Raport Përfundimtar i Auditimit me temë “Pastrimi i qytetit në Bashkinë Vlorë”

Njoftim për shtyp    

Departamenti i Auditimit të Performancës në Kontrollin e Lartë të Shtetit, ushtroi një auditim me temë “Pastrimi i qytetit në Bashkinë Vlorë” në subjektin Bashkia Vlorë.

Kontrolli i Lartë i Shtetit në përfundim të auditimit ka dalë konkluzionet: Shërbimi i pastrimit të qytetit ka rezultuar pjesërisht efektiv.

Mangësi vërehen në procesin e planifikimit, kryesisht atë financiar, ku Bashkia Vlorë shpenzon një vlerë të konsiderueshme për pastrimin e qytetit, e cila nuk mbulohet dot nga të ardhurat e mbledhura për pastrimin. 

Po kështu, kontrata e lidhur mes palëve nuk është zbatuar me rigorozitet pasi ka shumë elementë të përcaktuar në të, të cilët janë neglizhuar dhe gjithashtu ka mungesë transparence në garantimin e përmbushjes së çdo zëri të kontratës.

Me gjithë përpjekjet e deri tanishme, vëmendja duhet të jetë më e madhe drejt ndërmarrjes së studimeve dhe planifikimit të shërbimeve në proporcion me burimet financiare në dispozicion të Bashkisë, si dhe kërkesës së shtuar të llogarisë ndaj operatorëve ekonomik.

Për përmirësimin e gjendjes, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka rekomanduar 12 masa organizative, me Vendimin e Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 112, datë 15.09.2021. 

Për sa trajtuar më lart, në mënyrë të detajuar, konsultoni materialin në linkun e mëposhtëm:

Raporti Përfundimtar i Auditimit