KLSH merr pjesë në edicionin XXIV të Panairit të Librit

Tiranë, më 16 nëntor 2021

Kontrolli i Lartë i Shtetit merr pjesë në Panairin e Librit “Tirana 2021” që zhvillohet në Pallatin e Kongreseve Tiranë nga data 17-21 nëntor 2021.

Në Panair KLSH prezanton për herë të parë dy botime të vitit 2021, përkatësisht "Raporti vjetor i performancës së KLSH-së 2020" në gjuhën shqipe dhe atë angleze.

Në këtë edicionin të Panairit të Librit, Kontrolli i Lartë i Shtetit, në serinë e botimeve të tij, paraqet 110 tituj të botuar ndër vite.

Të interesuarit për t’u informuar me këto botime mund të paraqiten gjatë ditëve të Panairit pranë stendës së KLSH-së në Pallatin e Kongreseve, kati i dytë.