Raport Përfundimtar i Auditimit në Drejtorinë e Përgjithshme të ASHK-së

Njoftim për shtyp

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në kuadër të përmbushjes së funksionit të tij Kushtetues, zbatimit të Udhëzimeve dhe Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit (INTOSAI), sipas Programit të Auditimit nr.1155/1, datë 11.01.2021 për periudhën nga 01.05.2019  deri në 31.12.2020 ushtroi auditim rregullshmërie në Drejtorinë e Përgjithshme të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfshirë aktivitetin e ish-Drejtorisë së Përgjithshme e ALUIZNI-t si dhe ish- Zyrën Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Në përfundim të auditimit, grupi i auditimit konkludoi në një opinion të pamodifikuar me theksim të çështjes, si për aspektin financiar ashtu për aspektin e përputhshmërisë, ku  rezultoi, ndër të tjera, se:

 - Nga analiza e strukturës së institucionit dhe punonjësve me kontratë të ASHK-së konstatohet se shqetësues mbetet fakti i       numrit shumë të lartë të punonjësve me kontratë të përkohshme për një periudhë të pacaktuar;

 - Në raportet e veprimtarisë vjetore nuk arsyetohet shkresërisht mos realizimi i planit të auditimit si dhe shmangiet nga ky   plan veprime në kundërshtim me kuadrin rregullator;

 - Nga Sektori i Kontrollit Tekniko Ligjor dhe Cilësisë së Shërbimit në kryerjen e kontrolleve pranë drejtorive dhe zyrave vendore, u konstatua se në 6 raste për një shkelje të konstatuar dhe të dokumentuar, janë marrë të dy masat si administrative, ashtu dhe disiplinore, duke vepruar në kundërshtim me referencën ligjore të referuar në çdo shkelje, pikës 2, neni 64 të ligjit 111/2018 “Për Kadastrën";
 - Me Urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të ASHK nr. 1355, datë 12/05/2020 ka filluar procesi i regjistrimit fillestar për 8 zonat kadastrale të vijës bregdetare Vlorë-Sarandë. Ky proces do të kryhet nga Projekti “Përmirësim/përditësim dhe regjistrim fillestar”. Në zbatim të këtij urdhri, punonjësit me kontratë janë angazhuar njëkohësisht për të dy proceset e regjistrimit, pa përfunduar më parë plotësisht projektin e iniciuar që në vitin 2016. Krahas këtij konstatimi, vihet re se në asnjë rast ASHK nuk ka punësuar numrin e plotë të punonjësve të nevojshëm sipas miratimit prej 382 punonjës, por ka punuar mesatarisht me rreth 60% të punonjësve të nevojshëm.

Me Vendimin nr.81, datë 08.07.2021 të Kryetarit të KLSH-së është miratuar raporti përfundimtar, ku janë rekomanduar 19 masa organizative dhe 1 masë për eliminimin e efekteve negative financiare.

Për më hollësisht, mbi sa më lartë trajtuar, konsultoni materialin në linkun e mëposhtëm:

Raport Përfundimtar i Auditimit