore për dhënie (licencë/autorizim) në tregtimin e naftës bruto e nënproduktet e saj dhe lëndë djegëse për 18 operatorë ekonomik që tregtojnë në stacione karburanti për konsumatorët fundorë në territorin e Bashkisë Bulqizë, të cilët si pasojë e mos administrimit të autorizimit bazë, të rinovimit pas përfundimit të afatit të vlefshmërisë së autorizimit të mëparshëm, apo në likuidimin e nivelit të tarifës përkatëse menjëherë për 5 vite kalendarik, nivel tarife i cili nuk është i përfshirë në paketën fiskale ka krijuar të ardhura të munguara të pa programuara në buxhetin e Bashkisë Bulqizë në shumën prej 12,900,000 lekë.

-Nga auditimi mbi vlerësimin e realizimin e të ardhurave vendore për periudhën raportuese vit 2020 u konstatua se: Drejtoria e Taksave e Tarifave nuk ka përllogaritur e aplikuar nivelin e tarifës vendore për pastrim, ndriçim e gjelbërim për operatorwt ekonomikw (OE) të cilët kanë kryer punime ndërtimi në territorin e bashkisë dhe njësitë administrative në vartësi për kontrata të lidhura në punë publike me Bashkia Bulqizë, ndërsa këta OE përpara fillimit të punimeve nuk kanë aplikuar në QKB për hapje në vendin e ushtrimit të veprimtarisë i ndryshëm nga selia sipas vendndodhjes së objektit të kontratës (NIPT Sekondar), për pasojë nuk janë ngarkuar me detyrime për nivelin e tarifave vendore të pastrimit, gjelbërimit e ndriçimit të miratuara me paketën fiskale nga KB Bulqizë, në vlerën e përllogaritur prej 945,000 lekë e ardhur e munguar e pa programuar për buxhetin e Bashkisë Bulqizë.

-Nga auditimi mbi vlerësimin e realizimin e të ardhurave vendore për periudhën raportuese viti 2020 u konstatua se: Bashkia Bulqizë me operatorë ekonomik të cilët kryejnë aktivitet për qëllime biznesi me status “aktiv” në fushën e nxjerrjes së mineraleve në territorin e Bashkisë Bulqizë, të pajisur me leje minerare nga (MEI) për marrje në përdorim sipërfaqe nga fondi pyjor/kullosor sipas lejeve minerare në total për sipërfaqen prej 10 851 ha, ndërsa Bashkia ka lidhur 12 kontrata qiraje vetëm për 40.975 ha sipërfaqe nga fondi pyjor/kullosor me diferencë sipërfaqe e pa kontraktuar nga sa është sipërfaqja e përcaktuar në lejet minerare për këta OE të kontraktuar për 543.22 ha, pra sipërfaqja e pa shfrytëzuar është për 502.24 ha (543.22-40.975). Në këto kushte , Bashkia Bulqziw për moslidhje të kontratave me të gjithë OE gjithsej 123 dhe për të gjithë sipërfaqen e përcaktuar sipas lejeve minerare, apo edhe të pa kontraktuar ka krijuar të ardhura të munguara të pa programuara për buxhetin e Bashkisë Bulqizë në shumën prej totale e përllogaritur prej 842,400,251 lekë.

-Nga auditimi mbi vlerësimin e realizimin e të ardhurave vendore për periudhën raportuese viti 2020 u konstatua se: Bashkia Bulqizë ka lidhur 12 kontrata qiraje për dhënie në përdorim të asetit pronë publike sipërfaqe nga fondi pyjor/kullosor me subjekte për ndërtim të HEC-ve në territorin e Bashkisë Bulqizënë të cilat vlera e nivelit të tarifës vendore e përllogaritur në kontratën e lidhur është e pa argumentuar dhe e pa saktë për nivelin e tarifës përkatëse, për pasojë janë krijuar të ardhura të munguara të pa programuar për buxhetin e Bashkisë Bulqizë në vlerën prej 30,935,494 lekë.

-Nga auditimi u konstatua se borxhi progresiv i administruar nga Drejtoria e Taksave e Tarifave Vendore pasqyrohet gjendje në datën 31.12.2020 me vlerën 12,866,486 lekë, e ardhur e munguar për buxhetin e njësisë vendore e cila përbëhet vetëm nga:

-280 subjekte të biznesit të vogël në vlerën 3,692,066 lekë;

-7 subjekte të biznesit të madh në vlerën 373,194 lekë;

-48 subjekte të kromit në vlerën 8,542,570 lekë;

-2 subjekte ente publike në vlerën 258,656 lekë;

-Ndërsa nuk evidentohet, nivel i taksës së tokës bujqësore nga subjekte familjarë.

-Nga auditimi i realizimit të treguesve të buxhetit u konstatua se: njësia vendore Bashkia Bulqizë ka krijuar detyrime të prapambetura të pa likuiduara ndaj të tretëve, duke paraqitur risk për buxhetin e vitit në vazhdim, pasi ky buxhet i miratuar do të përdoret jo për të financuar nevojat reale të vitit buxhetor ushtrimor, por për të likuiduar detyrime të prapambetura për investime, mallra e shërbimet, apo dëm shpërblim për zbatim të vendimeve gjyqësore të formës së prerë, ku gjendja progresive e detyrimeve të pa likuiduara në datë 31.12.2020 pasqyrohen në vlerën 28,307,781 lekë sa më poshtë:

-Detyrime për investime në vlerën 27,815,530 lekë;

-Detyrime për mallra e shërbime në vlerën 492,251 lekë;

-Detyrime për vendime gjyqësore vlera lekë (shlyerje në vitin 2020 vlera 8,608,271 lekë).

Për përmirësimin e gjendjes, Kontrolli i Lartë i Shtetit rekomandoi: 11 masa organizative, 6 masa për uljen e borxhit tatimor dhe rritjen e performancës në arkëtimin e detyrimeve për taksat e tarifat vendore, përfshirë detyrimet nga qiradhënia e sipërfaqes nga fondi pyjor/kullosor (të ardhura të munguara), si dhe masa disiplinore ndaj 28 punonjësve, me vendimin nr.04, datë 06.01.2022, të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Për më hollësisht, mbi sa trajtuar më sipër, konsultoni materialin në linkun e mëposhtëm:

Raport përfundimtar i auditimit