“Covid-19 dhe auditimi i KLSH-së si ‘vaksinë financiare’”, artikull nga Redi Ametllari, auditues i parë në KLSH, publikuar nga EUROSAI-TFMA

“Covid-19 dhe auditimi i KLSH-së si  ‘vaksinë financiare’”, artikull nga Redi Ametllari, auditues i parë në KLSH, publikuar nga EUROSAI-TFMA

Task Forca për Auditimin e Bashkive të Organizatës Europiane të Institucioneve Supreme të Auditimit (EUROSAI-TFMA) ka publikuar në numrin periodik të revistës së saj, qershor 2020-shtator 2021, artikullin e z.Redi Ametllari, auditues i parë në Kontrollin e Lartë të Shtetit me titull  “Covid-19 dhe auditimi i KLSH-së si  ‘vaksinë financiare’”. Në artikull, evidentohet rëndësia në rritje e auditimeve dhe roli që Institucionet Supreme të Auditimit (SAI) kanë për t’u angazhuar në nivelin më pro-aktiv të nxitjes së transparencës dhe llogaridhënies për fondet publike, të shpenzuara në kuadër të masave të marra për menaxhimin e pandemisë. Covid-19 ka treguar rolin thelbësor që Kontrolli i Lartë i Shtetit ka në luftën kundër korrupsionit, një luftë që në kontekstin e pandemisë duhet të rrisë një ndërgjegjësim më të madh në lidhje me gjetjet e auditimit, kjo për arsyen se dëmi ekonomik i zbuluar nga KLSH nuk është vetëm ekonomik nga natyra, por lidhet edhe me aspektet sociale dhe shëndetësore të qytetarëve.

Artikulli i plotë në gjuhën Shqip

Artikulli i publikuar në revistën e EUROSAI-t